REAGIMI/ Jozefina Topalli shpërthen kundër Bashës: E kam ditur që në fillim që do e zhbënte PD-në, e ka kthyer partinë në biznes familjar. Tani PD-së i ka mbetur vetë logua

29 Maj 2017, 11:09Politika TEMA

Nga Jozefina Topalli

Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re.

E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes.

Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale.

Po e nis nga fundi i ngjarjeve.

E di qe shume demokrate jane merzitur me mua, kur i kerkova Lulzim Bashes te mos bojkotoje zgjedhjet, kur nuk erdha më ne cader ashtu sic do te kisha dashur. Por une e dija qe Lulzim Basha po e perdorte shpirtin e demokrateve, revolten e tyre kunder Edi Rames, per te mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramen. Dhe ashtu u be! Kauza per zgjedhjet e lira e te ndershme u verifikua si nje kauze e rreme e Lulzim Bashes.

“I rreme” eshte fjala qe e pershkruan me mire Kryetarin e Republikes se Re. Dhe ky eshte arsyeja pse gjithmone i kam perseritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca te medha me te.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur per ringritjen e Partise Demokratike, qe u shnderrua ne nje grusht njerezish servile te Kryetarit apo kliente te familjes se tij. Nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideeroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se do te bashkonte dhe ribashkonte PD per te forcuar shtyllen kurrizore te PD, qe perfundoi ne nje karrige me rrota, te cilen e shtyn here me Ramen, here me Meten, por asnjehere me demokratet.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se PD do te jete gardiane e pakompromistë e interesit publik. Me perjashtim te dy viteve te fundit, Lulzim Basha, ky i Republikes se Re, ka qendruar 11 vjet ne majat e pushtetit, 4 prej te cilave ne krye te Bashkise se Tiranes, ku nuk la asnje gjurme ne favor te interesit publik. Perkundrazi! Modelin klientelist familjar e bere model te drejtimit dhe vendimarrjes ne Partine Demokratike.

I rreme edhe per premtimin me te madh te jetes 2 vjecare ne opozite, ate te Republikes se Re pa oligarke, te cilet Lulzim Basha diten i mallkon, ndersa naten darkon familjarisht ne vilat e tyre luksoze.

Me e renda eshte se per Lulzim Bashen nuk eshte problem as fakti se PD rrezikon me te keqen! Atij i mjafton qe te jete ne krye dhe te mbaje logon e vulen e PD.

Do te isha edhe une si Kryetari i Republikes se Re, e rreme, po te thosha se nuk do te doja te isha ne Parlament. Por, fatmiresisht, nuk jam e rreme.

Po! Une doja te isha ne Parlament, por doja te isha nga “Lista PD”, jo nga “Lista Basha”. Per te thene te verteten, duke mos me kandiduar, me ka hequr nje barre te rende, ate te dilemes per ta pranuar apo jo nje mandat qe vetem logon do ta kishte te PD, por do te ishte nje mandat ne sherbim te axhendes personale per pushtet te familjes Basha!

Kete te dyten natyrisht nuk e beja ne asnje rrethane.

Por tani nuk kam me asnje dileme. Cfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja.

Qofsha e gabuar!

Ajo qe me ngroh eshte se keto dite kam marre mesazhe te pafundme. Kam lexuar fjale zemre, qe nuk e di a i meritoj. Por e di shume mire se keto 20 vjet kam qene e privilegjuar, qe kisha besimin e demokrateve te vertete dhe cdo qytetari qe ka identifikuar tek figura ime politike dhe njerezore perpjekjen e vet te perditshme per te ndertuar jeten me ndershmeri.

Dua te falenderoj zotin Berisha e ne menyre te vecante shkodranet e mi. Ata me nderuan 20 vjet me rradhe dhe me voten e tyre me dhane 6 mandate rradhazi me besim e dashni te madhe.

U kerkoj te falun per cfare nuk kam mundur apo nuk kam ditur te bej.

Une do te vazhdoj te jem ne politike.

Nga jashte parlamentit do te ngrihem kunder cdo padrejtesije dhe cdo akti korruptiv, qe ushqen shqiptaret me bindjen se ky vend nuk behet. Une besoj se Shqiperia mund te behet me politikane te pakorruptuar, me autoritet dhe integritet te larte moral.

29 komente në “REAGIMI/ Jozefina Topalli shpërthen kundër Bashës: E kam ditur që në fillim që do e zhbënte PD-në, e ka kthyer partinë në biznes familjar. Tani PD-së i ka mbetur vetë logua”

  1. Kellira says:

    Jozefine ka ardhur koha ta merrni seriozisht mendimin e Bashes per katoliket.
    Lista e tij tregon orientim te qarte…

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      hala me katoliket ky…lul basha boni levizjen mo te bukur…qiti perjasht komplet kryesine e vjeter dhe me ket levizje nuk them qe do fitoje..por do votohet me shume se 2013…lulo i porosi miko te ka ngel edhe sala me genc pollon e je mrregull…..je nrrug te drejte..mos lexo ca shkrujne kolopucat e rripjelljes…i ka hy fryka nbyth ktyne pranej te shajne…vazhdo me ket rruge e ske perr te ngel i zhgenjym….mos harro dy komunistat qe ke nparti sali berisha +genc pollo
      ..

  2. Kapit Tupalla says:

    E falënderon Sali Berishën !
    Hahahaaaaaa !

  3. Xha Sulua says:

    Zj. Jozefine ngushellime te sinqerta. Ju e paske ditur dhe ne e dinim qe Lulzimi do ta sillte ne kete derexhe partine demokratike, Por per ju kam nje keshille te sinqerte, ose me mire me thene kam nje pyetje dyshimi, konkretisht: Mos valle kjo eshte loja qe beri Berisha duke vendosur Lulzimin ne ato poste te rendesishme derisa dhe i besoi partine? Mos valle Berisha per te treguar se vetem ai eshte lideri i parise demokratike dhe askush nuk mund ta zevendesoje? Mos valle ai e vendosi Lulzimin kryetar per te shperbere partine nga “Demokratike” -shprese madhja e shqiptareve, ne partine e tij familjare dhe kupola rreth tij? Mos valle, nese ju dhe disa te tjere si ju qe “pothuaj jeni demokrate” se demokrate te vertete as ju nuk jeni, nese do te qendronit ne kupolen berishiane me lulin do ti prishnit pune Saliut, Lirise, Zenit, Argites, Bumçit Halimit, Palokes, Ristanit e tj. po te qendronit nuk do ta linit “rehat” Bashen qe te vepronte si do ti thoshte Saliu, prandaj dhe ai ju menjanoi qellimisht?. Ju mire e trajtoni, po mos gaboni duke ju turrrutrRames, sepse nuk ka mundesi qe Rama te kete kaq influence tek Luli sa ka Saliu. Mos beni lojen qe bente dhe ben Saliu, qe dikur por dhe sot thote per gjithçka qe nddhte pergjigjej: E vra Nano Azemin” ose Rama e ka keshilluar Lulin, etj. Jo Jozefine, ne rastin konkret mos i bjer ne qafe Rames, por thuaje troç mendimin tend qe ai eshte BERISHA. Harrove se si te cilesoi: E deklasuar dje e deklasuar sot…. Jozi analizoi fjalet, veprimet, ndodhite me qetesi, mos kalo nga Berisha tek Rama, per kete rast. Kjo le te vleje per ju, Majlinden, Patozin dhe te gjithe juve qe mbetet jashte parlamentit, kete e gjeni tek pabesite e Berishes. Ju mos me besoni mua, eshte e drejta juaj. Nese publikohet ky koment ne forme keshille, mire do behet sepse do ta kuptojne te gjithe se ku eshte fshehur “lepuri”. Xha Suloja qe vdekte.

  4. ziza says:

    te kujtohet zonje , kapne per zhele , tash te kapen per …. dhe te hudhen jashte , shume ke bere do japish llogari nje per nje .

  5. arber says:

    po kapi per zhelesh e qite jashte maj Joz, je msu ti me kap me zor! ti je demokratja dhe femna me e mire qe ka pase pulitika jone e deshtume…je tu korr ca ke mbjell..hajni dhe dhune

    1. Tosi says:

      Ti bane i prone qe ta “pat lan nana” gjithe Kuvendin e s’pysje kend as nga partia as nga kryeministria kur ishe kryetare… S’ti ka msu nana “shoqja Shtiza” do gjana …

  6. KARAXHIC +SHEQERE =SALI says:

    moj Xhozi!! po Salen perse e falenderon ,apo nuk e shan dote .Ti e kupton shume mire qe listen e kandidateve nuk e ka bere Luli por e beri Sala,dhe kjo nuk ka pike dyshimi ose je naive ose ben si e tille ..megjithate beri mire Luli qe nuk te vuri ne liste se nuk na ke bere ndonje gje te madhe ne parti ,vetem se ke share dhe fyer deputetet kundershtare dhe vetem kjo gje te bashkon me malokun dhe jo bindjet e tua ..BYE- BYE ..rri ne shtepi tani dhe futi nje te rruar lart e poshte se te kane dale qimet , edhe nje gje ..i thoni atij malokut qe mos te vej me ne tubime se i shpeton ndonje pordhe dhe semuren njerezit dhe ja hedhin fajin Rames pastaj

  7. Shefi says:

    6 mandate radhazi! o zot cfare makuterie politike kane deputetet tane. Fakti qe kerkoi nje gje normale, dmth qe nje parti parlamentare te jete ne parlament dhe te fitoje pushtetin me vota dhe jo ne tavoline, pra nje fakt kaq i thjeshte i jep Xhosefines te drejten pretendoje edhe per nje legjislature te 7-te? Josefine, kot e ndan Bashen nga Berisha dhe vetja. Shteti burdello u krijua atehere kur ne kupole ishe edhe ty. Vertet qe je shume me e paster se shume te tjere te listes Basha, por je prape po aq e panevojeshme sa ata te listes Basha. Nje parti qe nuk di te beje zgjedhje brenda saj, nuk mund te flase per zgjedhje nacionale. Dhe kjo nuk erdhi tani me listen ku mungon ty!
    Po qe se ndjehesh qe ke kaq potencial per demokracine, krijo nje parti te re demokratike qe te promovoje ato te krijuesve te partise qe tani eshte uzurpuar nga “familja”. Dhe ne se vertet gjen mbeshtetje nga populli, atehere do besoja ne ato qe shkruan sot.

  8. Kastriot says:

    Zhozefine jam dakort me nje pjese te prononcimit tuaj. I permend Bashes vitet e te qenit ne krye te pushtetit. Po aq kohe dhe me shume keni qendruar edhe ju edhe berisha edhe te tjere. Vesin e te berit pazar per pushtetin dhe te korruptimit, te pushtetit klientelisht ai e kopjoi per me shume po e vazhdon prej berishes e ketu mos i bini me qaf. Pushteti juaj ka qene tmeresisht klientelist dhe i korruptuar. Pa nje reflektim bindes nuk ka PD tjeter. Do te lutesha te beje transparente vilat tuaja te Berishes, te metes te bashes te rames kudo qe i keni ku jetoni ne mes te lluksit e pastaj te ngazelleheshe nga mesazhet mbeshtetese per zhvillimet demokratike apo klienteliste. Analozini vehten se pari e pastaj bjerri ne qafe lulkes. Kaq per sot.

  9. Besjana says:

    Sa keq . Tani e kuptuat ju se kush eshte Luli. Skeni pare akoma asgje. Ai do e transformoje PD madje edhe logon. Ta kishit menduar mire se me ke qendruat 3 muaj ne qader. Nga Luli asgje nuk eshte ashtu sic thote.

  10. Besjana says:

    Sa keq . Tani e kuptuat ju se kush eshte Luli. Skeni pare akoma asgje. Ai do e transformoje PD madje edhe logon. Ta kishit menduar mire se me ke qendruat 3 muaj ne qader. Nga Luli asgje nuk eshte ashtu sic thote. Vertete jeni per te ardhur keq se si jeni e po katranoseni.

  11. Lennard says:

    Te kam thane mi Xhozi se Lulka i Oborrit te Sali Serbit do nje Plumb Ballit e JO Gramozi.
    Nje gje tjeter po te them .A mendon se e ka bere listen Pa pyetur Sali Gerdecin???.Mua nuk ma merr mendja

  12. I drejti says:

    Jam dakord per sa thua ne shkrimin tend Zhozi. Por te falenderosh Sali Berishen si ti dhe Majlinda tregon miopine dhe mentalitetin tend. Sali Berisha eshte monstra qe me demet qe i ka bere ketij vendi as per 7 breza nuk i lan dot.

  13. hysa hysa says:

    EDHE pUCISTET THONI RROFTE ENVER HOXHA KUR NJESIA USHTARAKE QE I VRISTE ISHIN ME URDHER TE ENVER HOXHES

  14. a.f. says:

    Berisha ka qene dhe mbetet mjeshter i pabesive dhe prapaskenave. Sikurse me ane te Bashes, ka spastruar te pa bindurit brenda partise dhe po eliminon te gjithe sherbetoret e vjeter qe nuk i hyjne me ne pune, ashtu do te veproje dhe me Bashen pas zgjedhjeve. Identik si idhulli i tij i hershem Enver Hoxha. Do t’ja faturoje atij humbjen elektorale, te gjitha gjynahet dhe ndoshta edhe krimet. Josefina do te kujtohet si nje nga sherbyeset femra me te perkushtuara ndaj Berishes ne demokraci dhe ndaj sekretareve te partise gjate diktatures. Ajo e di mire, qe prapa Bashes qendron vete Berisha por nuk ka guximin qe te dale e ta denoncoje ate, perkundrazi e falenderon sepse ndoshta edhe porosine e ketij sulmi e ka marre prej tij. Nuk eshte gjithashtu rastesi qe edhe sherbetori tjeter besnik i prapaskenave te Berishes, Gj. Lezha ka dale haptazi kunder Bashes. Megjithate, Basha i meriton plotesisht pabesite.

  15. andromeda says:

    Shqiptarët mund të të shikonin ndryshe vetëm kur ti ta pranoje se gjithshka ndodh në atë parti mban vulën dhe firmën e Berishës dhe familjes së tij, dhe se Luli është një pupet për show. Kur ti s’arrin ta kuptosh këtë do të thotë se ke ngrënë në një kazan me Sali Protopapën dhe s’mund ti dalësh kundër, kësisoj ti mbetesh bundrra e panginjun e PD-së që kutërbon dynjanë.

  16. Qytetari jo budalla says:

    Me ne fund po tregoni fyryren tuaj te vertete.PS -ja dhe LSI-ja jane fraksione te Partise komuniste,kurse PD-ja eshte nje perzjerje e agjenturave te huaja me sigurimsat. Te gjitheve juve qe ju hoqi Luli jeni me dosje. Jo se nuk mbajti te tjere njesoj si ju. Ata i perkasin klaneve te tjera.Ne fakt nuk e di si do ta mbaje byrone Luli pa dizenjatore,pa profesor,pa shofer etj.etj. Si duket ka vendosur te beje aheng vetem me cifteli e daulle. Fundja beni nje parti tjeter.Jua sugjeroj emrin. PPR, partia e plehrave te ricikluar.Kete qe po ua bejne juve,ia keni bere te tjereve me pare. Ti je dhe katolike. Ta ndalonte Bibla. Tani duro dhe kthe faqen tjeter. Shpresojme te jene ditet e fundit qe ju shohim. I paske dhene 20 vjet PD-se!!!Cfare cinizmi! Ke rrjep shqiptaret gjithe kete kohe. Po te bekan padrejtesi. Sa ke bere ti me ato kartonat e qelbur te parlmentit. Vetem tendera ke bere nja njezet. Lamtumire! Te fala……

  17. shqip says:

    Ulu nenjun . Ah me vonese , delegatet iken . Te tille duhen lene edhe jashte Shqiperise . I shikoni keto biba qe ju futen politikes me by… ? Keta Jane me plerat e kombit shqiptar . Jo vetem qe e kthyen padrejtesine ne sistem hermetik , por edhe nuk vune nje gur per kete vene. Flet per parti demoktatike , kur nje e tille nuk ka ekzistuar kurre. Kjo zhelja , ai ushtari shvejk, dhe te tjere dallkauker qe vegjetojne ne shqup , nuk u distancuan as kur terrori berishist e ktheu vendin ne toke te djegur. Mos u lotoni o njerez. I harruat komisjonet parlamentare , kur felliqesia e kesaj gruaje i quante te vraret kokepalare. Apo kur etiketonte institucionet e republikes me terma ” horra e lavire” . Lufta Brenda lloit eshte me eger . Sidomos kur hjahu pakesohet e nuk del per te gjithe.

  18. heeee says:

    E Nderur dhe e dhjere (jo e nderuar) Jozefine,
    Sot ndodheni ne nje pozite te njejte me poziten ku i cove dhe ku i mbajte per 20 vjet bashkepunetoret e tu, PD-istet e vertete, me arrogancen dhe me injorancen tende personale dhe kurre nuk pyete per njerezillek, per sjellje njerezore, miqesore, dashamirese. Sot pra, per Ju jane nderruar portat dhe u bete nje hic. Kini rene nga kali Ju, Imami, me kompani dhe u permbys bota.
    Jo, ska ndodhur asgje.
    Jozefine, PD e cuat dhe e cbete Ju me keta qe sot jane jashte listave. PD ka njezet vjet e cbere, e kini mbajtur me kriminele, me komuniste, me sigurimsa, me hajdute. Sot nuk kane gjetur rruge dhe menyre jetese keto kontigjente.
    Prandaj, une si nje qytetar i thjeshte, pas asnje afilacion e lidhje me PD apo me pushtat ne partine tuaj apo ne pushtet, e shoh bndryshimin drastik te listes si nje nevoje per ndnryshim en PD. dhe si nje hap te pare. Por a e shikoni sa e veshtire eshte qe dikush te nise ndryshimin. Ju doni dhe keroni qe te jeni ne liste edhe 20 vjet tjera. Po Enveri mo Jozefine sa qendroi, 40 qendroi aq sa po kerkon edhe ti moj bushtra e Shkodres qe nuk ke lene gje pa bere me ate [pushtet qqe ta dhuruan berisha me drejtuesit e PD-se.

    A e ke pare kush eshte ngritur per ty dhe kush ka foklur keto dite moj Jozefina, vetem Arenca, Gaspri, Lulzim Lelcaj, Endira, dhe ndonje qyp tjeter qe ti solle ne Tirane nga Shkodra dhe i mbajte ne poste vetem e vetem se ishin si ty.

    A e di dhe a ju kujtohet moj Jozefine si i trajtove njerezit e afte qe te kerkonin zgjidhjen e problemeve te vendit, dhe jo te te tyret perosnale, pasi ishe nenkryeatre, kryetare e kuvendit. Ke qene numri nje dhe 2 i shtetit dhe ti nuk denjoje ti prisje moj Jozefine, apsi ata te sillnin dhe te prezantonin problemet e shtetit qe i shkaktoje dhe i inicoje ti vete. Ishe shume arrogante me ta, ishe shume e ashper me ta, sepse ishe shume edashur me me kriminela dhe me hajdute, me “katoliket” qe ty te pelqenin, me falni katoliket e ndershem por Jozefina nuk u trajtoi Juve, trajtoi disa te ashtequajtur.
    Tani doni mbledhjen e kuvendit per te shkarkuar Bahseen dhe per te qendruar Ju akoma. Jo moj Jozefine, shko ne shtepi dhe jeto me vjedhjet qe ke bere dhe me biznezet qe ke ndertuar Ju dhe bashkshorti, me parate dhe ofiqet qa vajza Juaj gezon nga shtetit shqiptar. E dime qe nuk je e zonje per te punuar asgjekundi dhe as ke punuar dhe as nuk di te pnosh por as ke nevoje tashme.
    falenderoje perioudhen e tranzicionit qe te krijoj kete mundesi dhe lutju zotit qe asnje investigim nuk do te ndermerret ndaj teje.
    Shko moj Jozefine dhe zhduku ne erresiren e shpirtit te zi tend dhe mos ngre koke. Kjo dite duhej te vinte shume me heret. Tani u kujtuat Ju se edhe per Ju paska dhe ardhkan edhe situata te tilla ne te cilat e late popullin per 20 vite.
    Nuk jam mbeshtetes i bashes, i atij injoranti dhe hajduti, por jam mbeshtets i nje procesi ndryshimesh.
    Respekte

  19. timo says:

    Jozefinë, mos haro, mer kallaçnikovin me vete për ta qëlluar në lule të ballit Bashën. Ftoje edhe Mesilën që të var tek palma. Të jeni të dyja si militante të shquara të PD-së… Ha ha ha ha ha… Ju keni marë fund të gjithë bashkë, pa çka se ti do tja hedhësh fajin Lulit. Ju të gjithë jeni njësoj. Pjella të shëmtuara të përbindëshit Berishë… Ajt, mjaft më shporruni nga politika shqipëtare.

  20. Franci says:

    Zhozi mos bej naiven.Perse nuk rthua qe pergjegjesi kryesor eshte Berisha.Kush e katapultoi Bashen ne krye te PD- se.Apo u ngjit me merite ?

  21. marjo l says:

    te kapi per zhelesh e te qiti perjashta, me mir qe sje se do pesoje nje humbje te madhe gjithe shqiperia do votoj partin socialiste

  22. albaniafirst says:

    Kjo grua eshte nje tjeter sahannlepirese e Saliut. Megjithese e di shume mire se kush e la jashte listes per deputet, nuk ka guximin qe t’ja perplasi ne fytyre Saliut inatin qe u la jashte taves. PD e Saliut, e Xhozit apo e Bashes ka qene, eshte dhe do te jete streha e injorances dhe e krimineleve qe mbajten peng Shqiperin per 20 e ca vjet. Kjo grua e peshtire eshte pjese e sahanlepiresve te PD-se qe ne kohen kur ishte Kryetare kukull e parlamentit, perdorte nje gjuhe te denje per nje rrugac. Besoj se ju kujtohet kur I drejtohej deputeteve te opozites duke thirrur: “nxirreni jasht prej zhelesh …”. Te pakten Xhozi duhet te jete e kenaqur qe nuk do jete me pjese e bandes qe do humbase thellesisht ne 25 qershor.

  23. Shkodra jonë says:

    Jozi dhe ti asgjë sbëre punsove familjarët e tu neper ambasada dhe ke pasur një gjuh uretje.
    Për Lulin tone te gjitha qendrojnë.

  24. TONI says:

    time.al – Jozefina Topalli: S’ju japin llogari qelbësirave për 21 janarin …PER JETE ME SALI BERISHEN (KRIMINELIN)….tha Zhozi-dikur!!!!!!!!!!!!!!!!
    E gezofshi PD e komunistit Sali Berisha. Brezat do thone na ishte njehere PD………

  25. Pa parti says:

    Hahaha Jozi sa mire te ka bere. I harroveato shprehjet kape per zhelesh,ulu nenjur e te tjera tani te kapen per zhelesh edhe ty sic beje dikur. Soji jot ne politik militantizem i theksuar duhet zhdukur sa me pare. Shko tani futja krap Shiroke.

  26. Liu says:

    Edhe?! Do lindim e vdesim me te njejtat fytyra ne politike?!

  27. Ngjelina says:

    Po kur hyri Majlinda Bregu nga dritarja e PD ku ishte ti xhozi, e drejt Minsitre pa asnje kontribut ne PD??? Po 6 mandare ti nuk do zesh rrenje ne Parlament se ka plot te rinje e te rja qe duhet te jetojne.
    Pastaj sigurimsat ka hequr nga lista ska bere ndonje mekat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje