Lëndimi i simpatizantëve të PDsë pas mitingut të mbajtur ditën e shtunë, ka bërë që Specialistët për krimet ndaj jetës të mbështetur nga Prokuroria dhe Garda e Republikës të nisin hetimet, lidhur me këtë ngjarje.
Prokuroria ka sekuestruar 12 ndriçues të cilët ishin të vendosur në 4 platforma. Sekuestrimi i tyre është bërë për të bërë ekzaminimin e tyre.
Policia ka referuar çështjen në prokurori sipas nenit 201 të kodit penal, referuar ndotjes së ajrit.
Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.
Por, gjatë këqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë provë të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por ditën tjetër në 7 të mëngjesit.
Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.
Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.
Ne gop te semave te vene keto vemje te qelbura qe s’po lene skenar pa perdorur per te shkaterruar shqiptaret dhe Shqiperine. Pas cadres nxorren helmimin. Pas helmimit c’do nxjerrin tjeter funderrinat serbe?