‘18 qershori’/ Kodheli prezanton kandidatët: Ndjehem e nderuar. Kukësi, Tropoja e Hasi do votojnë për Shqipërinë që duam

6 Maj 2017, 19:50Politika TEMA

E deleguara e kryesisë së PS dhe kryesuese e listës së kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ishte sot për të prezantuar kandidatët e këtij qarku për deputetë. Fillimisht në qytetin e Kukësit, Kodheli prezantoi kandidatin e Partisë Socialiste për këtë zonë Safet Gjici.

Në fjalën e saj Kodheli u shpreh e nderuar që ështe pjesë e listës së këtij qarku me histori, bujari, njerëz të mënçur dhe trima të besës siç i cilësoi ajo kuksianët, hasjanët dhe tropojanët. Kodheli, e cila kryeson listën e PS në qarkun e Kukësit, shprehu mirënjohjen dhe përgjegjësinë e saj për lidershipin dhe kryesinë e Partisë Socialiste, për besimin e dhënë për drejtimin e një qarku me ‘domain’ të djathtë.

Ajo u shpreh e bindur se qyetarët e këtij qarku, ashtu si e gjithë, Shqipëria do të dinë të zgjedhin për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë që duam, me punë, shtet dhe mirëqënie.

Ndërsa ka garantuar se do të jetë një ndihmesë, një shtytëse, kërkuese pranë qeverisë për zgjidhjen e kërkesave dhe nevojave që qytetarët kanë.

Ndërsa Gjici në fjalën e tij u shpreh se do të punojë fort që në Kukës të rriten investimet e qeverisë si dhe do të hapen më shume vende pune. Kandidati për deputet Gjici u shpreh i bindur se fitorja e këtij viti do të jetë e jashtëzakonshme.

“Si ogurin e parë të mirë te kësaj fushate, kemi faktin që Ministren Kodheli nga një tifoze e përhershme e Partizonit, e kthyem në tifoze të Kukësit”, ka deklaruar Gjici.

Mimi Kodheli ndaloi dhe në bashkinë e Hasit për të prezantuar kandidatin socialist Agron Geca. Duke iu referua mjekut Geca, Kodheli u shpreh se “vlerat dhe kontributi i dhënë prej tij për komunitetin hasjan janë të mëdha”.

Ndërsa vetë kandidati Geca e cilësoi nder dhe privilegj përfaqësimin e hasjanëve në Kuvend.

Ai tha se “investimet e bëra nga qeveria në këtë zonë janë të konsiderueshme por ne s’do ti lëmë me kaq. Në do të punojmë fort”, vijoi Geca,- “për të prezantuar projekte dhe për të thithur më shume fonde, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur mirëqënien tonë”.

7 komente në “‘18 qershori’/ Kodheli prezanton kandidatët: Ndjehem e nderuar. Kukësi, Tropoja e Hasi do votojnë për Shqipërinë që duam”

  1. Ket says:

    E ndeeuar znj. Kodheli! Ju uroj fitore edhe ne keto zgjedhje dhe bundje qe fitorja juaj do jete bindshem e thelle, pasi kandidoni ne nje qark i cili vertet ka nevoje per deputete te nivelit dhe karakterit tend. E them kete pasi ju jeni nje grua e forte dhe ganksterre me plote kuptimin e mire te fjales. Ju futeni te burrneshat dhe Kuksjanet jane shum fisnik dhe te beses dhe kjo arsyeja qe do te dine tju vleresojne dhe respektojne duke ju votuar juve znj. Kodheli. Suksese

  2. tropojani c100 says:

    mimi urime dhe suksese e sigurte qe do maresh shume vota por ai derri safeti vetem minus te sjell ate e kemi provuar si prefekt te qarkut dikur eshte njeri qe vetem do te perfitije dhe kaleron sa ne pd-ne dikur qe blinte vota per nul noken tani vjen te ps nje hajdut i keq individ qe lufton per karriere ai ishte prefekt me pas konkuroj per deputet dhe e pame gjithe sa dobet ishte perball xhelal mziut me mire te kishe nje derr pas mimi se surratin e gicit ,dhe legjislaturen w shkuar rama e felliqi me ate vexhi mutmaten thjeshte qoke per rastin ne gjykat qe kishte rama ne kohen kur mutmata ishte prokurir dhe i mbylli çeshtjen rames hera e dyte qe gabon rama per listen e deputeteve ne qarkun kukes gjithesesi 2 deputet nuk i fiton dot prandaj jemi te qete ishalla nuk fiton gici

  3. demkird says:

    Qe kur erdhi demokracia ps nje here nuk solli te njejtin deputet ne kukes. Cdo legjislature e nderron. Dhe ai qe vjen, vetem mashtron dhe asnjehere nuk i tregon votuesve kuksiane cfare realizoi per 4 vjet. |Keshtu edhe kete rradhe. Pse nuk e solli prokurorin, i cili ngriti ne kukes nje pushtet familjar, aq sa i therriste drejtoret socialkomuniste ne lokale jashte qytetit, pasi kishte turp te hynte ne qytet.
    Vete socialistet nuk do t’i votojne kandidatet e sjelle. Mimi ne Kukes, nje nga kulmert e paradoksit socialist. Mimi deri dje nuk e dinte ku binte kukesi, tani vjen twe behet deputete. Hajde budallallek socialist, hajde. ‘

  4. Koretnik Gjalica says:

    Mimi erdhi ne kukesa, pasi ketu s’ka socialste. Socialistet edhe ne zgjedhjet per pushtetin lokal nuk gjetyen ne rradhet e tyre nje kandidat, ndaj moren hua te PD, ja ish kryetarin e saj Hasan Halilii. Kete e kujtojne duke qeshur gjithe kuksianet. Dhe e dine se Socialistet jjjane plackites dhe bashibozuke. Ndaj nuk kANE FITUAR ndonjehere ne kukes. Edhe tani e thone vete nuk pretenbdojme te fitojme me Gjicin, tregtarin e ndeshjeve te futbololit.

  5. Ardiani says:

    Na tregoni nje here per cfare ngriti ne kukes deputeti juaj prokuror qe punesonte vetem familjaret e tij dhe me para. Pse nuk e sollet prape ate. A e din ise po te vinte ai serish nuk do te votonin per ju as kryetari e nenkryetari lokal i PS-se. Kete e deegjuam ne Kukes. Pastaj, c;na e sillni trtegtarin e ndeshjeve te futbollit. Hajde socialiste hajde. Pse vetem dallavere dini te beni ju ? Keshtu edhe kete rradhe do te merrni leshte e marikes. Ashtu si ne zgjedhjet lokale te 2015 kur askush nuk pranoi te kondidonte per ju dhe u detyruat t’i kerkoni borxh PD-se nje kandidat. Dhe ajo u dha ish kryetarin e saj Hasaqan Halilin. E mbani mende besoj. Cfare monstrash jeni !

  6. Lili nga kuksi says:

    O mimi paska zdrypur nga saltanatet e saj ne Kukes! E thejsht ne veshje per t’iu ‘pershtat’ varferise se kukesit? Po sa dite do qendroje ne kukes,se mos po e lene pa shetit neper butikete e luxit te kryeqyteteve t’evropes,sic e ka hadet!.?

  7. Lili nga kuksi says:

    7 gra ne kete tubim po shoh!
    Paska Pune mimi,apo mos eshte boykoti i grave te kukesit per keto ‘kukela’ te Tiranes qe po va n’zinj jeten me shpenzimet e tyre per grim e look ,shpenzime me paret e taxave tona e jo xhepin e tyre,taxa qe sigurisht do ishin me mireinvestuar per nje vije uje apo nje vije transporti ne zonat tona …taxa qe na kishin ndimuar me dall pak nga varferia,se kot ‘investojne’ ne lookun e tyre:u pak edhe mimi,pak ma ngadal se ne ,po u pak e alto pare kot i shpenzoj…
    Per ate derrin tjeter,nuk po di a eshte halla me ate spiun te beogradit,apo per kete spiune t’athines?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje