Ushtarakja amerikane, Chelsea Manning është duke shijuar ditët e para të lirisë, pasi vuajti shtatë vite nga 35 të dënimit të saj, për rrjedhjen e mijëra kabllogrameve diplomatike dhe dokumenteve ushtarake për Wikileaks.
Video më poshtë është një prej disave, që Manning i kaloi Ëikileaks, dhe që çuan në arrestimin esaj.
Pamjet e filmuara nga një helikopter amerikan gjatë luftës në Irak, tregojnë momentin kur dhjetëra civilë, përfshirë edhe dy gazetarë të
Reuters, masakrohen nga forcat amerikane në periferi të Baghdad-it. Midis tyre ka edhe fëmijë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë.
Në kohën e ngjarjes, ushtria amerikane nuk deklaroi se si u vranë gazetarët e Reuters, ndërsa shtuan se nuk e dinin se si ishin plagosur fëmijët.
Pas disa kërkesave nga ana e Reuters, incidenti u hetua ushtria amerikane dhe u arrit në përfundimin se veprimet e ushtarakëve ishin në përputhje me rregullat e konflktit të armatosur.
Ndonëse, në video bëhet fjalë për civilë, të cilët nuk dihet se çfarë rreziku mund të kenë përbërë për ushtarët.
Ore sin vajti puna e “Raçakut” se serbet bejne krime (vrasin civile te armatosur) se ameriqanet nuk bejne krime se i mbulojne prap me krime !!!!! Keta ne video civila !!!!!!!???????? Nuk shikoni mire ju or lale , jane terrorrista pa arme armatosur deri ne dhembe me biçaqe dhe stilolapsa “pistolet” ne shiko se nqs nuk beson ata mundet te te ndodhi dhe ndonje “aksident” i parashikuar , more vesh xhan te keqen !!!!!
Uaaaaaaau cfar krimineli.Vriste njerez te pa fajshem dhe i dukeshte si loje
Bastardet e ndyre amerikane