Abuzime, skandale dhe korrupsion, njihuni me “anën e errët” të ministrave të rinj

23 Maj 2017, 11:19Politika TEMA

Ndonëse të reklamuar si teknicienë, të gjithë ministrat e emëruar në detyrë ditën e hënë kanë lidhje të hershme me Partinë Demokratike. Për më tepër, secili prej tyre është i përfshirë në një numër skandalesh, që tregojnë se cila është oferta e vërtetë e PD-së për Shqipërinë.

Nga tjetërsim të pronave, tek akuzat për spiunazh dhe përfshirja në aferën e CEZ-it apo masakrën e Gërdecit. Ky investigim tregon se cilët janë fytyrat e reja të kabinetit Rama.

Financat – Në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit dhe ligjin për noterët, Ministrja e re e Financave, Helga Vukaj ka mbajtur aktive licensën e saj të noterisë, edhe duke ushtruar detyrën e zv/drejtores së përgjithshme në Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe drejtores së përgjithshme në KLSH.

Pasja e një license noteri, potencialisht i lejonte Vukajt, mikeshë e afërt me Argita Berishën që të tjetërsonte sipas dëshirës çdo pronë që i binte në dorë, kur ushtronte detyrën delikate të zv/drejtorit në AKKP.

Investigimi zbulon edhe një tjetër “hobby” të çuditshëm të Vukajt, atë të hedhjes në gjyq të punëdhënësve të saj, ka vepruar kështu si me Fakultetin e Drejtësisë edhe me KLSH-në, çështje që janë aktualisht në gjykim.

Punët e Brendshme – Dritan Demiraj, një kolonel i dekoruar nga Presidenti Nishani ka drejtuar batalionin special në Afganistan, por dyshohet se mund të ketë shitur sekrete të shtetit shqiptar në palë të treta.

Demiraj u shkarkua nga ministrja Kodheli në dhjetor 2014, pasi nuk mundi të justifikonte katër udhëtime pa leje të realizuara brenda vitit, në Turqi, Itali dhe në dy destinacione të tjera të fshehta.

Nën komandën e tij, disa vartës kanë bërë thyrje të rënda të disiplinës. Më flagrant është rasti i Aldo Morinës, ushtarit të thjeshtë të batalionit të Demirajt, që me pistoletën e shërbimit vrau me katër plumba një taksist 54-vjeçar.

Mirëqënia Sociale – Xhulieta Kërtusha, ministrja e re e Punëve Sociale është dalluar vetëm për një gjë, për çuarjen gropë të financave të shtetit shqiptar, në kohën kur ajo kishte detyrën e administrimit dhe blerjes së energjisë në OSSHE. Nën drejtimin e saj, humbjet në rrjet u dyfishuan, ndërsa administrimi i dobët çoi gjithë rrjetin në prag të falimentit.

Emërimi i saj në detyrën e administratores përkoi me privatizimin famëkeq të CEZ. Ish-anëtarja e forumit rinor të PD-së mburret në CV-në e saj se ka “konsoliduar aftësitë drejtuese duke administruar rrjetin energjitik”, konsolidim që sipas hetimit të Komisionit Parlamentar, i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej të paktën 414 milionë eurosh.

Ndryshimi i qeverisë në 2013-n solli për fat të mirë largimin e administratës së vjetër nga OSSHE dhe KESH, duke bërë të mundur brendra tre vitesh përgjysmimin e humbjeve, rritjen e arkëtimeve deri në atë pikë sa sot OSSHE është kontributor në buxhetin e shtetit dhe rikthimin e Shqipërisë, nga një vend importues, në një eksportues neto të energjisë. Megjithatë, disa tentativa të Prokurorisë për të çuar përpara drejtësisë personat që për pak shkaktuan falimentin e plotë të sektorit energjitik janë bllokuar vazhdimisht nga gjykatat.

Arsimi – Mediat opozitare mbrojnë Mirela Karabinën, ministren e re të Arsimit si një arsimtare me një karrierë të dalluar (ndonëse edhe ajo aspak e pavarur, duke gjykuar nga disa fjalime të mbajtura në çadër gjatë protestave). Emërimi i saj nuk do të ishte kaq i çuditshëm nëse bashkëshorti i saj, Petrit Karabina, nuk do të kishte qenë zv/ministër i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit të Gërdecit.

Ish-Presidenti, Alfred Moisiu ka thënë për mediat se ndonëse e thirri disa herë në zyrë Karabinën për të kërkuar qartësime për Gërdecin, ai kurrë nuk denjoi që ta takonte.

Shëndetësia – Arben Beqiri, një profesionist i zoti është emëruar ministër Shëndetësie, në aparencë një emërim teknik. Megjithatë, Beqiri është i njohur për lidhjet e afërta që ka me PD-në, parti që e emëroi zv/rektor të Universitetit të Mjekësisë, në momentin e krijimit të këtij universiteti në vitin 2012. Përveç lidhjeve me PD-në, Beqirit i mbetet për të shpjeguar edhe burimi i pasurisë së tij që e ka bërë të njohur për jetën e tij luksoze.

Të tjerët – Do të jetë mirë që Ledina Mandias, zv/kryeministres teknike të mos i lihen dokumenta në dorë. Për herë të fundit, kur ajo shërbente në Avokaturën e Shtetit i humbi procesverbali i marrëveshjes me CEZ. Në 2014-n, ajo u përfshi aktivisht në një betejë ligjore për të penguar reformën në drejtësi, duke tentuar të ruante të pandryshuar formatin e KLD-së.

Erinda Ballanca, Avokatja e re e Popullit është emri i ri që marrëveshja politike e 18 majit ka prodhuar. Ballanca në të shkuarën kundërshtoi vendimin e INUK për prishjen e pallatit të vjehrrit të Bashës në Vlorë, ndërsa një vit më pas, ajo doli në mbrojtje të ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullanit.

Pasi ndër vite, Ballanca ka kultivuar profilin e një “militante” besnike dhe jo të një avokate të pavarur, shtrohen pikëpyetje të mëdha mbi aftësitë e saj për të shërbyer si një mbrojtëse e interesit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre.

Ndërkohë, me emërimin e drejtëpërdrejtë të saj si Avokate e Popullit, Partia Demokratike zhbëhu me një të rënë të lapsit një praktikë të suksesshme të iniciuar nga Partia Socialiste në vitin 2012, kur ajo në opozitë hapi një konkurs mbarëkombëtar, nga i cili mes shumë emrave u përzgjodh kandidati fitues.

36 komente në “Abuzime, skandale dhe korrupsion, njihuni me “anën e errët” të ministrave të rinj”

  1. Para laci says:

    vari k. nuk bahet kurre ai vend me kto politikane kriminele

    1. pa sali voto pd says:

      mire Edvini qe eshte i “ri” ne kto pune, po presidenti si e beri kte gabim dhe i emeroi kta njerez neper poste shteterore?
      thone qe ministri i rendit ka nxjerre nje urdher arresti per Edvin Ramen e ky i fundit po perpiqet ti mbushi mendjen presidentit ta shkarkoje por ky s´degjon. “vete ma prure ta firmos” i thote ?

  2. Emiljano says:

    Ca ka per tu cudit ktu! U shtuan ca hajdute te tjere.tani pirdhni burra si ne shpite tuaja

  3. Kellira says:

    Nuk ka nevoje per informacion se dihet. Keni 25 vjet qe i bini legenit dhe nuk e thoni hapur:
    “Post do te marre vetem nje person i shantazhueshem!”
    Perndryshe nuk e mban dot per koqesh.

  4. Shpresa says:

    I thua i thua po kut ja thua ? Ati qe i emeroi , atij qe i pranoi , apo atyre i qe i vituan ? A po . ti flet te degjoje populli
    Populli vella populli ai i ka fajet qe voton per ata qe ken ne dore fatet e e ketij vendi .Po ç te beje te mos votoje fare ?
    Aq me mir akoma i mbushin kutite vete e i ndajne si duan vete .
    Kjo eshte sherdatokracia qe merituam .Tani vettingu ne dore te Ballances edhe ja u zgjidh edhe kjo pune . Llotaria amerikane kur haper prap ?

  5. Indriti says:

    Zoterinj te gazetes Tema. Sa per zevendeskryeministren, znj.Ledina Mandia, mund te jete keshtu sic thoni per humbjen e procesverbalit, por mos i hani hakun; ajo eshte nje profesioniste shume e mire, me nje figure te paster kudo qe ka qene e personalitet te spikatur. Kushdo qe e ka patur pedagoge ne fakltetin e juridikut por dhe si avokate shtetit mund ti pohoje keto. Shteti ka nevoje per njerez te zote si kjo zonje e nderuar, e pakorruptuar.

    1. O INDRIT DJALI,,KE PAS NDONJE FAVOR NGA KJO ZONJA, APO SI ESHTE PUNA???? KA MUNDESI TE KET QENE SHUM E MIR NE KOHEN QE E KE NJOHUR TI,,,,,POR POLITIKA DHE PARAJA TE PRISH O CUN,,,TE HUMBESH PROCESVERBALIN TAMAM TE CEZ, ,,,QE ESHTE PERFOLUR AQ SHUME PER AFERA KORRUPTIVE TE FAMILJES BERISHA,, MUA NUK ME DUKET E RASTESISHME,,,,EEEEEE LEPURI FLE TJETER KUND,,,,DHE ATE E DI VETEM ZAGARI BERISHA,,,,

  6. Xen deledashi says:

    Përse u miratuan nga kuvendi ????

  7. eltoni says:

    SI ME HATER I KENI MBAJTUR JU TE GAZETES TEMA KETA HAJDIUTE ,IMORALE DHE TE PAFYTYTE….NJERI ME ORDINER SE TJETRI…
    KJO ESHTE NJE ARSYE ME SHUME QE DUHET VOTUR TJETER FORCE DHE JO PD…
    HABITEM SE SI NUK JANE NE BURG KETA TIPA,PERVECSE ATIJ DOKTORIT,SEPSE DIHETE QE JETON ME LEKET E OPERACIONEVE…HAHA..
    JA TE SHOHIM CDO BEJNE ME KETE REFORMEN,SEPSE BURRI ASAJ HELGES SIH DREJTOR DOGANE KA BERE NAMIN PER NJE 8 VJET DHE TANI THONE QE DO EMERHET DREJTOR PRAPE…
    KURRE MOS NGOPSHIN KETA PLERA..

  8. Tajari says:

    Pa e lexuar artikullin jam i bindur se nje pike uje nuk shton asgje ne oqean.
    Fuck you Z.Kryeminister,zhgenjeve 1 000 0000 vota,emero Berishen keshilltarin tuaj personal to be able to fuck each other 24/7.

    Ju kerkoj falje per fjalorin.

    1. beni says:

      Nuk ka zhgenjyer asnje…por ka dhene edhe nje here sinjal te forte qe shqiptaret socualiste e demokrate nuk duhet ti japin asnje vote PD seosr ajo nuk eshte parti e demokrateve te thjeshte por parti e familjes kriminele Berisha dhe zagareve te tille qe oer 30 dite do jene ministra.

  9. ILIRET says:

    Keta njerez ka Republika e Re. Ku ti gjej te tjeret? He mo ku ti gjej?
    Po ju vetem te beni derr, derr dini.

  10. Zzzzzz says:

    KU QENDRON KORUPSIONI I Z VUKAJ….??????????????

  11. ABC says:

    Me sa me kujtohet….emrat e ketyre nuk ishin ne listat e zgjedhjeve te kaluara dhe as u votuan nga populli. Dua te me shpjegoje dikush nga “qeveria” se perse jane keta ne keto poste qeveritate kur populli nuk ja u dha voten dhe perse duhet votuar prape kur shume mire politikanet i lajne hesapet neper dhomat e parlamentit dhe jo ne kutite e zgjedhjeve?

  12. shqip says:

    Nga sa thuhet me larte , rezultantja del se pd jo vetem qe do beje vjedhje masive me votat, por do punoje pa reshtur per te prishur provat e krimit . Gjate nje muaji ministrat kamikaze Kane te gjithe kohen e mjaftueshme per tu futur ne arkiva, e per te zhdukur prova kompromentuese ne adrese te ish qeverise Berisha. Me keqardhje konstatoj se vendi do kthehet si ne periudhen post 97-98ta. Edhe nje gje se desh harrova . Per ate vetingun e kisha llafin. Deri dje u ngujuan ne QADER, vetem qe te mos kalonte vetingu. Dje e votuan me te qeshura e me barcaleta nga te Duxe-s,(Saliut). Jua merr mendja qe dikush firmos “vdekjen” me duart e tija ? Perralle nga e kaluara. Ju dalshin ne enderr gjelle pasanikesh! Te mjeret shqiptare thuaj. Te ishin protektorat do gezonim si gjithe bota e emancipuar.

  13. blerta says:

    Me sa kuptova Berisha prape ben si i do b….. Njera shoqe e Argites qe operi hunden ,te tjere ne lidhje me Cez, te tjere oratore te Cadres .Epo zjarri t`i bjere ,dhe turp Edi Rama qe i lejoi .Harram dhe dora t`ju thahet popull qe voton per plerat socialiste dhe demokrat .Ben Blushi eshte i vetem ne kete beteje ,por ai eshte i vetmi njeri persembari!Kush Sali,Ilir Luli,Edi .Pisat qe bejne pazare te felliqura !Ilir kryehajduti !Zot merri haken ketij populli te mjere! Poshte hajdutet!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. A mund te na gjeni ndonje politkan te ndershem seqe jane te gjithe te korruptuar e dime dhe po i shikojm pasurit prrallore

  15. Thanasi qe ta plasi says:

    O TEMA po si nuk te vjen turp kur boton keto pacavure. Apo shpif shpif se dicka do mbetet. Cfare mendoni ju se jane lexuesit injorante qe ju mund ti genjeni sa here te doni. Arrini deri aty sa tejkaloni cdo fantazi si ne rastin e Ministres se Financave qe mund te beje manipulime se ka patur edhe licencen e noterit a thua se kjo nuk verifikohet dot. Shkon menjehere ne burg po firmose si nendrejtoreshe dhe si notere njekohesisht e di kete? Mashtruesa ordinere. Apo rasti i Ledina Mandise nje njeri absolutisht i pakorruptuar qe do ti bente nder cdo qeverie. a e dini more zoterinj qe kjo zonja megjithese kishte cdo gje ne dore ne lidhje me pronat ende nuk i ka marre pronat e veta. A edini se kjo zonje ka kerkuar qe shteti shqiptar te mos beje marreveshje me CEZ sepse ne kete rast shteti do te humbte 600 milion euro. Po per Dritan Demirajn nuk ju vjen turp. Ai eshte Nderi i Kombit. Cfare pergjegjesie mban ai se nje ushtar i iken mendja dhe qellon me arme e vret nje njeri jashte orarit te sherbimit. Pse nuk shikoni sa ka kontribuar ky njeri per atdheun. Nuk po flas pastaj per znj. Karabina qe eshte nje njeri model e jashtezakonisht e perkushtuar ne punen e saj.

    1. Ardiani says:

      Thanas – 100% dakort me ty… Shkrova dicka te ngjashme me pare por nuk e botuan…

    2. Xen deledashi says:

      Ty ta paskan plasur me kohë bre Thanas. Të ishte ky rambo në rregull nuk bënte varavingo jashtë shtetit pa leje, pa leni të tjerat. Të ishte kaq i mire nuk e shkarkonin jo. Pastaj, ku një ushtarak për ministër, e aq më keq ministër i brendshëm. Pa planesh ka saliu ? Di gjë të na thuash pa leni pallavrat

  16. Ernest says:

    Dritan Demiraj ka bere avanca te padeshiruara dhe te turpshme ndaj varteseve te tij, duke tentuar dhe deshtuar per te perfituar favore seksuale, por duke shkaktuar strese dhe vuajtje psikologjike te pamerituara tek te tjeret. NJE PEHRE me pak fjale.

    1. cimi says:

      nese i di vertet keto gjera, shkruaj me emra dhe me fakte. Ndryshe mos hidhni balte mbi kete zoteri te nderuar

      1. Ernest says:

        I di me emra dhe me fakte por nuk me takon mua por viktimave te zgjedhin te flasin. Ne nje vend si Shqiperia jane grate ato qe denohen per cdo gje nga opinioni publik edhe kur jane objekte te sulmeve e kerkesave te pamoralshme. Ky zoteria ketu, ministri i ri i brendshem e ka bere. Ne Zall herr, kur ishte komandant.

  17. nga populli says:

    Çfare te bejme ne populli i mjere, paskemi qene populli me i pafat ne kete rruzull tokesor, me kaq pak m2 dhe kaq pak popullsi, po vuajme kaq shume nga keto palaço politikane, si te majte e te djathte, duke e lene menjane LSI-ne qe u be gangrena dhe kanceri i Shqiperise. Nuk na ka mbetur rruge tjeter veçese te marrim dy-tri pale lecka dhe femijet me vete dhe te ikim nga ky vend me felliqesira politikanesh, paskan qene kërma. Kjo pasi nuk jemi popull francez, gjerman,amerikan, anglez, grek, madje as edhe kosovare qe te gjithe ngrihen ne kembe per te mbrojtur te drejtat e tyre, por jo partite politike, siç ngrihen ketu tek ne, e mortja qe nuk na bie.

  18. Hahaha,,, says:

    PIRDH ,PIRDH O THANAS,,,,,SHTRENGO RRIPIN THANAS SE PO VIJNE KOHE TE TJERA,,,,APO HOPA LUGEN NE BREZ DHE HA NGA TE GJITHA ANET,,,EEEEE IKU AJO KOHE,,,,KETO NUK I THOTE TEMA DHE MERO,, POR JANE FAKTE,,,,DHE FAKTET DHEMBIN THANAS,,,RRIPIN THANAS,RRIPIN,,,HAPI CA VRIMA TE TJERA SE DO TE BIEN PANTALLONAT,,,,

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      Cilat jane fakte? Ato qe thote Tema api ato qe them une. Apo tifozlliku te ka errur syte. Tifozi tifoz mbetet edhe kur ekipi i zemres bie nga kategoria. Sa per rripin me shume se e shtrenguam me Rilindjen nuk besoj se do ta shtrengojme. Tatim fitimi u rrit me 50%, taksa mbi karburantet me 25 leke te reja. Nuk po te flas pastaj per koncesionet o Tralala

      1. NUK KA SHTET PA TAKSA O THANAS,,,,NDRYSHE PERFUNDON SI GREQIA ,,,, SHTET SUFLLAQESH,,,,EDHE GREKU HA E PI O QERRATA,,,,TASHTI PO PLASIN SHASHKAT SE NUK BEJN DOT JETE NATE NE KAFETERIA,,,,

  19. WEB1 says:

    E kush do ti zgjidhe keto probleme o thanas ,,PD ?Ishin ne pushtet per gati 20 vjet ,normal qe do shtrengoheshe rripi me vrimen gjigande qe la berisha .Keshtu eshte kur tjetri vjen ne pushtet dhe gjen vetem 300 dollare ne arken e shtetit .Ti je tipiku i shprehjes “ishim mire kur ishim keq “

  20. Haha says:

    Keta jane funderrinat e kombit. ….fuck. ..

  21. drejtesia says:

    Keto, qe shkruan Mero na befasojne ,por a i di dhe pse pranoi Rama si burracak qe eshte.Meso o Rame edhe nga kritikat qe te ben Blushi, sepse eshte me mend e mos i denigro me cinizem te tjeret sic e ke zakon

  22. te gjithe maloke ,te pacipe ,tradhetar,spiuna te shteteve te tjera ne dem te shtetit shqiptar,mercenar te paftyre edheantishqiptare brez pas brezi.ptuu anadollaksum sllavikum.

  23. Selfo Qori says:

    Duket se iku per lesh kjo pune,ka ardhur koha te behemi refugjat ose boikot total te zgjedhjeve qe vine. Me mire te marin hua me roge ndonje nenpunes Gjerman te menexhoj shtetin perkohesisht.

  24. orient says:

    ..neqoftese keta jane sipas komenteve ,ajka e PD-se i bie qe PD te jete krusa e kazanit!!

  25. orient says:

    ..neqoftese keta jane sipas komenteve ,ajka e PD-se i bie qe PD te jete krusa e kazanit!!{pjesa e djegur ne fund te kusise]

  26. Jeto. says:

    Kjo eshte qeveri gabelsh, qe e ngrene Çadren aty ku i zen nata. Turp dhe rast i pa precedente ku me letra dhe kushtetute qeveris socialistja, ndersa me bythe ne karrike qeveris PDja. A kuptoni te majte dhe te djathte se si tallen me bagtin popull. Historia nje here ne disa vite perseritet,ju kujtoj Fatos Nanon me Berishen,sot Edi Rama me Berishen, na genjejne na perbuzin tallen na poshterojne duke na bere budallenj dhe pse inteligjenca e popullit nuk eshte e varfer,por keta duhet me patjeter te cfarosen me gjith fisin e tyre,ndryshe Shqiperia dhe Shqiptaret do vazhdojne te vuajne per minimumin e jeteses se tyre. Ju kujtoj,ku i shkollon Ilir meta femijet, ku i shkollon Basha femijet, e me radhe te gjith ata qe ne mendojme se perpiqen per te miren tone. Shqiperia ka djem e vajza te mir shkolluar dhe te paster menderisht per ta bere kete vend,por nuk te lene ujqerit ,ku njera parti del e thot se me mua ka punesim,tjetra thote me mua ka zhvilli, slogane aq te vjetra sa dhe era e keqe e tyre ka infektura mendjet e te rinjeve. Shikoj se ne keto portale shahemi me njeri tjetrin sikur un apo ti kemi fajin qe poshtersite e politikaneve duam ti mbulojme ne. Kuotohet qe kjo eshte stresi qe kane njerezit per jete,per buken e perditeshme,dhe per vitet e pensjonit ku kushtet e mbijeteses jane te pa numerta. Uroj qe nuk besoj se me keta politikane do jemi me mire.

  27. LUNGO MARE says:

    Muza edhe vargu gjallë më mban,
    gjithnjë shkrova vargje pa kapistër:
    “Një ministër mund ta bësh çoban,
    po çobanin s’e bën dot ministër! e si mund ti qush ministra keta ? keta jan kukullat qe luan basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje