Dy orë para se të niste seanca gjyqësore e Kolegjit Zgjedhor për ankimimin e listave të 18 qershorit, Partia Agrare Ambientaliste ka tërhequr kërkesën e saj.
Vendimi ka te beje me vijimin e zbatimit te marreveshjes qe u arrit ne oret e para te mengjesit te sotem mes kreut te mazhorances Edi Rama dhe atij te opozites Lulzim Basha.
Kete e konfirmon vete kreu i PAA-se ne nje prononcim telefonik per Ora News duke theksuar se tashme nje ankimim i tille pas arrtjes se marreveshjes nuk ka me kuptim.
Duka pohoi se ky vendim nuk ishte i konsultuar me kreun e opozites Basha, por sic shprehet ai, ankimimi ligjor s’ka kuptim persa kohe tashme ka nje marreveshje, edhe pse nuk eshte zyrtarizuar data perfundimtare e mbajtjes se zgjedhjeve.
Kolegji Zgjedhor do mblidhej mesditën e sotme, për të marrë një vendim rreth ankimimit të Partisë Agrare Ambjentaliste(PAA), që kërkon shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e listave të kandidatëve, që sipas saj janë bërë në shkelje të afateve ligjore.
Trupa e Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, që do të shqyrtonte ankimimin, përbëhet nga pesë gjyqtarë:Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Tomor Shkreli, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.Relator i çështjes është gjyqtari Gjin Gjoni.
PAA është e vetmja parti e opozitës, e regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ. Në ankimimin e saj ajo pretendon se KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke regjistruar jashtë afatit ligjor prej 50 ditësh listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe të 14 partive të tjera.
Në rast se Kolegji do pranonte ankimimin e PAA-se, duke rrëzuar vendimmarrjen e KQZ-së, ky vendim pasonte dhe rrëzimin e datës 18 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke detyruar nisjen e procedurave nga e para nga Presidenti i Republikës, qe i duhet të dekretojë një datë të re.
Po ky Duka i krimit ende po na jep mend e deklarata e?, normal se po e hane mire Dukajt Shqiperine, njeri shit e blej ndeshjet e tjetri Duka i krimit te Berishes, pavarsisht se tani jane bere njesh me Berishen, hajde moj Shqiperi hajde, ku na kane katandisur keto “politikanet” tane, qe vetem politikane nuk jane, e hajdute e kriminele, po.