Lojtari i skuadrës së Beshiktashit, Dushko Tosiç, dhe bashkëshortja e tij, Jelena Karleusa, kanë pranuar kërkesën e rradhë që tifozat e ekipit të tij iu kërkuan që të heqin dorë nga seksi derisa të sigurojnë titullin kampion.
“Jelena, ju lutemi mos bëni seks këto javë me Tosiç! Beshiktashi duhet të ruajë vendin e parë. Më pas bëni çfarë të doni bashkë”, ishte mesazhi i tifozëve të Beshiktashit
Në një prononcim për të përditshmen serbe, “Kurir” 32-vjeçari u shpreh se pavarsisht se nuk dëshiron që të komentojë rreth jetës së tij private, i qetsoi tifozat e tij duke deklaruar se Jelena ndodhet në Beogard.
Beshiktashi është pranë fitimit të titullit kampion për të dytin vit rradhazi në kampionatin Turk.