Shansi i fundit për Edi Ramën

18 Maj 2017, 09:14Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Ashtu siç tymi i bardhë i miratimit të Reformës në Drejtësi doli në të gdhirë të 22 korrikut 2016, edhe marrëveshja PS – PD për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, e nxori tymin e bardhë në të gdhirë të 18 majit 2017. Siç duket, klasa politike shqiptare punët e “mira” i bën natën, atëherë kur populli është në gjumë. Dy liderët kundërshtarë, Rama dhe Basha, dolën pas një takimi prej 3 orësh kokë më kokë me njëri tjetrin dhe dhanë sihariqin e madh: 24 orët në vijim do shërbejnë për detajimin e marrëveshjes. Pra, nuk paska qenë kaq e vështirë që këtë takim e marrëveshje me Edi Ramën, Lulzim Basha ta kish bërë qysh më datë 26 prill në praninë e zotit McAllister, duke bërë atë figurë aq të shëmtuar para tyre me largimin demonstrativ nga ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Pasi u nda nga Rama, Lulzim Basha nxitoi menjëherë në çadër ku falënderoi qëndrestarët të cilët kaluan në ovacione për këtë fitore që kishin arritur sipas tyre. Kjo hyn paksa tek ato situatat teatrale që krijon Lulzim Basha, por duke qenë se ai ka nevojë imediate që të lërë përshtypje se mundi i tyre s’shkoi dëm, do duhet t’ia pranojmë edhe këtë entuziazëm që u përpoq të mbjellë tek të vetët.

E rëndësishme është që ai u bind të hyjë në zgjedhje dhe të votojë vetting-un. Megjithatë nuk duhet të jemi shumë entuziastë deri në momentin kur ai të hedhë firmën. Kjo, pasi deri atëherë atij i duhet të kalojë disa orë në zyrën e Berishës për të dhënë shpjegime të detajuara se çfarë ka biseduar aq gjatë me Ramën. Të shpresojmë se do u përmbahet angazhimeve të marra dhe nuk do devijojë nga ajo çka bisedoi me Ramën pa praninë e kurrkujt.

Në pamje të parë të krijohet përshtypja se opozita ka arritur një sukses të madh. Janë 20 pika që të bëjnë të mendosh se sa shumë pe ka lëshuar mazhoranca. Pikërisht këtu qëndron madhështia e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës në veçanti; vetëm ai që është i sigurt në fitore, ai që e di se ka mbështetjen popullore, ai që e di se është në rrugë të drejtë për drejtësinë, vetëm ai pra arrin të bëjë kaq shumë lëshime. E kam thënë edhe në një shkrim tjetër, Saliu vetëm se kishte mizën nën kësulë, nuk pranoi hapjen e një pjese të kutive të votimit të zgjedhjeve të vitit 2009. Por pikërisht ajo dritëshkurtësi e tij, që në fakt ishte makthi se brenda atyre kutive rezultonte manipulimi, i dha forcë Edi Ramës dhe rriti prestigjin e tij në popull se ai nuk ishte i humburi, por i vjedhuri i atyre zgjedhjeve.

Përpara këtij takimi, gjithë shpura pëdëiste, duke nisur nga Berisha e deri tek analistët që e mbështesin, hodhën tezën e rreme se Edi Rama nuk e voton më paketën McAllister sepse ka frikë vetting-un. Po si mundet të ketë frikë nga vetting-u ai që ka qenë qysh nga fillimi e deri në fund jo vetëm mbrojtësi më i flaktë i saj, por që vetting-un e kishte kusht të panegociueshëm. Si mund të jetë kundër pikërisht ai që në projektin fillestar gjithë vendimmarrjen ua linte 100 për qind në dorë ndërkombëtarëve. Pra, hiqte dorë nga çdo lloj pjesëmarrje e tij politike në procesin e zbatimit të Reformës në Drejtësi përfshi edhe vetting-un. Dhe kjo kastë mëkatarësh pëdëistë, duke pandehur se shqiptarët e kanë kujtesën e shkurtër, mendojnë se populli e ka harruar që për këtë shkak nxorën dhe mbrojtën me të madhe tezën e sovranitetit, pra, sipas tyre, duhet që edhe politikanët shqiptarë të ishin pjesë e vendimmarrjes. Vetëm një njeri i pa kapur si Rama ua besonte euro-amerikanëve gjithçka, dhe vetëm të kapur si Berisha dhe Basha mund të luanin kartën e sovranitetit të vendit për të futur hundët e politikës në sistemin e drejtësisë.

Duhet të jesh dritëshkurtër të mos e shohësh dhe kuptosh shpirtmadhësinë që ka treguar PS dhe kryetari i saj në raport me opozitën. Kjo e fundit u detyrua të kthehej në pikën zero, aty ku e la ndërmjetësuesi McAllister, por që pikave të tij iu shtuan edhe ofertat e mëvonshme të Ramës. Kjo ndodh sepse PS është një parti e lirë, që ka besim te populli, që nuk i var shpresat tek marifetet që bënte Ristani në KQZ, por tek forca e votës që materializohet te kutia e votimit. Të kesh besim te populli yt, siç ka Edi Rama, do të thotë ta duash popullin tënd; ta urresh popullin tënd, siç e urren Lulzim Basha, do të thotë ta akuzosh atë se shitet e blihet me paratë e drogës.

Javën tjetër Partia Socialiste përkujton 21 vjetorin e zbatimit të projektit më të madh kriminal që ka njohur historia e demokracisë shqiptare. Ai projekt u përpilua në zyrat e gestapos shqiptare të kohës me akronimin SHIK, dhe u zbatua nga falangat e tyre që dirigjoheshin drejtpërdrejt nga kryetari i Shtetit, Sali Berisha. 26 maji i viti 1996, do njihet si pikënisja e modelit të manipulimit të votës, e mbajtjes së pushtetit me dhunën e ndryshimit të vullnetit të popullit përtej atyre çka kish hedhur ai në kuti. Përpos manipulimeve masive dhe dhunës fizike e psikologjike ndaj komisionarëve e politikanëve të opozitës që shoqëroi ato zgjedhje, ato do të mbahen mend edhe për një turp moral; turpin ku horrat e Sali Berishës nxorën hallatet jashtë me qëllim që gratë e vajzat e Libofshës të kthenin rrugë e të mos votonin.

Javën tjetër Partia Socialiste përkujton 21 vjetorin e masakrës që iu bë opozitës se doli të protestonte për votën e manipuluar. Ajo ditë e tmerrshme e 28 majit në sheshin “Skënderbej”, ku u liderët dhe populli opozitar u gjakos e masakrua nga shkopinjtë e gomës dhe bishtat e lopatave të trupave të importuara që flisnin serbisht, është nja aktakuzë e pa shpallur për Sali Berishën. Ata qindra protestues që i shpëtuan dhunës shtazarake mbi trupat e tyre, dolën prej selisë së PS-së vetëm pasi shënuan emrat e tyre në një listë të gjatë që u depozitua në ambasadën italiane dhe amerikane, të cilat dolën garant për jetën e tyre.

I rikujtova këto momente të dhimbshme të vitit 1996 për të bërë dallimin e madh, se ç’përfaqësojnë këto dy forca në arenën e politikës shqiptare. Ka edhe ngjarje të tjera tragjike, por maji 1996 do mbetet simbol shumë domethënës, duke e ndërthurur me situatën e sotme. Kohët ndryshojnë, por njerëzit që i përjetuan ato, si zbatues të së keqes e si të dëmtuar prej saj, janë ende në politikë. Janë mëkatet e së shkuarës që s’e lënë rehat opozitën e sotme duke gjetur shpëtim te kauza false e votës së lirë. Jo or jo, nuk kanë hallin e votës së lirë, por të mbrojtjes së krimeve që i kanë bërë këtij vendi. Ky do të jetë edhe guri i provës për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën tash e tutje. Populli do u japë edhe një herë votën për të bërë drejtësinë. Ky është shansi i fundit!

18 komente në “Shansi i fundit për Edi Ramën”

  1. fñbn says:

    paralelizmat midis dy partive ne artikull sherbejne vetem per te thene qe KM Nuk ka asnje arsye ti besoje opozites aktuale. as populli i beson as ai qe ka besimin e popullit Nuk duhet tu jape besim.

  2. Xen deledashi says:

    Kjo parti duhet të ishte lene te veterrokullisej ne gremine. Nuk perfaqson me demokratët e dhjetorit por familjen Berisha. Një shans i humbur për të pastruar ketë vend nga bajgat.
    Pavarësisht presionit të jashtëm, Rama duhej ti kishte mbyllur derën me kohë kësaj organizate antishqiptare.

  3. Demi says:

    Zoti Altin Kreko, nuk te njoh, dhe nuk te kam degjuar ndonjehere, por me keqardhje te thelle, ne plotesim te shkrimit te mesiperm po te bej nje kerkese shume te thjeshte, a ka mundesi te me thuash nese ka mbetur ndonje socialist i dhunuar ne 26 Maj te 1996, ne Partine Personale te Edi Rames?? Kjo tani nuk eshte Partia Socialiste. Partia Socilaiste eshte ne rruge. Jashte forumeve. Kam edhe nje pyetje tjeter per ty Altin. A u keshillua Rama me Kryesine e Partise Socilaiste per vendimet e marra se fundmi?? Jo. Sepse Kryesia e Partise Socilaiste u mblodh vetem dy jave perpara pas kater viteve jashte funksionit dhe ne mbledhjen e shkurter foli vetem Udheheqesi i Madh e i shumeditur, zoteria e tij me profesion sportisto-artist.
    Ketu ka arritur Partia Socilaiste. Ata te 26 Majit ishin trima dhe idealiste dhe ne krye te terrorit u perballen me Saleh Plehun… Ky tani i fut nje Qe Palla dhe iken, se ka nje pune tjeter…

    1. Futja kot says:

      Kisha dhe une nje pyetje o Demi.
      Ka ndonje lojtar te Juventusit te vitit 1996 kur doli kampion Evrope,qe luan sot akoma dhe do jete ne finalen e Qershorit?
      Dhe,quhet akoma kjo skuader Juventus ?

      1. Grigor says:

        Ha ha ha ha
        Opo lere. Na mbyten militantet. Po nuk pane Fatos Nanon ne PS, thone: “Nuk eshte PS-ja jone kjo”. Harrojne qe edhe Rama do iki dhe do zhduket nga politika, dhe ajo prape PS do quhet.
        U mesuan me Enverin, Berishen, Meten te cilet nuk ikin nga politika po nuk vdiqen. Harrojne se qe nga 1996, ne Amerike dhe Angli jane nderruar qeverite dhe emrat kush e di sa here.

      2. Hahaha,,, says:

        Hahaha,, e forte kjo,po’ Demi i do ne parti gjith jeten si bab myslymi me panolina,,,

    2. shaqo says:

      Ti qenke dallkauk o demi.

    3. Socialisti '96s says:

      Po Demi – jam une

    4. Shefi says:

      Ο Dem, do fillosh ndonje dite te kuptosh gjera elementare?

  4. Miu i arave says:

    Përsëri, i dashur Altin, kriminelët gebelsianë, Sali Berisha dhe banda e tij, do të shpëtojnë dhe kësaj rradhe (megjithë Vetingun-parodi) dhe do të tallen me këtë popull fukara (nga mëndja) e pa brekë, sepse … “dikujt” i duhen…

    1. DinPak says:

      A je i sigurte, Altin, qe kjo mareveshje eshte shpirtmadhesi e Edi Rames dhe PS, apo eshte t’i varesh melçite ne qafe te ujkut?

  5. xhixhi says:

    Shume sakte! Asnje gje nuk ke cfare vti shtosh! Bravo dhe falemnderitbper kete shkrim.

  6. heretiku says:

    Si rezultat i arritjes se konsensusit, arixhinjte e çadres po pranojne te futen ne zgjedhje. Megjithate nuk do te ishte keq edhe po te mos ishin futur ne zgjedhje, do te kishim zgjedhje shume me te pastra, komuniteti nderkombetar do ti njifte zgjedhjet, gjithmone sipas deklaratave te tyre. Pjesemarrja e ketyre plehrave dhe krimineleve ordinere ne zgjedhje eshte, ne rastin me te mire, ndotje ambjenti dhe shoqerore. Nuk eshte e nevojshme te rendis çfare kane bere ne te kaluaren keto funderrina kriminale, por boll te shohesh sot se ç’bejne, per te kuptuar se keta jane mbetje njerezore, qenie prehistorike, qe nuk e njohin se ç’eshte shteti, cilat jane detyrimet dhe te drejtat e individit ne nje shtet. Dje u dha lajmi se eshte hedhur ne ere nje shtylle e tensionit te larte, te njejten gje benin edhe para 25 viteve te udhehequr nga plurifunderrina A. Hajdari. Keta jane terroriste dhe duhen trajtuar si te tille edhe nga komuniteti nderkombetar. Mund te veshin kostume e kemisha firmato, kravata te shtrenjta, te levizin me fuori strada te modelit te fundit, te dalin jashte e te vizitojne shtete demokratike, por ne fund te fundit, ne thelb ata jane qenie te epokes se gurit, me prirje te hapura drejt kriminalitetit. Per keto kerma i vetmi vend i pershtashem per ta eshte burgu, dhe jo burg si ai i tanishmi, ku hane dhe pijne prape ne kurriz te komunitetit, por duhen rihapur kampet e punes, qe ta nxjerrin vete ushqimin qe do te hane. Mund te thote dikush qe kampet e punes i perkasin kohes se shkuar, monizmit. Jo, jo. kampe pune ka edhe ne disa shtete te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku te burgosurit punojne.

  7. Skrapalliu says:

    SHOU I LULZIMIT DHE I SALES KTU DO JEMI DHE DO SHOHIM.VETEM NE QOFTE se EDI I KA PREMTUAR LIRINE DHE JO BURGUN.

  8. G.Pani says:

    Mirese u ktheve Altin Ketro. Si gjithnje i qete dhe i sakte.
    Pershendetje nga George.

  9. albaniafirst says:

    Strategjia qe ka ndjekur deri ne fund Edi Rama eshte teper e thjeshte. Ai me ngulm ka karkuar pjesemarrjen e PD-se ne zgjedhje duke e ditur qe do ta mundi thelle. Kete e dine e dhe ne PD, prandaj kerkonin qiqra ne hell. Ate qe Altin Ketro ka treguar ne kete artikull eshte se Rama beson ne perkrahjen e popullit, qe ne fakt e gezon ne mase. Une jetoj jashte Shqiperise, por sic e kam shprehur edhe me pare, eshte hera e pare qe ndjehem krenar per Krye Ministrin e atdheut tim, qe ne boten e jashtme paraqitet si pale dhe jo me kurrizin e perkulur para te huajve. Ju qe jetoni aty e dini me mire se si po e udheheq Rama vendin dhe nuk me takon mua qe tu jap mend, por ato qe une shoh nga jasht jane rritja ekonomike qe ne kohen e Berishes as qe mun te mendohej. Kur vij ne Shqiperi shikoj qe punohet gjithandej, ne cdo qytet. Korrupsioni, qe dikur ishte I zyrtarizuar ne zyrat e shtetit ku per te marre nje certificate e gjendjes familjare, duhet te paguaje nen dore. Kur policet injorante te ndalonin ne rruge dhe te kerkonin para, kur ne shpitale edhe per ti nderruar nje farcaf te semurit, duhej ti jepje sanitares 5000 lekeshin, per te mos bere fjale per mjeket qe benin pazar mbi koken e te semureve qe po hiqnin shpirt. Keto ndryshime I kam pare me syte e mij dhe nuk ka asnje qe te me thote se nuk jane te verteta. E pra jane keto ndryshime qe per mua jane bere nen udheheqjen e Rames dhe PS qe ai drejton. E fundit, qe me ben pershtypje nga fjalimet e tija eshte se megjithe se ka bere aq shume ndryshime, perseri thote se s’kemi bere asgje, pasi kemi shume me teper per te bere. Ne na duhen djem si Rama dhe Veliaj qe ulin koken dhe punonjne per te miren e vendit. Te tjerat jane vec pallavra te atyre qe jane perlyer me krimin dhe korrupsionin.

  10. Shqiptar says:

    Edi Rama eshte politikani me i vjeter ne Shqiperi qe qeveris prej 20 vjetesh.As Berisha as Nano as Meta nuk kane qene 20 vjet ne qeverisje.Ju kujtoj se pa asnj kontribut huri ne PS si minister kulture vazhdoi si kr bashkie e sot kryetar e kryeminister.Prototipi i politikanit qe vjen nga kulisat e mendon vetem per vete.Kush te doje le te jape fakte ndryshe.por ju lutem mos e beni me te mire se berisha apo meta sepse me ata po qeveris ne kurriz te atyre qe e votojne ne emer te PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje