Prokuroria e Përgjithshme ka hapur dosjen ‘CEZ’, referuar nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, mbi prapaskenat e privatizimit abuziv të OSSH, tërësinë e shkeljeve të legjislacionit në fuqi, favorizimet, dëmin ekonomik, mbi sekserët, zyrtarët e implikuar, emailet komprometuese, letrat, raportet etj.
Teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur tek ngërçi politik, organi qendror i akuzës ka marrë në shqyrtim kallëzimin e ‘nxehtë’ penal, i cili ngarkon me përgjegjësi ishkryeministrin Sali Berisha, disa ishministra, ishzëvendësministra, ishdrejtorë dhe sekserin Nuel Kalaj.
Në kuadër të verifikimit të dokumenteve dhe provave të dosjes, mesohet se Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur dëshmitarin kyç Romeo Kara, për të dhënë një dëshmi më të plotë, të detajuar dhe të thelluar.
Dy seancat e para kanë zgjatur disa orë, ndërsa priten edhe disa seanca të tjera, në ditët në vijim. Sipas burimeve, gjatë dy seancave maratonë, juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka dhënë shpjegime të shtuara mbi provat e paraqitura rreth privatizimit abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomik prej 450 milionë euro.
Kara, gjatë pyetjeve në prokurori, i është përmbajtur dëshmisë së dhënë para komisionit hetimor parlamentar për investigimin e privatizimit të OSSHsë nga qeveria ‘Berisha’ dhe kompania çeke ‘CEZ’. Juristi i OSHEE u është përmbajtur gjithashtu të gjitha deklarimeve rreth rolit të ishkryeministrit dhe të 15 ishzyrtarëve në procesin e privativit. Nëse prokuroria do të thellojë hetimet dhe të çojë dosjen në gjykatë, dëshmia e Karajt pritet të jetë një nga pikat më të forta për ndëshkimin e të akuzuarave.
Ndërkaq, për fatin e dosjes në fjalë ka edhe një interesim nga faktori ndërkombëtar. “Unë kam pasur takime me disa përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Tiranë. I kam informuar ato në detaje për këtë çështje dhe jam më se i bindur se ato i kanë vlerësuar drejt ato çfarë unë paraqita dhe thashë. Fakti që janë realizuar këto takime me këto ambasada, shpreh interesimin e tyre për këtë çështje. Megjithatë ata vlerësojnë shumë rolin e vetë shqiptarëve në këto momente”, ka theksuar Kara.
Akuzat
Referuar dosjes së dorëzuar në prokurori, protagonistët e privatizimit të OSSH akuzon për konsumimin e pesë veprave penale. “Mbi bazën e këtyre të dhënave që pasqyrohen edhe në dokumentacionin e sipërpërmendur, rezulton se ndodhemi përpara fakteve dhe provave të pakundërshtueshme se personat e lartpërmendur kanë konsumuar elementët e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258 dhe 287 të Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin penal.
Lista e të kallëzuarave
16 . Z. Vasil Pano (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)
Disa nga provat në dosjen penale për privatizimin e OSSH
Lajm I mire.
Pune te mbare Romeo Kara.
Une te besoj dhe te mbeshtes ne kete mision te shenjte.