Një trup i pajetë është gjetur sot në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit.
Kufoma është zbuluar rastësisht nga një kalimtar i cili menjëherë ka njoftuar uniformat blu.
Bëhet me dije se trupi i gjetur është djegur plotësisht dhe i kanë mbetur vetëm gjymtyrët e poshtme.
Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi identitetin e personit që është gjetur.
Referuar burimeve policore mësohet se trupi i këtij personi ka rreth një javë që ndodhet në atë zone.
Policia ka nisur menjëherë hetimet paraprake ku po shqyrton në disa pista.