Vrasja e ish-kryekomisarit Lamaj/ Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri, Holanda rrëzon kërkesën e tij

16 Maj 2017, 17:31Kronika TEMA

Shteti Holandez ka vendosur ekstradimin e shtetasit Arben Frrokut në Shqipëri.

Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Arben Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, dhe ka vendosur ektradimin e tij në Shqipëri.

Sipas kërkesës së Frrokut, argumentohej se në Shqipëri i është bërë një gjyq politik.

Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë.

Mësohet se vendimi i gjykatës holandeze është bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare për ekstradimet.

Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi, i dënuari me burgim të përjetshëm pritet të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

Dënimin Frroku e ka marë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje