Këto ditë, teksa shtypi është marrë me listat e kandidatëve për deputetë, unë u vura të rrëmoja në bibliotekën time për të gjetur një libër të britanikut Gyles Brandreth, gazetar e shkrimtar. Dhe ish-deputet. Libri i tij, në fakt, është një ditar, ku përshkruhet jeta e tij politike, nga momenti që i shkoi në mendje të bëhej deputet deri në momentin që e mbylli karrierën e tij politike. Gjithë-gjithë ishin gjashtë vjet (1991-1997). U ngjit e ra, si të thuash, tok me John Majorin, që atëmot ishte kryetar i partisë konservatore. Pasoi Margaret Thatcherin. Dhe u pasua nga Tony Blairi. Por ngjitja e rënia e Brandrethit nuk ishin të lidhura me ndonjë vullnet apo tekë, apo qejf apo fund të kryetarit të partisë. Për këtë e kam këtë shkrim.
Jeta politike e Brandrethit më intereson për t’ju treguar se si mund të bëheshe deputet në Britaninë e Madhe në fillim të viteve ‘90 (në thelb është e njëjta gjë edhe sot; dhe është njësoj, si për konservatorët, edhe për laburistët). Gyles Brandrethit ia dha në kokë për t’u bërë deputet. Ai ishte një gazetar me prirje e bindje konservatore. Ai mendonte se, si konservator, mund të ishte i dobishëm në jetën parlamentare. Prandaj, duhej tentuar. Dhe bëri një aplikim, ku shprehte dëshirën për të kandiduar në distriktin elektoral të Chesterit. Këtë aplikim, të shoqëruar me disa rekomandime të rëndësishme, ia dërgoi degës lokale të partisë konservatore. Pas nja një muaji, i vjen një përgjigje: “Ju duhet të paraqiteni për një intervistë, ku do t’ju bëhen pyetje dhe ku juve do t’ju duhet të mbani për dhjetë minuta një fjalim pa letër, mbi një argument të caktuar që do ta zgjidhni ju vetë”. Kur u paraqit atje, i bënë disa pyetje. Edhe pyetjen: Ç’do të thotë për ty të jesh konservator? Ndërsa ai vetë shpjegoi për dhjetë minuta pse donte të bëhej deputet. “Që i vogël kam ëndërruar të përfaqësoj Chesterin në Parlament”, -tha midis të tjerash.
Pas ca kohësh, të njëjtin grup kandidatësh e ftuan në një veprimtari tjetër. Këtë herë tok me gratë a burrat e tyre. Donin që të krijonin një ide edhe mbi familjet e kandidatëve. Dhe Brandrethi u kënaq me performancën e së shoqes. “What a woman, what a wife”, ia bënte, teksa e shihte që po linte shije të mirë tek të gjithë. Të nesërmen, ishte radha e një provimi të dytë. Përballë një jurie të përbërë nga 14 vetë, të ulur rreth në një vijë në trajtë patkoi, Brandrethi shpjegoi mirë e bindshëm kredot e tij politike: “Parimet e idetë janë gjëja më e rëndësishme për mua; unë jam konservator sepse besoj te liria, individualiteti, te shanset e barabarta, e te natyra kuturisëse e njeriut; unë jam i sigurt se këto parime e bëjnë shoqërinë më të shëndetshme, më të lumtur, më të hapur; vetëm kështu shoqëria shton begatinë dhe e përdor atë për të krijuar një cilësi më të mirë jete për të gjithë” etj. etj.
Kalojnë ca ditë dhe Brandrethit i vjen një letër tjetër, ku e njoftonin se ai “ishte një nga tre kandidatët finalistë”. Po në atë letër i thuhej se që të tre do duhej të takoheshin me anëtarët e këshillit ekzekutiv të Partisë Konservatore. Në një ditë të caktuar, secili prej këtyre të treve do duhej të fliste për pesëmbëdhjetë minuta mbi të njëjtin argument: Si kishin menduar ata ta organizonin fushatën elektorale në Chester. Me të mbaruar prezantimin, do bëheshin pyetje të ndryshme nga anëtarët e këshillit. Në fund do votohej nga po këta anëtarë. Nëse njëri prej tre konkurrentëve merrte mbi 50% të votave, ai do duhej të prezantohej përpara një forumi tjetër, që quhej General Meeting, ku kandidaturës së tij do t’i vihej vula. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merrte mbi 50% të votave të këshillit, atëherë do kalonin për më tutje dy kandidatët që kishin marrë numrin më të madh të votave. Në këtë Meeting të fundit, kandidati ose kandidatët (nëse do kalonin dy syresh) do mbanin sërish një fjalë, e do t’iu përgjigjeshin pyetjeve të tjera. Në fund do të votohej dhe aty për aty do të shpallej kandidati i vetëm i partisë për distriktin elektoral të Chesterit.
Kështu pra është zgjedhur kandidat Gyes Brandrethi. Këtij i është dashur të kalojë disa situata (provime), në të cilat ai ka demonstruar se kush është, nga vjen, a është në gjendje të shprehë mendimet e veta përpara të tjerëve, çfarë formimi ka, çfarë mendon ai për botën apo për Britaninë e Madhe, cilat janë kredot e tij politike, pse kërkon të kandidojë, si mendon që të fitojë etj. etj. Ai nuk iu fut kësaj pune, ngaqë kishte ndonjë mik që i kish dhënë garanci të plota apo ngaqë kish ca kontakte që do ta ndihmonin. Nuk përjashtohet që ai apo dikush tjetër të shfrytëzojë ndonjë kontakt me ndonjë të pushtetshëm, por ky kontakt nuk mund t’i vlejë për asgjë, nëse ai vetë nuk vlen hiç. Sepse së pari, asnjë mik nuk është aq i çmendur sa të marrë përsipër të bëjë deputet një hiç dhe së dyti, procedurat nuk janë në dorë të një njeriu të vetëm. Atë të dy apo të tre vetëve. As në dorë të kryetarit të partisë, i cili është krejt jashtë kësaj loje. Gyles Brandrethi, meqë ra fjala, e takoi John Majorin për herë të parë gjatë fushatës elektorale, kur kryetari shkoi të bënte një takim me zgjedhësit në Chester. Iu duket përrallë? Ok, vijoni atëherë të jetoni me idenë se edhe në Angli gënjejnë, janë hipokritë, mashtrojnë. Është e njëjta logjikë që i bën ca të tjerë të thonë, për të legjitimuar të gjitha prapësitë që ndodhin në Shqipëri, se kudo ka korrupsion, se kudo sistemi i drejtësisë nuk jep drejtësi, se kudo politikanët e kanë mendjen për të vjedhur (veçse vjedhin me lezet dhe me masë!!!), se edhe në Britaninë e Madhe janë kryetarët e partisë që kanë në dorë të zgjedhin se cili do jetë kandidat për deputet etj. etj.
Ah po, mund të thuhet se kjo procedurë britanike nuk ndodh në vende të tjera. Ka shumë vende demokratike, pra ku kandidatët për deputetë zgjidhen edhe mbi bazën e njohjes, kontakteve, miqve të rëndësishëm, por as kjo nuk mund të shërbejë si një alibi për askënd. Në Shqipëri ndodh diçka që nuk ka pikën e kuptimit: Kandidatët për deputetë i zgjedh kryetari i partisë. Është po kryetari që vendos se dikush nuk duhet të jetë më deputet (bye-bye Jozefinë!). Pa asnjë kriter logjik, ideologjik, politik, kulturor. Pa u konsultuar me askënd tjetër. Thjesht sepse ashtu ia thotë truri.(Mapo)
shume larg na cove djale ………………..e ato pyka si hame ne albanezi
para disa ditesh ishte nje shkrim teper i goditur………………..”vendi pa popull”
Krahasim me Britanin e Madhe ? qe vetem Hekurudhat i punojne pothuajse 160 vjet me pare e Universitete e Parlament qysh nga 1165 dhe 1215. Edhe pse me nje demokraci te forte perseri nuk ka Parlament apo deputet pa njolle qofte edhe ne Parlamentin Anglez. Ka depute qe jane ne ate Parlament prej 30 vitesh me zona te sigurta qe kur vijne zgjedhjet e rradhes ata fitojne si te thuash automatikisht dhe kjo krijon deputete derra dhe te dhjamosur por qe kuptojne rolin dhe japin kontribut ne fund te fundit.
E kunderta ndodh ne Shqiperi qe aty deputett duan te behen vetem per pasurim dhe fame dhe absolutisht roli ska te beje me miratimin apo diskutimin e ligjeve per vendin e shtetin….Kush Mhilli apo Kaubojsi do beje ligje, gramoz ruci apo taulant Palla?
Shqiperia ende lengon nen mentalitetin krahinor,fetar dhe komunist.
Me vjen per të qeshur me ate se çfarë ka kuptuar Muçi nga libri që paska lexuar dhe mësimet qe ka marrë nga Brandreth. Mesa duket Muçi nuk ka bere një search të vogel per te kuptuar qe ish-parlamentari britanik në fjalë eshte një komedian, e opninionist humoristik dhe libri I tij eshte në fair një kritik me humour pikerisht e sistemit britanik politik dhe mbi te gjitha I partise konservatore angleze. Vetë Gyles e ka quantum veten so parlamentare me I keq I mundshëm dhe qe s’ka bere asgje per komunitetin qe e ka zghedhur pasi s’ja ka pasur aspak haberin. Muçi nuk mund ta kuptoje qe Brandreth nuk do të kishte asnje shanc te zgjidhej si landidate nese nuk do të ishte pjese e establishmentit konservator dhe I edukuar ne OxBridge. I shkreti Muç qe e ka te veshtire te kuptpoje humorin anglez
E drejta absolute e kryetarit te partise te caktoje vete deputetet eshte krimi me i madh qe i behet Shqiperise!
Po juve o zoti Nano cfar provimesh keni kaluar per te bere analistin e gjithckaje qe ndoth ne shqiperi? Pervecse provimin e semaforit nen driten e ylberit. Fol per veten tende para se te folish per te tjeret.
Nuk eshte paranoje. Ne asnje menyre, ne kurrefare menyre, kurrsesi nuk mund te bindemi se Basha nuk i ka onsultuar listat me Berishen. Perderisa me Berishen shkon e konsultohet Lu! Topalli edhe tani nuk zbulon pakenaqesine qe ka nga Berisha, nga ai qe pati ne krah per kater vjet dhe foli e zemeruar njekohesisht me te, ai nga foltorja me mikrofon, kjo nga vendi pa mikrofon. E ajo akoma e mban vrerin brenda!
Nje shkrim me vlera. Per audiences e duhur. Por 70% e ekektoratit shqipetar jane militante, dhe militanti nuk ngre pyetje por zbaton porosite e udheheqesit, sulmon me sharje nga me te ndyrat kundershtarët, dhe e shet voten per nje vend pune per djalin, nje shkolle per vajzen, nje assistance per gruan, ndersa vete? Vete shkon “thyen qafën” ne ndonje zyre ku “do punoje shume”, nje ore ne mengjes dhe nje ore mbasdite, vetem per te mbledhur ryshfet.
Prandaj, jane te pakte ne Shqiperi ata qe ngrejne pyetje per listat e deputeteve, apo se si u ngrit filani dhe nje dite te bukur na bëhet deputet, kur tere jeten nuk ka lidhur dot dy llafe.
Na tregove nje perralle te bukur Z.Nano.Ku Shqiperia e ku Britania!!!!
Po te ftonin Ligoraq Karamelon, kandidatin e Bashes ne Korce, do ta pyesnin se sa varreza fshatrash shqiptare ke shkaterruar e sa varreza te ashtuquajtura greke ke ngritur, me eshtra te vjedhura.
Po te ftonin Bashen, do ti thonin se sa pjese te Shqiperise i ke falur grekut.
I vetmi gabim fatal i Bashes eshte qe te ishte konsultuar per listen e deputeteve me Muc Efendiun nga vilajeti i Skraparit. Rama psh sben asgje pa pyetur Mucin. (edhe Shpetim Idrizin) Prandaj Rilindja eshte qelibar qelbesirash
Mundim te madh paske bere o Nano qe merr guximin te krahasosh keta bastarde politikane me anglezin tend te preferuar. Puna eshte se Xhozi, Basha e klani i Vicidolit e shperdoruan pushtetin, kaq paciperisht sa as perendia nuk mund t’i shpetoje dot me. Mbollen vetem urrejtje dhe neveri. Shiten c’munden e blene c’deshen. Tani le te hane nje mut te madh sepse ndodhen perpara gjykimit te shqiptareve te cilet kane te drejte ti ndeshkojne.
Sistemi i stadeve, i provimeve te formimit, i kontrollit nga me shume se nje juri, dhe i seleksionimit jane menyra e vertete qe mund te prodhoje per here te pare deputete te pavarur (nga kryetari) dhe ndoshta perfaqsues te vertete te interesave te popullit. Perndryshe per jeten e njerezve do te vendosin vetem dy apo tre kryetare partie.
Z.Nano.Tani ne nje grup pensionistesh diskutuam kete problem se si veprohet ne Britani ndonse asnjeri prej nesh nuk ka qene ne Britani.Me behet qejfi se une, pa e lexuar librin qe ju keni ne biblioteke, u thashe miqve te mij se si veprohet atje per t’u bere deputet. Ky lloj deputeti “te thyen brinjet” kete deputet nuk e ve dot ne rresht asnje kryetar partie ky quhet deputet i popullit.Por ceshtja eshte se a kemi ne qytetare te tille si ne Britani? A kemi ne te tille njerez si Brandreth?Ky eshte problemi,ne jemi ky popull prandaj dhe pranojme keto forma me lista partiake…
a nuk o pak si vone o muco sharlatani ,
kjo qe bo ti sot pas 27-vjetesh shkerdhatllik politike, vjedhje ,vrasje,krime ,
lufte civile etj etj etj .
dale se pom’bon vertet kurjoze mucua me kto tema hahaha ;
pse di mucua vertet si bohen deputetet ne Anglieeee
uahahahahahah sa kom qesh .
O muc aq mire ja ben asaj lavire qe e kapen prej xhele dhe e hodhen ne kosh te plerave se plere eshte dhe ne ate kosh do shkoje dhe sal krimineli dhe lul hajduti
Një shkrim shumë i goditur,-siç di Muçi-,kuptim plotë në shumë plane,që tregon vite dritë larg me ne.E po,këjo është Anglia e demokracisë më të herëshme në Evropë.
Dhe përgjigja lakonike e Muçit,bye,bye Jozefinë,që është e barabart me një artikull të tërë,që ai e quan të pa vënd,sepse Muçi si racional që është,shkon me proverbin Kinez- “Kush se kupton të parën,të dytën s’e pranon fare”-
Prandaj z.Muçi mos i llogarit fare disa nga këta indigjenët e komenteve.
Përshëndetje z.Mustafa Nano!.
Bye bye dhe ti o gazetar, pjese e felliqesires shqiptare 25 vjecare je dhe ti. Ndaj dil nga lista dhe ti.
Ne Shqiperi leku dhe pushteti jane ne njerez inferiore.Zoti na ruajte.
Imagjinoni pak sikur Doshererat, Frrokererat, Prengererat, Fufererat etj etj te ketij soj sorollopi, te kalojne te njejten procedure per t’u bere deputete? Ketyre vetem deftesa e shkolles 8-vjecare po t’u shikohet, se s’behet fjale per shkolle te mesme, do kuptohet cfare produkti jane. Ah se harrova, imagjinoni sikur edhe kryetaret e bashkive, Bardhererat, Zefererat, Bushererat, Rosherereat etj, te perzgjidheshin ne kete menyre.