Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar dhe të dashurën e tij italiane për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptari me profesion kasap, banues në komunën Savona, u arrestua si pjesë e operacionit të koduar “Tender Meat” pasi pas repartit të therjes së mishit në një supermarket, lulëzonte tregtia e drogës.
Pas identifikimit të disa blerësve dhe shpërndarësve të drogës, hetimet vazhduan dhe kështu u bë e mundur gjetja e ‘celulës’ së drogës së tyre, që rezultoi të ishte një garazh në Savona, që përdorej nga e dashura 25-vjeçare e shqiptarit për ruajtjen e drogës.
Për drogën përdoreshin kode të ndryshme, që në shumicën e rasteve ishin emra mishrash, si “biftek”, “brinjë” dhe “fileto”. Këto emra nënkuptonin sasinë e gramëve të kokainës.
Mësohet se shqiptari fitonte rreth 50 mijë euro në javë nga shitja e kokainës së pastër.
Droga shpërndahej në zona të ndryshme si Andora, Laigueglia, Loano e Finale Ligure, të gjitha komuna në provincën e Savona-s.
Mungon ne “menu” contra-filet , plako prandaj te kon diktu . Tani tek “shtepia pa qera” fillo zanotin e qoftexhiut se mbase te ecen, kurajo plako ene byth te forta.