Sherr me thika, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë në Durrës

23 Maj 2017, 14:56Kronika TEMA

Një sherr me thika në Durrës ka lënë 1 person të vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe policia ka mërritur në vendngjarje për të zbarthur shkaqet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

 Më datë 23.05.2017,  rreth orës  13:20 ,  jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit  Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas.

Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë,  të cilët konstatuan  se ishin plagosur me  mjet prerës thikë,   shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe  E. Xh. ,rreth 50 vjeç.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë  konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin.

Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

1 komente në “Sherr me thika, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë në Durrës”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    vazhdojne sunitet gjaxore te hedhin valle nen rithmo-n e vdekjes………………..ptuuuuuuuu plehra arabe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje