Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se dalëngadalë po ngel krejt i vetëm brenda partisë që drejton.
Pas reagimit të deputetëve Jozefina Topalli dhe Arben Imami, një tjetër emër i rëndësishëm për PD-në ka sulmuar Bashën duke i quajtur fyese për partinë e tij lëvizjet politike të Bashës.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legaliteti, Sulejman Gjana ka deklaruar sot dorëheqjen e tij nga kandidimi në zgjedhjet e 25 qershorit në listat e Partisë Demokratike.
I renditur nga Basha i 4-ti në listën e PD-së në Qarkun e Dibrës, Gjana thonë se me këtë pozicionim kryedemokrati jo vetëm e ka fyer atë personalisht por edhe i ka fyer partinë që ai drejton, PLL-në.
DEKLARATA E PLOTË
Të dashur miq,
Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.
Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.
Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.
Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.
Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL.
I juaj përzemërsisht,
Sulejman Gjana
Kryetar i PLL
Mjaft me keto shkrime se late name. I beni reklame njerezve inatcor dhe te pakenaqur se nuk jane te paret apo te dytet ne liste.Dhe jo se kane parime apo dine cfare perfaqsojne.
Keto nuk perbejne lajme kundra Bashes perkundrazi tregon qe ai ja ka fut me lezet.
Ju te rrezikuar kini qene qe kur me emrin e Partise tuaj “Legaliteti,” perfaqesoni mbreterine dhe mbretin e vet shpallur,tradhetarin, kurvarin dhe xhelatin e popullit ,Amet Zogu .. JU kini qene e jeni kot….. Pari qe nuk nzier dot nje deputet…,po kerkoni te dilni nga breket e nje partie tjeter e aq me keq asaj partie qe i kane vajtur breket ne fund te kembeve. Dhe kur breket i con ne fund te kembeve do te thot se behet gati per ti ngritur kembet perpiet……
Mos…. Mos na ler te lutem ne keto momente……….te lutem Sulo mos hik. Shqiperija pa ju legalistet nuk mund te hyje ne Europe. Te lutemi Sulo………..Te betohem per flamur se Basha nuk kishte qellim te tallte b…..me ty.
.
Pse, çfarë kauzash keni ju të legalitetit, të shkatërroni vendin akoma? Atë kauzë kishte/ka edhe PD-ja. Mblidhuni aty dhe vajtoni mjerimin, vajtoni dënimin që ju pret, ndyrësira.
Ik mor karagjoz, po kush dreqi ju jep vota juve. Popullit i ka ardhur ne maje te hundes ai mullari i bronxit tek stacioni i Trenit dhe mos u cudisni qe se shpejti i vjen dita ta shporrin prej aty ate vagabond.
Pse nuk dolet te vetem ne zgjedhje? Sepse e dini qe nuk ju voton kush.
PLL e kane shkaterruar vete e kryesisht ish Kryetar Spahiu etj. Forca e saj eshte gati zero. Jeni mesuar ne kurriz te PD. del ne vete po je burre, mos vegjetoni kot.
Po ti ke fyer veten,o zogist e kelysh zogisti,per deri sa nuki ke bythe te kandidosh me vete per atre palo partine tende dhge tani hedh vicka se te paska fyer Basha!
Keni 27 vjet qe Legaliteti dhe Balli nuk keni marre asnje deputet,se populli ju ka vulosur perfundimisht me vulen e TRADHETAREVE TE KOMBIT,prandaj ju nuk keni vend ne parlament e popullit , por ne parlamentin e TRADHETAREVE!
Te gjithe ju kryetaret e palo partive fantazem keni pranuar te kandidoni ne listat e PD-sae se e dini qe jeni pa vlere dhe te urryer nga populli!
HUM-HUM-HUM!
Ju dhe Ballistet dilni vetem dhe lerini pordhet!
Basha po lan kusuret e “cadres” mblodhi gjith llumin e gjasme parti u premtoi vende te sigurta ,dhe tani s’ka c’ben pasi ja kan zene rrugen sekseret me shukat e lekeve ne duar
Duket qe ate parti e paska mbajtur gjalle Ekrem Spahia. U bene 4 vjet qe Sulejmani ja shuajti emrin PLL dhe tani me keto zgjedhje e varrosi.
Turp per sulejmanin qe nuk regjistoi partine per ne zgjedhje. Hera e pare qe legaliteti nuk mer pjese ne zgjedhje.
Vendimi per tu futur nen siglen e nje partie te madhe ishte I detyruar nga ky far kodi zgjedhor antidemokratik.
Vendimi juaj per te mos kandiduar eshte dinjitoz dhe fyes nga ana e Bashes.
Prandaj ne bota na konsideron vend ne tranzicion, apo postkomunist, por kurrsesi demokratik.
Kjo klase politike trembet nga rotacioni politik demokratik dhe ja ka besuar ate vetem PS, PD,LSI, si vazhduese te PP.
Ato do te bejne nje “veting” e “reforme zgjedhore” sa per ti hedhur hi syve popullit dhe do vazhdojne ne rrugen e tyre antidemokratike deri sa ne te na mbushet mendja e ti rrezojme me vote.