FAKSIMILE/ Tom Doshit i ndalohet kandidimi

20 Maj 2017, 14:02Kronika TEMA
FAKSIMILE/ Tom Doshit i ndalohet kandidimi

Tom Doshi nuk do të ketë mundësinë që të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo, pasi ai preket nga ligji i dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dërguar një kërkesë verifikimi Prokurorisë, nëse Doshi prekej nga ligji i dekriminalizimit, për shkak se ai ka qenë i dënuar më parë.

Pas verifikimit, Prokuroria i ka kthyer përgjigje KQZ-së, dhe thotë se Doshi preket nga ligji i dekriminalizimit.

Tashmë KQZ pritet që të marrë një vendim përfundimtar për ndalimin e kandidimit të Doshit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Tom Doshi ka qenë i dënuar dy herë nga gjykata, në një rast për plagosje në ushtri dhe njëherë tjetër për armëmbajtje pa leje.

 

4 komente në “FAKSIMILE/ Tom Doshit i ndalohet kandidimi”

  1. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    iku njoni!!!
    kush e ka rradhen?

  2. Lida says:

    Me Ne fund erdhi koha qe ligji te behet me i forte se Maliqi.

  3. albaniafirst says:

    Mos se na fiken!!!! Si mund te ngrihet nje parlament pa Tomen? Ke Toma dhe kaubojsi i kemi te tere syte. Po na hoqen ato, Lulin apo me keq akoma Berishen, s’ka parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje