Dy femra janë arrestuar në Sarandë me akuzën e ushtrimit të prostitucionit, por policia ka vënë në pranga edhe dy klientët e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasit
B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë.
A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion).
D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).
Ditën e djeshme, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj. Policia vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.