Lexova i keqardhur deklaraten per shtyp te 3 anetareve te KQZ te propozuar nga opozita, permes se ciles ngriheshin akuza per gjasme “mungese transparence”, meqe shumica e KQZ iu refuzoi me votim kerkesen per te shtyre mbledhjen e sotme e per t’iu lene akoma me shume kohe per te verifikuar listat mbeshtetese te partive politike te regjistruara per ne zgjedhjet e dates 18.06.2017.
I kuptoj 3 koleget ne hallin qe i ka zene, por nuk i mirekuptoj, pasi, se pari, jane po keta 3 anetare qe para pak ditesh dolen me nje tjeter deklarate, ku (serisht) akuzonin shumicen e KQZ per pranim te listave te kandidateve te partive ne date 29 prill, nderkohe qe, po sipas tyre, afati kishte skaduar ne date 28 prill.
Keta kolege, nga njera ane i konsiderojne listat te pavlefshme, duke qene se (gjithmone sipas tyre) jane pranuar pertej afatit ligjor, nga ana tjeter kerkojne qe atyre vete, personalisht, tu jepet edhe 24 ore te tjera afat ti verifikojne. Dhe nuk e kuptojne qe me kete veprim legjitimojne pranimin e listave ne date 29.
Se dyti, cfare bene keta kolege qe nga data 29 prill (kur u dorezuan listat) e deri me sot, data 7 maj, qe eshte edhe afati i fundit per KQZ qe te marre vendimin; perse nuk nisen verifikimet qe pretendojne ti bejne tani per 24 ore, nderkohe qe ndenjen 7 dite?
Neni 73/2 i Kodit Zgjedhor eshte i qarte dhe nuk lejon hapesira kur percakton se: “Vendimi për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar merret brenda 48 orëve nga depozitimi i tyre”.
Dokumentacioni plotesues (aty ku ka qene nevoja) eshte dorezuar ne date 4 e 5 maj dhe eshte verifikuar nga administrata, ne respekt te rregullimit te nenit 71/3 te Kodit Zgjedhor, sipas te cilit “Verifikimi i nënshkrimeve për zgjedhjet për Kuvendin kryhet nga administrata e KQZ-së […] duke verifikuar 5% të listës mbështetëse të kërkuar sipas ligjit, nëse janë zgjedhës me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse në momentin e depozitimit.”
Mendimi kritik i cdo anetari eshte domosdoshmeri ne menyre qe puna e te gjithe KQZ te kryhet me perpikmeri, por kur kritika eshte e verber dhe shndrrohet ne qellim ne vetvete, atehere kuptohet qe behet me tendence e vetem per te bere pis procesin zgjedhor.
Nuk e kane me KQZ,por me Vetingun !
Do braktisin zgjedhjet,po qe se nuk shkaterojne PS,per te mos qene opozite per zgjedhjet e arthshme !
Kerkojne ta marrin pushtetin me “qeveri teknike”,pastaj Berisha eshte “mjeshter” per te bere vetingun.