VIDEO/ Rama i rrethuar nga gratë, batuta në Durrës: S’ka më bukur, po i mbaj sytë më mirë poshtë

23 Maj 2017, 16:42Politika TEMA

“Mbrëmë rritëm të votohej një moment i rëndësishëm. Dhe ky është një momenti i rëndësishëm. Shumica thonin mos ta vëmë në program se nuk e realizojmë dot.

Por unë isha nga ata që insistonin do ta vëmë në program dhe do ta realizojmë. Unë i besoj asaj që njeriu duhet të përpiqet për të realizuar ato që dëshiron.

Dhe kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë për të ndryshuar sistemin gjyqësor në vend, duke e pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”

Kështu e ka hapur fjalën e tij kryeministri Edi Rama gjatë një takim me gratë e Durrësi i cili  nuk i ka kursyer fjalët e bukura për gratë e pranishme.

“Nuk ka rrethim më të bukur, se rrethimi grave. Dhe aq më tepër në një rreth kaq të madh, ku ngado të kthehesh të mbesin sytë. Po i mbaj sytë poshtë,” tha Rama

Shefi i qeverisë u shpreh se nëse votojnë vetëm gratë në 25 qershor, Partia Socialiste shkon në 91 deputetë, pasi sipas tij 65% e grave në Shqipëri votojnë për PS. Ai tha se burrat e duan shtetin për të tjerët, jo për vete.

“Nëse votojnë vetëm gratë, PS shkon në 91 deputetë në 25 qershor. 65% e grave në vend votojnë për Partinë Socialiste. Burrat thonë duam shtet, por e duan për të tjerët dhe jo për vete. Unë besoj se ne kemi të drejtë tju themi grave dhe vajzave që të votojnë PS, sepse këtu nuk është në lojë fati i partive, por fati i Shqipërisë. Lulin dhe PD i keni dhe nuk i bëni asnjë dëm që ata të rrinë në opozitë,” tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se në 26 qershor pasi është pranuar rezultati do të hapet një kapitull i ri në historinë e Shqipërisë.

Pyetja që bëhet është a do të hyjë njeri në burg? Në burg duhet të shkojnë zullumqarët, deri tani politikanët e korruptuar kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e korruptuar.

Kur më thonë e bëtë marrëveshje për të shpëtuar njeri tjetrin më vjen edhe për të qarë dhe për të qeshur, pasi po të ishte kështu do ishte bërë dhe nuk do të kishte njeri në çadër për të mos u bërë.

Këtu jemi të gjithë kushërinj, por me prokurorë dhe gjykatës amerikanët dhe europianët do të jetë ndryshe”. u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje