Shpërthen deputeti socialist: Berisha dhe Basha e kanë vendin në burg, ja mëkatet e tyre

23 Maj 2017, 14:47Politika TEMA

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se marrëveshja me PD u bë për të mirën e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se politikanët e korruptuar i shpëtojnë drejtësisë.

Deputeti socialist u shpreh se të gjithë ata që kanë vjedhur duhet të shkojnë në burg dhe jo të jenë ende në parlament.

Ai akuzoi Berishën dhe Bashën për vjedhje, shitjen e detit, por edhe vrasjet në 21 Janar.

Berisha la një piramidë kur iku në 2013. Një kryeministër në kolltukun me para të qeverisë, vret, shet detin dhe vjedh, pse të mos shkojnë pas hekurave, por shkojnë ulen në karrigen e deputetit, pse të mos ndëshkohen?

Nje kryeminister qe vjedh perse te mos shkoje ne burg? Une e them ne nuk jemi shenjëtorë, por per ne Reforma në Drejtësi është e shenjtë, njerëzit që kanë vjedhur duhet të ndëshkohen dhe jo të shkojnë në parlament.

Berisha nuk u ndëshkua asnjë ditë dhe Basha i papërgjegjshëm, që kur ishte ministër i Infrastrukturës vodhi 1.5 mld lekë, Saliu e mori dhe e çoi ministër të Jashtëm, atje ia fali Greqisë territorin, Berisha e mori prapë e çoi ministër Rendi dhe atje vrau 4 persona, kryetar bashkie fjeti gjumë, më pas e bëri kryetar partie. Ky nuk është produkt bio dhe nuk bëhet kurrë kryeministër” deklaroi ai.

Bushati theksoi se marrëveshja shmangu dhunën, ndërsa PS do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ky është një zhvillim historik. E vetmja alternativë e çadrës ishte butoni i dhunës, të paktën u çaktivizua. Sot jemi përballë një rivaliteti të pastër, se kush e bën më të mirë Shqipërinë. PS ka qenë dhe do të jetë forcë e parë politike.

Formacioni i koalicionit mbetet për t’u parë, por Rama do të jetë kryeministër. Njeriu më i aftë për të drejtuar Shqipërinë është Edi Rama, me gjithë respektin për kreun e shtetit që është zgjedhur.

Nuk i kam parë asnjëherë si kundërshtar, ne jemi vëllezër, rivalë në garë” deklaroi ai.

Bushati i ka dhënë një përgjigje edhe pyetjes nëse do të ketë një koalicion me PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Marrëveshja duhet parë si një pikë kthese për Shqipërinë. Politika po shkon drejt një konsensusi gjithëpërfshirës, nuk ka të bëjë me numrat. Çadra e PD u kalua nga reale në bulevard në politike në Kuvend, pasi do të mbajë partitë e opozitës, PR, etj” përfundoi ai.

9 komente në “Shpërthen deputeti socialist: Berisha dhe Basha e kanë vendin në burg, ja mëkatet e tyre”

  1. arjani grue says:

    21 janari therret ……………..kur do mbyllet?

    1. albaniafirst says:

      Do tu vihen hekurat Berishes dhe Bashes, por jo me kete Gjykata qe kemi sot. Berja e Vetingut eshte hapi paraprak qe do krijoje nje drejtesi te vertete qe mund te denoje kriminelet e strehuar ne PD. Imagjinoni ne se keta individe do arrestoheshin sot dhe do shkonin para nje gjygjtari si Gjin Gjoni. A mendoni vertet se do qendronin ne burg me shume se nje ore?
      Per mendimin tim ate qe po ben Rama, populli I mencur shqiptar e quan “te kapesh lepurin me qerre”.
      Le ti japim voten PS per nje maxhorance absolute dhe te shohim ne se Rama do e mbaje fjalen. Besoj se ai eshte I vetmi qe mund ta shderroje vendin dhe ta fuse ne binare te drejte. Po nuk e beri, populli do e rrezoje sic beri me Berishen.

  2. Xen deledashi says:

    Mos na thoni fakte qe i di edhe bufi. Na tregoni se kur do tju hidhni hekurat

  3. mirel says:

    Ehe..bjeri se i bie bukur o socialist

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      haaaaahaahaaaaaa

  4. emigranti says:

    loje e bukur por mos abuzoni sepse tani ja nxorret fare bojen pd-kompani vetem drejtesine pastroheni duke filluar nga adriatik llalla.

  5. kombi says:

    Shqiperia per here te pare gjate 4 viteve po i zbardhet faqja, po merr pamjen e nje shteti modern, me kulture.Te GJITHA jane ne saje te qeverise Rama.. Kjo qeveri i meriton te gjitha VOTAT ,ndryshe Shqiperia me PD, kalon ne RRUMPALLE NGA KUSARET.

  6. BALLIST PURO says:

    Boll tallet bythen me popullin, eshte e qarte ASNJE POLITIKAN I LARTE NUK DO DENOHET, populli do FAKTE jo fjale,pa fakte eshte tallje BYTHE me popullin,futjani akoma me THELLE popullit se mban ai mban

  7. Arjan says:

    Nuk mbulohet muti me shurre o ti i rilindjes .A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje