Tropojë/ Kodheli në Valbonë u kërkon banorëve që t’i japin mundësinë qeverisë "Rama" të përfundojë punën e nisur

29 Maj 2017, 11:38Politika TEMA

Ndryshe nga herët e tjera Mimi Kodheli, kryesuese e listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, së bashku me kandidaten Valbona Doçi është njohur më nga afër me banorët e zonës së Valbonës, duke  marrë pjesë në një festë të organizuar në këtë fushatë.

Në Valbonën e mrekullueshme të rrethit të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, është zhvilluar një festë me grupe valltarësh nga Hasi, Tropoja dhe Gjakova.

Si fillim Kodheli ka uruar nën ritmet e muzikës së mrekulleshme të këtyre trevave, të gjithë të rinjtë e vendit për një të ardhme më të mirë.

Kodheli u ndal në investimet që duhen bërë në infrastrukturë dhe në turizëm në mënyrë që të gjithë banorët e kësaj zone të ndihen mirë në vendin e tyre.

“Ata që studiojnë dhe ata që mësojnë por edhe ata që janë thjeshtë edhe vetëm punëtorë krahu, të mund të përfitojnë dhë të nxjerrin të mira, sepse të mirat që i ka falur zoti, ne duhet t’i zhfrytëzojmë të për mirë tonë të përbashkët”, tha Kodheli.

Kordinatorja e këtij qarku Kodheli, i kërkoi edhe njëherë elektoratit të kësaj zone t’i japë mundësinë kësaj qeverisjeje që, në mandatin e ardhshëm të përfundojë të gjitha punët që ka nisur.

“Besoj që mua si përfaqësuese e Partisë Socialiste më duhet të them edhe që unë kërkoj prej jush me dorë në zemër, duke ju parë në sy, një mandat të dytë për qeverisjen e Edi Ramës, sepse ne na duhet që t’i përfundojmë reformat që kemi nisur. Ashtu si çuam drejt përfundimit një proces fort të vështirë, por jo të pamundur, siç ishte Vetting-u, ashtu duam të çojmë përpara një proces të vështirë, por jo të pamundur, atë të rritjes së dinjitetit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo në botë, atë të një Shqipërie më të pasur, më të begatë, më të ndershme dhe më të pastër”, deklaroi Kodheli.

Po ashtu edhe në këtë takim kandidatja Kodheli nuk harroi t’i bëjë thirrje banorëve të Valbonës që të mos shesin votën e tyre, por ta përdorin atë për një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët e tyre të mrekullueshëm.

1 komente në “Tropojë/ Kodheli në Valbonë u kërkon banorëve që t’i japin mundësinë qeverisë “Rama” të përfundojë punën e nisur”

  1. MATO GRUDA says:

    PLAKU XANXAR SALI ESHTE KATANDISUR SI PLAKU MERRE KUR I PLASI GJYLJA NE OBOR TE SHTEPIS ,IKE PLAKU MERRE IKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje