Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka falenderuar shkrimtarin Ismail Kadare për letrën që i dërgoi ambasadores Romana Vlahutin pas kërcënimeve që ajo mori.
“Falenderime për të madhin Ismail Kadare për mbështetjen ndaj ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.
BE punon fort për të gjithë njerëzit në Shqipëri,” thuhet në mesazhin e Hahn.
Kadare i dërgoi një letër Vlahutin një ditë më parë, pas thirrjeve për vrasje nga ana e Kastriot Myftaraj, në drejtim të ambasadores së BE-së në Tiranë.
“Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot (dje), fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar. Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve”, thuhet në letrën e Kadaresë.
“Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë”, shkruan Kadare, ndërsa në fund e mbyll “e dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacenueshme”, vijon letra.
Nuk ke pse falenderon . Ka ikur koha e dorezave dhe rezervave. Flisni shkoqur dhe drejte. Ne mentre qe ta degjojne edhe bagetia qe mblidhet ne vath (qader). Keni 1/4 shek qe genjeni shqiptaret. E mbajtet kafshen ne pushtet , per hir te kujt ? Nje gje duhet te beni ju komisioneret e be +shba . Te menjanoni takimet me nje nga organizatat me kriminale qe ndodhen ne ballkan. Me te ashtuquajturen klani i vicidolit. Ose e beni tani, dhe keta njerez te mjere te shpetojne nga kanceri oriental. Ose mbylleni kapitullin shqiperi , dhe lini te rriten ferrat.
Faleminderit,EU-??????????????????????
Komentet ju i botoni vetem kur ju behet qejfi, liria e fjales s’ka shume vlere per ju,
si duket kanabisi po ju merr pak koken, dehja e tij vjen pa kuptuar.
Ne fakt ska fare komente, me duket, kote i keni vendosur, eshte puna juaj, kesht ju paguajne me mire!!
Zoti HAN! Na e kuptoni tani hallin që kemi , me këte
palo-opozitë?
Kanë frikë,se kanë bërë krime!
Na ndihmoni të dhpëtojmë nga ta!??????
Ka plasur nje cmenduri e madhe. Burracaket Tani nuk po shajne vetem njeri tjetrin por evropen dhe Ameriken. Kjo ndodhte vetem ne komenizem.