Kisha shume kohe qe e ndaja me miqte e mi nje lloj neverie per katandisjen dramatike te ambjentit politik ne Shqiperi, pa guxuar asnjehere te mendoja qe edhe une vete te mos isha pjese e pergjegjesise. Por pa harruar asnje cast se per te ardhur deri tek une radha do te ishte tmerresisht e gjate. Ne kete kontekst u kam thene atyre se per here te pare ne jete kam qene i dyzuar, se nuk e dija tamam ne doja te qendroja apo te largohesha. Ndoshta per shkak se njeriu e ka te veshtire te ndahet nga pasionet e veta apo per shkak te bindjes e forte qe, per sa me ka perkitur kam bere gjene e duhur, te pakten ate qe kam besuar se eshte e drejte, mesa duket e kisha te veshtire qe ta vendosja vete.
Ndaj sot i falenderoj njesoj dhe pa asnje keqardhje te dy ata qe e moren kete vendim, duke me cliruar nga medyshja ime. Natyrisht, edhe nga cdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qene nje vendim i formes se prere, qe mund te jete marre ketu e kater vjet te shkuara, por kjo nuk ka asnje rendesi, as per publikun e aq me pak per mua.
Miqte e mi,
Eshte me arsye mungesa ime ne listen e kandidateve te Partise Demokratike, por edhe po te ishte ndryshe, nuk do te kishte qene fundi i botes.
Eshte finalizim i nje procesi te pandalshem degradimi dhe bjerrjeje vlerash qe nuk ka filluar mbreme. Per fatin tim te mire une nuk kam pritur qe te flas sot per te gjitha keto, por e kam bere ne vijimesi, kudo ku me eshte dhene mundesia, ndonese me shume, shume vetepermbajtje. Arsyeja e vetme ka qene qe jam qene i rezervuar lidhet thjesht me ndjesine e njeriut qe kerkonte te shpetonte shtepine e vet, duke e riparuar nga brenda.
Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari Edi Rama ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.
Por edhe pse e njoh mire kete ligatine, dhe nuk shpresoj qe te funksionoje gjate, nuk kam asnje pendese qe luftova dhe bera sa munda qe te kishte nje marreveshje.
Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mire teknologjine e shtirjes politike qe prodhon kauza te rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar qe shoh se si idhtaret e luftes, ose Lej Fenet e partise sime qe vetem 10 dite me pare u hakerreheshin Henes, po t’u permendje qe nje dite do shkonim ne zgjedhje, tani po i lepihen paqes.
E bera kete shpjegim ne respekt te atyre njerezve, me te cilet per nje kohe relativisht te gjate kam ndare bindje te ngjashme, jo domosdoshmerisht politike. Nje mije here po te me jepej mundesia te kthehesha pas keto vite, nje mije here do te kisha bere te njejten gje. Ndaj edhe sot jam shume i qete dhe pa asnje peng. Kjo nuk do te thote se nuk kam gabuar, mos e dhente Zoti! Por jam shume i sigurt qe sado te medha te kene qene gabimet e mia, ato do te ishin gjithesesi si buleza uji ne oqeanin e mekatit politik te ketyre viteve ne Shqiperi.
Ndaj sot dua te falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten, votuan apo besuan tek une ne kohera te veshtira dhe te mira per Partine Demokratike. Nderkohe qe u kerkoj ndjese te gjithe atyre qe nuk kam pasur mundesi t’i ndihmoj apo mund t’i kem lenduar gjate ushtrimit te funksioneve te mia publike.
I uroj sukses dhe mbaresi cdo anetari te Partise Demokratike, duke perfshire ketu edhe kryetaret, ne zgjedhje dhe kudo tjeter!
Nje urim te vecante e kam sot per demokratet e Vores, me te cilet pata fatin dhe privilegjin te punoj ne kohet e fundit, duke vecuar sidomos betejen gati epike te zgjedhjeve lokale te vitit 2015. Ata i paraprine kauzes se zgjedhjeve te lira dhe ndershme ne Shqiperi, te pakten 2 vjet para cadres, qe u ngrit per te shpetuar lekuren e Lulzim Bashes. Mbetet per t’u provuar ende nese ky objektiv do te arrihet ose jo.
Te nderuar miq! Asgje e keqe nuk ka ndodhur. Sepse une nuk e besoj perrallen e keqperdorur qe tani “asgje nuk eshte me si me pare”. Dhe per shkak se kemi mbetur ne vend dhe gjithcka eshte sic ishte, i qendroj me shume bindjes sime te kahershme se Shqiperia ka nevoje per nje shkundje te forte, e cila pa asnje dyshim ka per te ardhur.
Ju pershendes me mirenjohje te gjithe juve qe si une besoni se per te pastruar qytetin duhet ta nisesh nga oborri i shtepise tende. Dhe se nuk mund te kete as shtet dhe as Shqiperi me te mire, nese partite do te bunkerizohen dhe do te kthehen ne kompani biznesesh te pista me nje pronar te vetem. Ne qe e mendojme keshtu jemi shume me teper se ajo skote gjobaxhinjsh, qe po perpiqen te mbajne peng vendin per shkak te pengjeve te veta te parrefyeshme dhe te keqkuptimit qe kane per politiken, shtetin, shoqerine, por ndoshta edhe per vete jeten ne kete bote, si vdekatare qe jemi. Une jam me i motivuar se kurre te ndjek bindjet e mia dhe vizionin tim per Republiken joimagjinare qe meritojme dhe jam po kaq i sigurt se jane qamet shume ata qe e mendojne si une.
NJË MASË TUMORALE…
Të gjitha simptomat dhe analizat tregojnë, por edhe me sy të lirë duket se 25 qershori do të na pjellë një masë tumorale… Nuk ka rrugë tjetër veçse të shkojmë në zgjedhjet e tjera, por jo kësaj rruge, nëse nuk duam një masë tumorale tjetër…si
Po mire mor Patoz, qe na hiqesh si virgjereshe, me 21 dhjetor kur padronet e tu vrane 4 qytetare te pafajshem, çfare qendrimi mbajte, fole apo nuk fole, mendove e nuk ta mbajti bitha te flisje apo nuk mendove hiçegje?
Zhdukuni nga faqja e dheut ju qe e shkaterruat Shqiperine me Banden tuaj te Hajdareve. Ishalla vjen dita plehrat ne PS pesojne te njejtin fat.
Ha një m.t, o m.t, m.ti.kafsha e bindur e fanatike e Berishës. Pabesia e ka emrin Berisha ose dhe Lul Basha.
I dashur Patozi,
Degjenerimi politik ne Shqiperi eshte shume i hershem dhe nuk e besoj se ti e kuptove 4 vitet e fundit..Nuk te ka munguar informacioni dhe intuita. Sidoqofte, nese akoma mendon qe situata ka shkuar per keq vetem vitet e fundit, duhet te kesh guximin te permendesh emrat e shkaktareve te vertete. Mos u merr shume me Bashen, sepse ai edhe ne keto lista qe ka paraqitur ka sherbyer si fasade maskimi per padronin e tij, por edhe tendin per shume kohe..
Bej pak pushime o Patoz, dhe dil e kerko ndonje pune ose parti te re. Ka shume ish deputet te lire qe mund te bashkohen e te bejne ate qe s’diten ta bejne deri tani. Paci fat!
urgjentisht ligh zgjedhor mazhoritar dhe korrektim sigurisht kombetar qe te kete pak polifoni parlamenti. Ama, secili sa i vlen lekura!!!! Jo me kete listat me zona te sigurta!!!!! Futen rroskope e palaco me kile…
Jeni njerëz pa bythë bre Patoz. Jo tani joooo, por që nga koha e berishës.
Fjalët e tjera jan kot
Zhduku o Surrat Shtrember.Te te vrane shokun me te ngushte 2BB dhe nuk u ndjeve fare.Ik Masturbohu ne ndonje qoshe se nuk ta var me njeri.
Nuk se jam ne nje krah politik me z.Patozi,por kam ndjekjur fushaten e 13-es dhe u cudita me konluzionin e z.Patozi ,ai atehere e tha te verteten e humbjes ne sy ne sy , me dy rreshta dhe me guxim te rralle.Ne ato kohe thashe me vete,c’eshte gjithe ky guxim,do ti kushtoje derebardhit.Dhe ja tani, lihet jashte listes nje opozitar mendjehapur qe mund te degjohej,edhe kritika e tij ishte me sharm.E verteta qe tha z.Patozi atehere nuk u kuptua dhe po vazhdohet ne te njeten rruge dhe sot.Rezultatet do te duken ne 25 qershor.Atehere do te kujtohen se c’ka thene z.Patozi ne 13-en.Revolucionet i hane bijte e tyre si Saturni,ka thene nje personalitet.Z.Patozi nuk eshte fundi i botes,perjetoje me sportivitet,njerzit ju respektojne me shume.
Iku cadra , mbet rrogozi iku Bregu dhe Patozi
Iku Jozi e Selami
disa thojne do bahet nami
Iku Bode edhe Ruli
ka mbet vetem Sali shuli
Mor Lulzim , more i shkret
keq per ty ca ka me t’gjet
Populli tash te ka ne dore
ta difton me 25 qeshor
Z.Patozi ju ishit ndet te paktet figura te verteta racionale dhe opozitare te PD, ju treguat si mund te fitohet zgjedhjet me gjith shtetin kundra (vora 2015). Ju ne dallim nga disa te perjashtuarit e tjere duhet te ishit ne listat per deputete ndryshe nga sorrat si majlinda, zhelefinat apo ato qe pasuruan dhe vune dhjame nga Pd si Bode,imami,ruli,pollo,bamir topi e plot te tjere.
Je nje politkan qe mundohesh te shitesh si politikan korekt por e verteta eshte qe je nje politikan kurve.Turp per ty,edhe ne kete paraqitje mundohesh ta krahasosh Bashen me Ramen.Ti ke dal prej atij kazani dhe ai kazan te ka largu,e edi Rama kur nuk te kishshte largu ne kete menyre,shko dhe harroje Ramen ti je shume i vogel ne krahasim me Ramen!!!…
Ta paten thene shoqnia shume vite me pare qe kjo do ndodhte.
Kini humbur instiktin e pershtatjes zoteri,
prandaj dhe humbet.
Te kesh ndergjegje ne nje kopsh zoolgjik,
je i destinuar te shnderohesh ne ushqim i tyre.
Patosi ndoshta eshte nga me dinjitozet e PD-se.
Jezofina, Bode, Selami,Bregu e Co kane perfituar shume nga politika pa qene ne shkallen e duhur.
E para e privilegjuar Xhozi qe nuk la njerez te saj pa sistemuar ne vende “pellumbash”:
-Pruri “roskopin” e saj (vellan) nga “thellsit” e Emiglia Romagnes dhe e beri punonjes ketu ne konsullaten e Milanos ne 2005-en.
-Vendosi “dhenderushin” (te fejuarin e vajzes) ne vend te papershtatshem per te sipas ligjit ne konsullaten tone ne France.
Harrem ato qe kini perfituar pa e merituar, ju “gjykofte” e drejta jone qe meritojme shume here me shume se ju pa e mare asnje here!
Me ne fund patoz e perjetove ate qe te kisha thene para shume vitesh,te pata thene i nderuar se shume shpejt sali berisha e lul basha do ta bejne edhe me keq se azemit,pashkos,Olldashit apo se dikur pollos,Eduard Selamit e te tjereve qe ua prishi ftyren me thika,u kercenoi edhe familjet dhe ne fund i detyroi edhe te emigrojne ka syte kembet,por ti e Bregu dhe Selami rrini te qete se sepaku sheptuat me koke,kujtoni azemin,pashkon,Olldashin dhe pastai mendoni se çfar do te kishit pesuar,prandaj rrini krenar qe nuk jeni ne te njejtin grup-skuader vrastareqe dikur bene lazaratin republike te re dhe tash akuzojne ramen per drogen,dikur vrane njerez si ne gerdec,21 janar e shume te tjere dhe akuzojne Ramen,por edhe ti dikur beje avokatin e dyshes vrastare qe tash fatmiresisht te hudhen ne shport merllogu,siq bente dikur millosheviqi me spiunat ose gjahtari me zagaret e tij kur plakeshin,rpandaj mos u perzit se ka edhe me keq dhe ekeqja me e amdhe do te ishte sikur ti te ishe akoma ne sherbim te dyshes vrastare.
duhet te jesh servil i kryetarit lulushit dhe salkes te birit te salkes dhe goces se salkes se ato i kane bere keto lista deputetesh
Patoz, po e ke idene se kush ka qene Lei Fen.
Kulturen dhe dijen e keni shprehur qartesisht ne Kuvend .
Lei Fen ka qene nje kinez i thjeshte, ushtar shume puntor, cilesi e popullit kinez , dhe I ndergjegjshem. Kursente çdo gje qe mund te perdorej dhe dha jeten ne krye te detyres.
Gjeje vete se sa shkon krahasimi yt injorant.
Injorant per ne qe njohim historine e njeriut te thjeshte, por per ty, o katundar( jo fshatar ), qe perdore politiken per te perfituar, mashtruar e perçare njerzit, eshte fix ajo qe mendon per njerzit, qe jetojne me djersen e tyre.
Ja,u ngrit edhe Patozi
hedh batare si mitralozi
Shokë dëgjoni e mbani vesh
Sot Patozi pallën ka ngjesh
Ku do dalë Patos ziu
ngado shkon të grin veriu
andej luli e këndej Sala
gjith Pd e vunë përpara
Po lufton me erën,shiun
se,nuk e vë dot me saliun
as me salën,as me zenin
kish një kohë kur shkëlqenin…
E ke gabim-z.Patoz-lajmin nuk ta da E.Rama por t’a dhan deklaratat eP-D-isteve te rinje qe shpreheshin ne caderen e “Republikes se re” por nuk e kuptoje ose me mir nuk doje.Bomba qe te ra me listat do te jet shum e Vogel ne krahasim me bomben 100 her me te madhe qe do t’ju bjer ne zgjedhje.
Je me vones ore Patos U bere trim burre kur te hoqi nga karrrikja. Ku ke qene me pare jeni te gjithe legena
Ne keto shkrime qe hiqen si te pafajshem dhe qe i kane ra ne qafe, ne te njejten menyre si ne kohen e Enverit, une nuk kuptoj Pse i bejne keto shkrime; i vjen keq qe I hoqennga politike, i vjen keq se mund ti jene hequr privilegjet sociale dhe materiale, i vjen keq nga qe I mohuan memcurine dhe zgjuaresine apo Pse i hiqet mundesi e ngrenies ne te ardhmen te ndonje kafshate qe nuk mund te Haines me. Me mire hesht dhe mos fol sepse largimi nga politika pa dashje tende nuk te jep te drejten qe te flasesh per te kaluaren, mbasike qene ne pozicion rrafsh me to , vetem per vete dhe Skender menduar Jashte vetes dhe sinqerisht Po te them qe megjithese pa dashjen tende te ben mire, mbasi te hoqen ” te drejten” me bo keq dhe per kete duhet te jesh i jesh i heshturdhe njekohesisht i lumtur se Qofte edhe pa dashje nuk ke per te bere me keq.