Denoncimi i 20 vjeçares nga Vlora: Tutori më rrihte që të bëhesha prostitutë

17 Maj 2017, 15:04Kronika TEMA

Një 30 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës  pasi dyshohet si autor për shfrytëzim prostitucioni.

Arrestimi ka ardhur menjëherë pas një  denoncimi të bërë nga një vajzë e re.

Një ditë më parë, pranë ambienteve të policisë së Vlorës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetësia K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Mariglen Çunaj, 30-vjeçari i lindur në Vlorë dhe me banim në Kavajë ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të bëhej prostitutë kundër vullnetit të saj.

Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit të mësipërm, ndërsa mundën ta kapnin ditën e sotme në një rrugë të lagjes “Pavarësia” Vlorë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje