"Zëri i Amerikës": Opozita u tërhoq nga qeveria teknike, Rama u tërhoq nga data

18 Maj 2017, 08:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha arritën sot në orët e para të mëngjesit një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike.

Të dy udhëheqësit kryesorë u takuan kokë më kokë në mbrëmje për më shumë se tre orë.

Ata dolën së bashku përpara mediave për të njoftuar arrijtjen e kompromisit, por pa dhënë detaje.

Zoti Basha tha se marrëveshja ka në bazë të ashtuquajtuarën “Platforma McAllister Plus” e cila iu ofrua si zgjidhje dy ditë më parë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të mundësuar përfshirjen e partive opozitare në procesin zgjedhor.

Zoti Basha tha se marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme. Zoti Rama nga ana e tij u mjaftua të deklaronte se ishte plotësisht dakort me pohimet e kreut të opozitës. Të dy më pas u ndanë duke shtrënguar duart me një gjest sportiv dhe aspak protokollar, si shenjë e një marrëveshjeje që i kishte kënaqur të dyja palët.

Ndonëse për afro tre muaj këmbënguli për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, opozita pranoi dje një tërheqje, përfshirë dhe nga disa kërkesa të tjera, duke deklaruar se është plotësisht dakort me propozimin e integruar të paraqitur ditën e hënë nga zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit Hoyt Yee.

Një propozim i cili përfshinte të ashtuquajturën “Paketa McAllister” si dhe propozimet që më pas kryeministri Edi Rama bëri në dy takimet që ai pati me zotin Basha, ku oferta e shumicës kushtëzohej me përfshirjen e opozitës në komisionet parlamentare që do të duhet të përzgjedhin anëtarët e strukturave të verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

2 komente në ““Zëri i Amerikës”: Opozita u tërhoq nga qeveria teknike, Rama u tërhoq nga data”

  1. Albani says:

    18 qershori eshte data legjitime qe e percakton kushtetuta dhe nuk duhet te kishte shtyrje,terheqje,
    Qeveria teknike nuk percaktohet ne asnje nen dhe eshte absurde,prandaj nuk mund te flasim per terheqje,
    Kjo tregon qe dhe Rama I shkel sa here I teket parimet dhe rregullat,
    Uroj qe Rama te haje koken e tij, te eliminohet nga skena politike,dhe ta paguaje terheqjen nga lidhet dhe pavendosmerine e tij.
    Vetem Rama eshte terhequr.
    Eshte terhequr nga data e zgjedhjeve.
    Nuk e kuptoj se ku qenka terhequr Bashmuti?
    C’eshte kjo qenka terhequr nga qeveria teknike?
    Mbi cfare parimi,dhe ne cilin vend te botes zgjedhjet I organizojne qeverite teknike?
    Luli mund te kerkonte te behej dhe kryeminister ne tavoline,dhe cfare?………..Mos do te duhej ta lavderonim per terheqje pastaj?
    Nuk behen kompromiset duke shkelur rregullat dhe ligjet.
    Nuk e kuptoj perse akoma dhe zeri I Amerikes flet per terheqje te Opozites nga brockulla e qeverise teknike,thua se po ben sacrifice per dicka te sajen?

  2. Cadristi says:

    Jojojojo o “kryetar” o lule burbuqe, nuk marim pjese ne votime me hajdutin Edi Rama, ai eshte fytyra e krimit, droga, korrupsioni, ne nuk mund te harrojme porosite e tua te vlefshme i kemi te fresketa fjalet e tua o “kryetar” po dhe te kryetarit, shokut sali berisha, ketu ne cadren tone heroike, jo kryetar mos na e bej kete gjeme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje