Deputeti Gjovalin Kadeli ka ndërruar jetë ditën e sotme, por dhimbja në familjen e tij bëhet edhe më e madhe.
Kjo, pasi edhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë më shumë se një vit më parë, po nga një sëmundje e rëndë.
Gjë që pohohet edhe nga ana e kryeministrit Edi Rama, që ka ngushëlluar fëmijët e Kadelit.
“Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës.
Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë…
U prehsh në paqe Kadel”, shkruan Rama.
VETEM KUR DEGJOJME LAJME TÈ TILLA KUPTOJME RENDESINE E DITEVE QE JETOJME. NGUSHELLIME FAMILIAREVE U PREFTE I QETE.