Agron Duka: Pas zgjedhjeve s'kam detyrim të qëndroj me PD, mund të bëj koalicion edhe me PS

23 Maj 2017, 09:10Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në një lidhje të drejtëpërdrejtë në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News dha dy lajme të rëndësishme. E para, ai tha se nuk pranon të kandidojë në siglën e Partisë Demokratike si deputet dhe e dyti tha se pas zgjedhjeve është i hapur të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.

Partia Agrare ambientaliste do të mbledhë strukturat e partisë për të vendosur nëse do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare. Duka thekson se marrëveshja Rama-Basha do të dëmtojë partitë e vogla. Nëse do të dalë më vete, pas zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë detyrim për të qëndruar në koalicion me PD, por mund të ketë dhe marrëveshje me PS.

Pjesë nga deklaratat:

Duka: Duhen shumë më tepër numra për të nxjerrë një mandat. Jemi në diskutime me strukturat dhe deri nesër mendoj do të vendosim dhe nëse do të vendosim deri  pasnesër do të regjistrohemi në KQZ.

Tare: Do dilni më vete?

Duka: Të mërkurën do them si do të hyjmë në zgjedhje. Është më tepër ideja për të hyrë në zgjedhje vetëm. Edhe strukturat aq sa kemi, mendojnë se duhet të provohemi si PAA. Prevalon më tepër kjo mundësi.

Tare: Çfarë negocioni me PD-në?

Duka: Nëse do të bëhet fjalë për emrin tim që të jem në listë, nuk e pranoj sepse më duket sikur i fus në grackë gjithë ata që kanë ardhur pas meje, jo vetëm pas meje por pas asaj kauze. Merremi me zhvillimin rural, me mjedisin. Nëse unë do të pranoja të isha në listën e PD-së vetëm, e para do të ndjehen të tradhtuar ata që kanë kaq kohë që na vijnë mbrapa. E dyta, natyrisht do isha besnik stemës së PD-së dhe nëse dal më vete duke marrë një ose dy mandate pastaj do të vendosim se me kë do të bëjmë koalicion.

Tare: PD ju tradhtoi me atë marrëveshje me PS-së

Duka: Për mua shyqyr që u arrit marrëveshje. Nuk besoj se u tradhtuam por ishte një marrëveshje e sforcuar. Për z. Rama ishte e pa negociueshme data. Ne ishim viktimat dhe ne duhet ta marrim me gaz këtë punë.

Tare: Ju thatë se nëse dilni vetëm në zgjedhje nuk keni pse të jeni në koalicion me PD-në…

Duka: Absolutisht nuk kam asnjë lloj detyrimi.

Tare: Do të thotë të bënin koalicion me PS-në?

Duka: Pa dyshim! Ai qe pranon të zgjidhë problemet që kemi në programin tonë, sidomos subvencionet direkte, ne mund të bëjmë koalicion.

8 komente në “Agron Duka: Pas zgjedhjeve s’kam detyrim të qëndroj me PD, mund të bëj koalicion edhe me PS”

  1. qetesi e xhelozi says:

    Mos na hapni barkun, se me PD do shkosh, thjesht do me rrejt me mar me shum vota nga budallenjt. Jeni bo te gjith si Kreshniku

  2. kombi says:

    HAJDE,more Duke si shkon, sa majtas, djathtas.
    FAQJA E ZEZE, E KA NJE TE MIRE ,PA GJE NUK TE LEN .

  3. Sorkadhja says:

    Je kujtuar shume vone z. Duka. Keto mendime qe na servirni, mire eshte ti thoni me troç. Neser kur PS-ja te jete ne pushtet si efekt i votimeve te 25 qershorit, ju edhe po te doni te levizni nga PD-ja ne PS do te gjobiteni dhe nuk do lejohen keto kapercime qe deri sot 26 vjet i keni bere lemsh votat e elektoratit, sa nga e majta me te djathten e anasjellta. E filloi partia juaj me Lufterin, vazhdoi Kaçua me pd- ne, nje lemsh qe e keni bere te majten e te djathten nje çorbe qe vetem qente e pranojne per te ngrene., Ta kam thene, kemi pas njelloj respekti per ju personalisht, duke menduar si njjeri i beses dhe i parimeve, por kur filluat lojen ne Erseke, doli sheshit se ju nuk keni parime. Sorkadhja

  4. socialisti says:

    Pastaj do thote Sala ,Duka i krimit .keshtuqe me mire rri aty ku je zoteri nuk kemo nevoje per ty me gjithe respektin .

  5. LRI says:

    Pse te duket habi ty qetesia dhe xhelozia qe kur njeriu eshte i lire vendos vete me mire, sesa kur je ne koalicion dhe vendosin te tjeret per ty.

  6. PAA po don me na hap barkun. Ne shqiptarwve na kujtohet viti 2005 kur deri atehere, PAA ishte me e majte3 se PS0ja. Por befas kaloi nga e mjata ne te djathten dhe u bashkua me PD-ne. Tjesht per karrigen e pushtetit. Keshtu vazhdoi ish kryetari vi famshmi Xhuveli, i cili qendroi kryetar i partise deri sa arriti ne mbi 80. Tani nuk e dime nese ka nderruar jete, APO JO.
    cAo PAA, pa asnje lloj morali, e tille do te mbetesh edhe ne te ardhmen. Ndaj kot e ke qe pret ndonje vote nga ky popull te cilin e ka mashtruar deri ku nuk mban uje pilafi.

  7. gzimi says:

    OOO AGGROOON , nuk je ti per politik po ik e boj noj pun private , ti je njerei qe hidhesh e pirdhesh ku ke interes , ik mjaft na hape barkun , SOROSIT gjyshi i la pasurin , kurse ty te la drazhgimni xhuveli partin e vet qe perfitoj sa mundi e iku si legen nga politika , ik er burr nga politika mo naj shpif , ti nuk je as njeri qe vuan per buk , ik pi noj kafe ke shqupi e kris bythen , mjaft naj shpife je bo si kreshnik spahiu , sikur ju ka ber nji non.

  8. sopiqoti says:

    Partia e juaj zoti Duka perfaqeson klasen e puntore te bujqesise dhe fshataresine..Do me thene klasen proletare te fshatit,si ta themi.NUK E KENI VENDIN TEK E DJATHTA.-Rjeshtohuni tek e majta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje