SHENIM/ Zgjedhjet në shtator janë skenar i kaosit

18 Maj 2017, 09:06Politika TEMA

Refuzimi i Partisë Demokratike për të pranuar kushtet e paketës McAllister, me afatin e datës 16 korrik ose propozimin e Edi Ramës që PD të marrë një zëvendëskryeministër dhe një Task Forcë për zgjedhjet, ka të bëjë me faktin se Berisha kërkon që zgjedhjet të shtyhen përtej datës 8 shtator, kur mbaron mandati ligjor i këtij parlamenti dhe kur situata bëhet e pamenaxhueshme, duke futur vendin në kaos.

Duke këmbnëgulur tek shtyrja e zgjedhjeve përtej cdo afati kushtetues, Berisha është i sigurt në dy gjëra.

E para, në degardimin e situatës elektorale në vend, në një kohë që partitë e tjera kanë nisur fushatën, dhe në faktin që pas 8 shtatorit, nuk ka më asnjë parlament kushtetues që mund të kontrolloj qeverinë, duke realizuar një grusht shteti të pastër.

Vendosmëria për të ruajtur 18 qershorin, ose paketën McAllister me detyrimin për të votuar Vetingun, është një tolerancë ekstreme ndaj një partie që nuk do as zgjedhje, as zgjidhje, por kaos.

Shqipëria natyrisht do të ketë sfida të vështira politike përpara, për të realizuar zgjedhje me standart të lartë, por do të jenë më të mira, se sa një kaos dhe degradim që projekton Berisha për të shpëtuar veten.

Pas zgjedhjeve Kuvendi të ngrejë komisonet e Vetingut, t’i hapet rrugë një drejtësie të re në Shqipëri dhe pastaj vendi ka kohë të provojë afëtsitë e tij për t’u ndarë nga e shkuara e kaosit 27 vjecar.

2 komente në “SHENIM/ Zgjedhjet në shtator janë skenar i kaosit”

  1. Ivan i madh says:

    Bravo Brace kethejani me te njejten monedhe ketyre krimbave te gjirizit te bandes lsi te frymezohet nga kufoma e saj Like.Edhe pse ne qeverisie e sulmojne ate si kanceri trupin e gjalle te njeriut me shume se opozita e PD ortake e tyre. Ishalla ndodh ndonje tronditje pas zgjedhjeve qe te shkeput ky ciban nga trupi i te majtes dhe PS ne vecanti. Te pastrohet nga elmi i kesaj semundje qe ka shtrire tentakulat e saj kudo ne trupin e Shqiperise se raskapitur e po i thone gjakun si vampirat popullit te saj shqipetar. .

    1. rrem vogli jr. says:

      u bête te gjithe konstitucionalista pa e lexuar nje here ate:
      neni 65 pika 1 thote……ne çdo rast kuvendi mbetet ne detyre deri ne mbledhjen e pare te kuvendit te ri……
      dhe eshte normale qe nje rast I tille te parashikohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje