Kolegji Zgjedhor shtyu sot për në 22 maj vendimin për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për pavlefshmëri të listave të kandidatëve.
Kolegji u mblodh në orën 10:30, ku Astrit Kalaja, relatori i çështjes komunikoi vendimin për shtyrjen e seancës, duke kërkuar edhe praninë e të gjitha partive politike që janë regjistruar në KQZ në proces, si palë interesi.
Ndërkohë, Kolegji nuk shqyrtoi padinë e PAA-së ku ishte caktuar relator Gjin Gjoni, pasi PAA-ja e Agron Dukës u tërhoq nga kërkesa.
GSH.al ndërkohë sjell fotot e gjyqtarit Gjin Gjoni i cili përshëndetet me një tjetër koleg të Apelit.
Gjoni duket se ka kopjuar “Kaubojsin”, me kapelen e tij.
Ai në fakt, prej vitesh është një “kaubojs” në sistemin e drejtësisë, që nuk pyet për kënd.
Kjo, falë mbështetjes që ka pasur nga Berisha.