Berat, revoltë tek drejtuesit e PD për listën: “Mos të trishtohet Luli kur të mungojë...”

28 Maj 2017, 14:40Politika TEMA
Berat, revoltë tek drejtuesit e PD për listën: “Mos të

Ka qenë e pazakontë ajo që ka ndodhur në web-et më të mëdha të qytetit të Beratit, përgjatë orëve pas publikimit të listave për kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, mesnatën e premtes.

Drejtues lokalë të organizatave të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit, themelues partie, mbështëtës të deklaruar e votues historikë të saj kanë gjetur faqet online si mundësinë e vetme të shpërthimit të revoltës ndaj kandidaturave të propozuara nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.

Përpos Eduart Halimit, mllefi i demokratëve të Beratit është përqëndruar në emrat pas tij, që nuk janë as të rinj dhe as të paprovuar për këtë qytet, nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi e deri tek Sazan Guri.

“Nuk ka asnjë emër në listë që përfaqëson Beratin. Nuk ka asnjë propozim që vjen nga strukturat e qytetit. Nuk ka asnjë grua në listë. Nuk ka as emra që përfaqësojnë besimet e ndryshme fetare” – është irritimi në bllok i demokratëve të qytetit të gurtë, që kanë ironizuar më tej edhe nivelin intelektual të kandidatëve.

Ish kryetari i Partisë Demokratike të këtij qyteti, përmbledh revoltën në një koment të vetëm: Ndonjë ortodoks ka? Ndonjë femër të duket gjëkundi? Ndonjë kryetar – sekretar PD? Ndonjë banor qyteti apo qytetar beratas? Ndonjë intelektual ? – pyet Shkëlqim Hysanj, ish drejtuesi lokal i PD.

Paradoksalisht me atë që ka përfaqësuar në këtë qytet, si pronar i një institucioni privat që duhej të jepte dije ( universiteti UFO) , demokratët e Beratit kanë ironizuar nivelin e formimit të numrit dy në listët e kandidatëve, Astrit Veliaj.

“Astriti. Është masha. As di të flasë e as di të shkruajë” – shkruan një tjetër mbështetës i PD, për numrin dy në listën e demokratëve në këtë qytet.

Ish deputeti demokrat, është bërë qendra e zhgënjimit jo vetëm të votuesve të djathtë, por më shumë sesa kaq, i demokratëve të strukturave vendore. Ata i kujtojnë Astritit se në katër vjetë në parlament, jo vetëm që nuk foli asnjëherë për ta, por nuk u pa kurrë në podium, përvec se mbrojti bisneset e tij.

“Më vjen keq që nuk jam informuar për gjithë këto gjëra që paska bërë Lefteri në Berat” – ironizon një tjetër demokrat për emrin e Lefter Maliqit në listën e Beratit.

Nuk ka munguar as shprehja e habisë për emrin e ambjentalistit të parehabilituar Sazan Guri, që këtë herë është rreshtuar në listat e kampit blu, si i pesti në Berat.

‘’Sazan Guri me PD??? WTF ‘’ – është më shumë sesa habia e një demokrateje…

Demokratët e Beratit kanë të qartë tashmë se do ta humbasin mandatin e dytë në qarkun e tyre, duke në u shprehur të vetëdijshëm se për këtë po punon pa u lodhur kryetari i tyre Lulzim Basha.

“Cfarë trishtimi- psherëtin në një koment shkurt një tjetër mbështetës demokrat, referuar propozimeve të munguara për deputetë në këtë qytet, gjithsesi “i kujdesshëm’’ për kryetarin kur i shkruan:

“Mos të trishtohet Luli kur ti mungojë vota ime…’’

8 komente në “Berat, revoltë tek drejtuesit e PD për listën: “Mos të trishtohet Luli kur të mungojë…””

  1. zana says:

    Te dashur beratas ngrini zerin bojkotoni. Astriti deputet, Lefteri??!! O zot ku po vete ky popull. Astriti mori sa deshi tani do t’i shtoje e do t’i mbroje ato qe shton.

  2. Asus says:

    Keta te PD Jane vetem per te vjedhur. PS per pune. Shembull eshte Tirana, si kur punonte Rama dhe tani Erjon Veliaj. Te dy ndryshuan fytyren e kryeqytetit. Kur ishte Lul Basha nuk beri asgje se ai nuk eshte per pune po per sfilata. Vajhalli te behet ai kryeminister I vendit.

    1. albaniafirst says:

      Asus, ajo qe ke shkruar ketu eshte … pak e sak.

    2. emigranti says:

      ke shum te drejt o i nderuar ashtu esht!

  3. Demokrati says:

    Te dashur demokrate beratas! Dini ju, por di nje diçka me teper Luli yne. Eshte caktuar Astrit Velija, sepse ka fonde. Sikur tri dreka te shtroje me birre e vere dhe … i rremben qindra vota. Ndersa Lefteri njihet si i forti i Beratit. Di ai se si i mer votat. Ndersa i gjori Sazan braktisi partine e vet dhe erdhi e futi koken ne listen tone, te demokrateve, por ku pa se ishte larg, atehere me mire jashte gare se sa i deshtuar. Kaq, o te dashur demokrate beratas.

  4. Zeni says:

    HALIMI LAFTERI ASTRITI NUK JANE TJETER POR PJESE E TEORISE FSHATI DHE INJORANCA NE KRY TE UDHEHEQJES SE VENDIT. NUK ESHTE VETEM LUL BASHA QE E BEN KETE POR EDHE ED RAMA. EDHE LIKE FLORINI. 7 DREJTUS FSHATAR DREJTOJNE SOT PUSHTETIN VENDOR NE BERATIN MIJERAVJEÇAR PARA KRISHTIT. E PAT ÇBERI AI DREJTOR I GJIMNAZIT BAB DUD KARBUNARA, IA LYPI NXENESEVE. I PAPARE DHE I PADEGJUAR HISTORIKISHT SI AKT. EPRA KY DREJTOR DIBE HAJDARAJ ESHTE KATUNAR..PO DONI ME PER FSHATRET LEXONI BALZAKUN

  5. superman says:

    PS-ne do ta votojne gjithe Shqiptaret madje edhe demokratet e zhgenjyer se u lodhen nga mashtrimet dhe genjeshtrat e Lulit me saliun. Eshte fat i madh per Shqiptaret qe kane nje lider te madh si Edi Rama. Urime!

  6. Dru me pre says:

    Pse ankohen demokratet e Beratit kur akoma besojne te nje jo- demokrat si Lulzim Basha. Mos harroni se kantidatura e socialisteve sidomos ajo e fshatarit Nazif Nasufi eshte nje turp per qytetarine Beratase qe e ka mbytur fshatri ilir Meta dhe fshataret e PSse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje