Çuçi akuza PD-së: Çadra po bllokon reformën, PD kërkon ta mbajë peng Shqipërinë në të kaluarën e saj

17 Maj 2017, 15:58Politika TEMA

Drejtuesi politik për qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi, akuzoi Partinë Demokratike se me qëndrimin e saj po pengon reformën në drejtësi.

Teksa u ndal në situatën politike, ai tha se PD po kërkon të imponohet përmes asaj që ai e quajti pseudokrizë politike.

Sipas tij qëndrimi i opozitës ka një qëllim,  dhe ai është bllokimi i reformës në drejtësi.

Më tej  Çuçi solli në vëmendje investimet që janë bërë në Gjirokastër gjatë këtij mandati, ku bëri me dije se investimet  kapin vlerën e 50 milionë eurove.

Ai garantoi qytetarët se në mandatin e ardhshëm Partia Socialiste do të punojë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Partia Socialiste ka prezantuar këtë të mërkurë kandidatët për deputetë në qarkun e Gjirokastrës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje