Partizani reagon pas videoskandalit: I kemi pritur me respekt homologët nga dera e ndershmërisë, ndërsa ata tentojnë të hyjnë nga dritarja

11 Maj 2017, 22:20Sport TEMA

Klubi i Partizanit, ka reaguar pas videoskandalit ku menaxheri Drini Caushi ka tentuar të korruptojë lojtarët e tyre për të favorizuar skuadrën e Kukësit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, klubi i kuq teksa shpreh zhgënjimin për barazimin e sotëm, shkruan se janë të vetëm në këtë garë.

Partizani thekson se “Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” dhe “të mëdhenjtë” e videos.

Postimi i plotë i Partizanit.

Zhgënjimi nga rezultati në fushë është i madh, por jemi krenarë që derdhim djersën ndershmërisht, jemi me kokën lart se kemi pikët që na takojnë dhe nuk i jemi futur kurre në shtëpi rivalëve për ti vjedhur apo per ti blerë. Ne luftojmë të vetëm, dhe ketu nuk behet fjale për nje ndeshje, as per nje titull, të paktën të tillë JO, kurrë.

Presidenti Gaz Demi dhe klubi që po ndërton dhe formon nuk do jetë kurrë pjesë e kësaj maskarade dhe i ka pritur me respektin maksimal të gjithë homologët nga dera e madhe e NDERSHMERISE, ndërkohë që ata tentojnë ti hyjnë nga dritarja. Ky eshte nje TURP I MADH! NJE BALLO ME MASKA, NE TE CILEN PARTIZANI NUK DO HYJ KURRE! Thjesht, njerëzit duhet ta dinë, se kur “hajdutët” mbërrijnë në “shtëpinë tonë”, merret me mend çfarë kanë bërë me ekipet e tjera…

“Hajnia” është ngritur në sistem nga “i madhi” dhe “të mëdhenjtë” e videos. NE JEMI KRENARË QË LUFTOJMË TE VETEM BASHKE ME TIFOZET TANE PER NJE LOJE TE PASTER….DHE PIKERISHT ATE LOJE DUAM TE FITOJME….

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje