BATUTAT/ Berisha merr në mbrojtje Ramën, pas kritikave të Blushit: Ti je xheloz, se ai dashuron dikë tjetër tani….

22 Maj 2017, 22:49Politika TEMA

Sali Berisha i është përgjigjur me humor akuzave të Ben Blushit për marrëveshjen Rama-Basha, se ish-kryeministri po rikthehej sërish në qeveri.

Sipas Berishës, Blushi xhelozon për Ramën.

Ai u shpreh se Blushi është xheloz dhe aty ku ka xhelozi ka dashuri.

Ai madje nuk ka nguruar t’i japë edhe një këshillë si mjek.

“Ishte një marrëveshje sipas së cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do t’i përmbahem kësaj.

Nuk do të komentoj marrëveshjen, pasi jam shprehur një herë që është win win story.

Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit mua nga ndjenjat dhe psikologjia.

Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur.

Tani si mjek po të shpjegoj se xhelozia është një ndjenjë që lind në dashuri.

Dhe personi që ti dashuron preferon dikë tjetër.

Më përmallove Blush kur recitove Nolin.

Tani këshilla: Mos harro asnjëherë se është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë.

Por xhelozia shkatërron dashurinë.

Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, tha Berisha gjatë fjalës së tij, ndërsa të pranishmit në seancë plenare shpërthyen në të qeshura, përfshi edhe Ben Blushin.

4 komente në “BATUTAT/ Berisha merr në mbrojtje Ramën, pas kritikave të Blushit: Ti je xheloz, se ai dashuron dikë tjetër tani….”

  1. Korabi says:

    Amerikanet duhet te kishin leshuar nje tomahawk sot mbi Parlament meqe ishin te gjithe aty sot. Do i kishin qene mirenjohes brez pas brezi te gjithe shqiptaret.

  2. Xhemi says:

    Fatkeqesi, qe terroristet sulmuan dje Londren ??.
    T’a kishin hedh ate bumje dje te parlamenti shqiptar, e t’i kishin fshire njehere e pergjithmone nga faqja e dhéut keto 140 kellira.
    Gjynah, t’i kishin bere me mire nder popullit shqiptar, sesa lenduan popullin anglez.

  3. Lennard says:

    Dhe Sali Serbi hyri ne LGBT

  4. wickedgame says:

    Lora ku je na jep ndonje mendim se i ke shume te vlefshme si te duket dashuria e brekdhjerit me piktorin mos e qell komentin he tu befsha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje