Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, ka dhënë një intervistë për gazetaren Entela Resuli të Dita-s.
Në intervistë ai jep disa përcaktime interesante për shqiptarët dhe Shqipërinë.
“Së pari dëshiroj të përmend mikpritjen e madhe të shqiptarëve, e cila thjesht është fakt. Në Shqipëri fjala “mikpritje” nuk është një fjalë boshe, por një fjalë që është e mbushur me jetë dhe ndershmëri dhe që mbart ngjarje të papritura.
Nëse më pyesni për një karakteristikë gazmore të Shqipërisë, më lejoni t´ju përmend atë që unë e quaj “paradoksin Lekë të vjetër – Lekë të rinj”. Është mjaft interesante të shikosh se si edhe brezi i ri, i lindur vite pas reformës monetare, akoma trashëgon këtë zakon.
Më interesantja është se ky sistem nuk ka asnjë avantazh, por thjesht të çon në konfuzion. Mund të mos e kem kuptuar akoma të thënit dymijë Lekë një kartëmonedhë dyqind lekëshe, por di t´ju them se kjo ka qenë shkaktarja e mjaft bisedave sharmante dhe ndonjëherë konfuze për mua.
Dhe si “veçanti” të tretë më duhet të përmend dëshirën e shqiptarëve për dramë, jo vetëm në politikë, por në përgjithësi, si një fenomen që shoqëron shumë aspekte të jetës. Kjo gjë e bën jetën këtu më të papritur, por në të njëjtën kohë edhe më shumëngjyrëshe”, thotë ai.
Sattler flet edhe për bukuritë e Shqipërisë, pasi edhe pse ka vetëm një vit në këtë detyrë, ai ka vizituar shumë vende në Shqipëri:
“Shqipëria është shumë më shumë se kryeqyteti i saj i zhvilluar Tirana dhe qendra e saj. Të arrish ta njohësh Shqipërinë në tërësinë e saj, përfshirë diversitetin dhe thelbin e saj, është e mundur vetëm duke njohur zona të ndryshme të saj, veriun dhe jugun, lindjen dhe perëndimin, malet dhe bregdetet, qytetet dhe fshatrat. Jam mjaft i interesuar për Shqipërinë dhe për rajonin dhe përpiqem të udhëtoj sa më shumë të jetë e mundur. Së pari, sepse sinqerisht mund të them se e dua këtë vend dhe sepse për më tepër, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe të njohurit e njëri-tjetrit përbën edhe thelbin e profesionit tim. Këtu ka shumë vende të mrekullueshme dhe për mua është e pamundur të veçoj një prej tyre. Është e gjithë panorama, njerëzit dhe diversiteti i Shqipërisë ajo që më tërheq më shumë. Por nëse më shtyni të listoj më të mirat, atëherë Berati, Shkodra dhe Korça kryesojnë listën time kur bëhet fjalë për qytete. Ndërsa për sa i përket vendeve natyrore më impresionuese dhe ecjes malore, kryesueset e tre vendeve të para për mua do të ishin mali i Korabit, mali i Çikës, si dhe Syri i Kaltër”.
Në lidhje me marrëdhëniet historike mes Austrisë dhe Shqipërisë, Sattler shprehet:
“Austria ndër shekuj ka qenë një mike e ngushtë dhe aleate e Shqipërisë. Gjatë rrjedhës së historisë të dy vendet tona kanë pësuar ndryshime të mëdha gjatë shekullit të fundit. Megjithatë, përgjatë gjithë kësaj kohe dhe këtij tranzicioni të realiteteve politike, mes dy vendeve ka pasur gjithmonë një marrëdhënie miqësore me intensitet të ndryshëm. Austria dhe më pas Austro-Hungaria, ka qenë prezente në territorin shqiptar shumë kohë para se Shqipëria të shpallej shtet i pavarur dhe të gjithë i njohim faktet e mirëdokumentuara të viteve 1912/1913.
<p>Duke iu kthyer së tashmes, prezenca e Austrisë, në aspektin ekonomik dhe kulturor, është mëse e dukshme. Në total janë më shumë se 100 kompani austriake që operojnë në vend dhe ky numër është në rritje. Austria vazhdon të mbetet një nga 5 investitorët e huaj kryesues në Shqipëri. Gjithashtu edhe në fushën e kulturës mund të përmend shumë aktivitete interesante, të cilat i kemi realizuar me partnerët tanë shqiptarë. Të gjithë dashamirësit e kulturës i ftojmë të presin 2018-ën, që është konceptuar si një vit kulturor i përbashkët mes Austrisë dhe Shqipërisë dhe ku do të organizohen edhe më shumë aktivitete, duke filluar nga koncertet dhe ekspozitat e deri tek leximet letrare dhe konferencat”.
Vertet “Lek i ri”…. “Lek i vjeter”…. Konfuzion total dhe mungese kulture
Agis, c’lidhje ka leku I ri apo I vjeter me kulturen? Apo kishe per te thene dicka dhe e the?
Ka mbetur ky zakon dhe kaq. Kompleksi I inferjoritetit eshte tipike tek disa shqiptare kundrejt te huajve. Vecanerisht kete kompleks inferioriteti e kane disa te ashtuquajtur “intelektuale”, qe cdo gje te huaj e quajne ideale dhe cdo gje tonen e shikojne si te prapambetur. Per keta individe, cfaredo qe te thone te huajte eshte sacra santa.
ME BISHT , DONTE ME THAN…DIPLOMATI…
I kujt eshte faji?
lek i ri/vjeter nuk eshte mungese kulture, por eshte fenomen gjuhesor!
Austrija dhe Gjermanija jan shtete mike te shqiptareve ne EU,megjithate ne si shqiptare dhe si race e njejte me Gjermanet kemi ngece me ekonomi e me shkollim e fatkeqsisht ne shum lami.Sa per lekun banka shqiptare duhet te bene nji reforme ne menyre qe lekun monedhat e vjetra te hiqen nga perdorimi sepse me te vertet jan kartmonedha te zharravitura e shum te pakendeshme .Pra te shtypen te reja me leter kualitative dhe te lexohen ashtu sa shkruan ne kartmonedhe 20 ,50 ,100 etj si Euro e parate tjera dhe mos te potencohet e re e vjeter etj.
Bisht qeni dhe mjafton te shikosh qe duan akoma saliun.
Është e çuditshme me Lek-un.
Ka që në vitin 1964 që është konventuar 10:1
53 vjet dhe akoma thuhet me konvertimin e vjetër. E si mos t’I bëjë përshtypje ambasadorit.
Kur flasim me lekun e vjeter, na duket sikur kemi me shume. Edhe shteti me mire ta ktheje me lekun e vjeter e keshtu do te jemi rehat te gjithe.
Karakteristike e shoqerive tribale mikpritja se i jep nje gote uje ,ose i jep pak buke ,dhe po nuk e pagove Shqiptarin nuk e ke punen mire ,kjo tip mikpritje ju duket e quditshme atyre se nuk eshte mikpritje .Dramatizimin e gjerave e kemi ne vend te pare ku edhe nje filxhan me u thy o bo bo thone u thy filxhani .I dramatizojme ekzagjerojme dhe i pergojojme shume gjerat ,Mikpritjen e bejme per dukje me dale i pari ,kurse dramatizimin nga injoranca .Shqiptaret nuk e njohin mikpritjen e vertete ,as besen keto jane mite nga habia qe shprehin te huajt ,sepse nuk arrijne ta kuptojne , kete lloj mikpritje dhe bese ,se ne deri atehere qe se kemi njohur ate tjetrin se sa i rendesishem eshte i japim gjithcka nuk dime vend ku ta vendosim , ça ke ti te jap djalin me vete , je nbes time ,pastaj kur e njohim qe nuk eshte i rendesishem per hater e mbysim me gure dhe ja permendim gjithe jeten te kam mbajte me buke , te kam mbrojtur me jeten time e shume te tjera .Troç zakone te shoqerive tribale ,ne Evrope mikpritja besa humanizmi jane institucjon eshte krejt tjeter nga ajo qe mendojne Shqiptaret .Evropa jane te Krishtere dhe po nuk qe i Krishtere nuk mundesh te pretendosh per ato vlera qe thashe me lart ,sepse nuk ke ku e bazon as besen as mikpritjen ,me nje fjale ka nje qakordisje individuale sipas asaj qe ja jep mendja aty per aty ,dhe jo se ka nje gje te qarte ,per kete arsy habiten te gjithe te huajt .
Theodor Ippen, konsull i AustroHungarisë në 1908 në Shkodër e ka njohur Shqipërinë veriore me pëllëmbë – çdo fis , çdo zakon, çdo majë e qafë mali. Ambasadori ka punë përpara vetes për të barazuar rezultatin e njohurive, se atë diplomatik nuk ka shansin historik.