Opozita në qeveri, Basha shkel paktin me Ramën: Ministrat teknikë, fanatikë të PD

23 Maj 2017, 08:54Politika TEMA

Pakti politik Rama-­Basha jetësohet me votë në Parlament. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar dje votat për shkarkimin e gjashtë ministrave dhe një zëvendësministri, duke i zëvendësuar me shatë kandidatë të propozuar nga opozita. Votimi i pazakontë ka zyrtarizuar kësisoj përfshirjen e Partisë Demokratike në qeverinë ‘Rama”.

Kjo seancë shënoi edhe rikthimin e Partisë Demokratike në Kuvend pas më shumë se tre muaj bojkot. Pas ngujimit 90­ditor para Kryeministrisë, kryeministri Rama u detyrua të fuste PD në çadrën e qeverisë, me qëllim për ta futur në zgjedhjet parlamentare.

Ministrat politikë

Nuk ka një qeveri gjysmë teknike. Por ka një qeveri të mirëfilltë politike, e dominuar nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Tre ditë pas zyrtarizimit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkelur marrëveshjen politike me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa pakti parashikonte propozimin e gjashtë ministrave teknikë nga Partia Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta me miratimin e Sali Berishës, propozoi gjashtë ministra të mirëfilltë politikë, madje tre prej tyre militantë fanatikë.

Kur pritej që opozita të propozonte disa kandidatë të zhveshur politikisht, për të mundësuar zbatimin e paktit, befas ka ndodhur e kundërta, pasi Lulzim Basha propozoi gjashtë besnikë partie, duke hyrë kësisoj në qeveri. Për herë të parë, një parti që u ndëshkua me 1 milion vota katër vite më parë, për keqqeverisje dhe korrupsion, një muaj para zgjedhjeve, në emër të ‘zgjidhjes së krizës’, merr gjysmën e qeverisë. Kundër vullnetit të shqiptarëve të shprehur me votë, Partia Demokratike do të bashkëqeverisë vendin me partinë që shqiptarët i dhanë mandatin për të qeverisur. Në këtë kuadër, ministrat e propozuar nga PD mund të konsiderohen edhe si fytyra e parë e Republikës së Re.

Helga Vukaj, ministrja e Financave

Partia Demokratike ka propozuar si ministre ‘teknike’ e Financave, Helga Vukaj, e cila ka botuar libra në bashkëpunim me të bijën e ish­kryeministrit Sali Berisha, Argita Berishën.

Ajo ka qenë nëndrejtoreshë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si një besnike e pushtetit të atëhershëm. Helga Vukaj është akuzuar nga media si ”vartëse” e drejtpërdrejt e Shkëlzen Berishës. Ajo ka qenë drejtoresh Drejtorie në Ministri të Brendshme, ndërsa dy vitet e fundit ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit si Drejtoreshë e Përgjithshme. Lulzim Basha, i cili pretendon që një ditë të marrë pushtetin, për të themeluar Republikën e Re, i ka besuar zonjës Vukaj drejtimin e financave.

Ledina Mandia, zëvendëskryeministre

Ish­-Avokatja e Shtetit në kohën e qeverisjes së vendit nga Partia Demokratike, shkodrania Ledina Mandia do të zëvendësojë Niko Peleshin në postin e zëvendëskryeministrit. Zonja në fjalë është një emër i besuar i opozitës dhe gjithashtu e promovuar në poste të rëndësishme. Ajo ka qenë dëshmitare në komisionin hetimor CEZ duke mbrojtur pozicionet e ish­qeverisë Berisha. Ajo hodhi gjithashtu akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama. Ledina Mandia është këshilltare juridike e Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Pas rënies së PD nga pushteti, Nishani strehoi në Presidencë një numër pushtetarësh të PD, të cilët humbën pozicionet e tyre pas rotacionit politik.

Xhuljeta Kërtusha, ministre e Çështjeve Sociale

Propozimi i Xhuljeta Kërtushës nga ana e Partisë Demokratike si ministre e re e Çështjeve Sociale, është një tjetër fakt që komprometon rëndë marrëveshjen politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Ajo është anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike pa asnjë përvojë apo merita profesionale. Se si mund të jetë ministre teknike një anëtare e një prej forumeve më të rëndësishme të Partisë Demokratike, këtë mund ta shpjegojnë vetëm drejtuesit e opozitës.

Mirela Karabina, ministre e Arsimit dhe Sportit

Partia Demokratike ka propozuar si ministre ‘teknike’ të Arsimit dhe Sportit zonjën Mirela Karabina, në vend të Lindita Nikollës. Karabina është aktualisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Sociale. Ajo është gruaja e ish ambasadori shqiptar në Bulgari në kohën e PD­së, Petrit Karabina. Kjo e fundit ka punuar si mësuese për vite me radhë. Përgjatë viteve 2005­2011 ka qenë drejtoreshë në shkollën 9 ­vjeçare “P. Budi” në kryeqytet.

Ajo ka punuar gjithashtu si specialiste në Drejtorinë Arsimore në Elbasan. Kohët e fundit zonja Mirela Karabina është njohur si një nga pjesëmarrëset më aktive në çadrën e ngujimit të Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Me këtë angazhim duket se ka fituar besimin e Bashës për drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve deri në zgjedhje.

Gazmend Bardhi, ministri i Drejtësisë

Partia Demokratike ka propozuar Gazmend Bardhin në vend të Petrit Vasilit në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Z. Bardhi është një jurist i respektuar, por nuk mund të konsiderohet kurrsesi ministër teknik. Ai është ekspert ligjor i Partisë Demokratike dhe këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Gazmend Bardhi ka qenë ekspert i PD për hartimin e platformës për reformën në drejtësi si dhe hartues i projektligjit për dekriminalizimin, po për llogari të Partisë Demokratike. Gjithashtu, Bardhi ka mbrojtur disa çështje të Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi është propozuar në këtë post vetëm për shkak të besimit të partisë dhe të lidhjeve me partinë.

Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm

Dritan Demiraj është Ministri i Brendshëm i propozuar nga Basha, pas paktit PD­PS, për ministra teknikë. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1­7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale. Ai është liruar nga Ushtria rreth 3 vite më parë, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pas një mase disiplinore në ngarkim të tij për cenim të Sigurisë Kombëtare. Demiraj u akuzua nga Ministria e Mbrojtjes udhëtoi disa herë jashtë vendit pa autorizimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë.

Ndaj tij u regjistrua edhe një procedim penal, por çështja u mbyll nga Prokuroria. Ai njihet jo vetëm për merita profesionale, por edhe për “përplasje” të vazhdueshme me kryeministrin Rama. Pas lirimit nga detyra ai nuk e ka fshehur në asnjë moment mendimin e tij për kryeministrin apo ministren. Në statuset e tij në Facebook shfaqen komente të shumta kundër Ramës dhe kabinetit të tij. Ky pozicionim duket se ka bërë atë një personazh të besueshëm për Partinë Demokratike, e cila i ka besuar një nga detyrat më të rëndësishme, me rol vendimtar në luftën kundër drogës.

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë

Mund të konsiderohet si ministri i vetëm teknik, në pwrputhje me marrëveshjen politikes Rama-­Basha. Ndryshme nga ministrat e tjerë, Arben Beqiri ia ka kushtuar jetën profesionit të tij, duke mos u ekspozuar politikisht. Ai është profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, ndërsa deri në 2013 ka qenë Zëvendës Rektor në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Nga viti 1993 deri tani punon si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. (Shqiptarja.com)

9 komente në “Opozita në qeveri, Basha shkel paktin me Ramën: Ministrat teknikë, fanatikë të PD”

  1. Poku says:

    Ata celsat e kashtes kane ne dore per nje muaj edhe vete Berisha te ishte nuk ben dote gje deri sa eshte dirigjent Edi keta nul jane vetem sa te ngaterrojne popullin me qeverine teknike qe ne thelb eshte po e njejta qeveri keta duhet te sqarojne mire elektoratin e tyre se c’far roli kane keta ministra ne kete qeveri dhe sa te besueshme jane burimet e ketij pakti ne menyre qe mos kete pakenaqesi ne elektorat.

    1. Tommy says:

      Ata nuk kan mundesi qe te bejn dicka per PD,Rama nuk u jep atyre hapsire qe te veprojn Lafe shume e pune pak

  2. mali says:

    Mos u shqetesoni fare, dardha e ka bishtin mbrapa.
    Gjithçka monitorohet nga afer dhe nga larg.
    Tung

  3. ela says:

    Dritan Demiraj,me te vellane ,Alban Zeneli,dhe disa po kuksian e tropojane qe kane qene ne shiun e sales,kan qene te shkolla Vasil Shanto p[er zgjedhjet e bashkise kur fitoi Luli bashkin,kete shqetesim e ngriti Dhe Erjon Brace ne ate kohe.

  4. butrinti says:

    More Mero ! c’i ke keta gazetar te pjerdhur . E kuptojne ketan qe nuk ka bashkqeverisje por thjeshtn monitorim te perbashket zgjedhjesh . Rama e ka mimizuar ne mos stopuar punen e qeverise per kete muaj . Keni marr trut e gomarit dhe nuk i kuptoni keto . Shqiperia fitoj startimin e reformes se bllokuar me kete karamele dhuruar demokratikes . Rama as qe e cau kokken per te pare se ke kishte vendosur demokratikja.

    1. Aleksander says:

      Pikerisht keshtu !-Rendesi ka qe kaloi Vetting-u ,dhe qe njerezit te votojne PS-ne .Edi Rama i duhet Shqiperise edhe keta 4 vjete,pastaj gjerat do te hyjne vete ne rruge te mbare,saliu do te kete pjerdhur bashke me lulin ne Bençe .

  5. qamo says:

    Mos ja fusni kot, me Qeveri Teknike e budallallëqe të tjera…! Banda e PD-së, u fut në Parlament dhe në zgjedhje, pasi Berisha e Basha, morën garancinë (nga “miqtë” tanë ndërkombëtarë), se nuk do t’u preket asnjë fije floku dhe se Vetingu është një paçavure, që “u shitet” shqiptarëve, si sapuni për djath… Këto karrikatura të jetës politike që ndodhin në Shqipëri, nuk kanë shëmbull në botë…, ndërsa gjatoshi ynë, i shet mënd Evropës majtas e djathtas, si “lider” i Ballkanit…. Hahahahahahahaaaaaaaa………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. enter"" says:

    Pse jeni kaq idiote? Pse dhiheni ne breke dhe mbyteni ne nje pike uje?
    A nuk e kuptoni qe keta ministra te PD nuk kane absolutisht asnje ndikim ne zgjedhje apo rezultatin e tyre?
    Thjesht I beri qefin Bashes, cadra u mbyll. Mos kujtoni se Edit do I ikin gjerat nga duart. Eshte thjesht nje plan I mire per spastrime te metejeshme.

    Skeni pare gje akoma

  7. emigranti says:

    mbase kete gje edi e beri vetem sa per te ulur saliun-lulin-pd kompani qe ne cadren e tyre mburreshin se do te sillnin drejtesin e vertet republiken e re, po u duk qe nga hajduterit dhe kriminelat nuk ka shpetim ishte vetem lufte per ti shpetuar burgut vetingut ne qoftese do behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje