Kumbaro takim në fshatrat kufitarë të Përmetit: Në mandatin e dytë vijojmë me projektin e rrugës së Tre-Urave

29 Maj 2017, 11:50Politika TEMA
Kumbaro takim në fshatrat kufitarë të Përmetit: Në

Në vijim të takimeve të saj elektorale, kandidatja e PS-së në qarkun e Gjirokastrës,  Mirela Kumbaro është ndalur në fshatin Vllaho-Psilloterë, një fshat minoritar në rrethin e Përmetit, ku jetojnë kryesisht të moshuar pasi të rinjtë janë në emigracion. Kumbaro  ka postuar foto në Facebook nga ky takim, ndërsa thekson se edhe më shumë do të bëhet për fshatin në mandatin e dytë qeverisës. Ajo jep  edhe një lajm të mirë jo vetëm për fshatrat që janë në kufi por, për gjithë Bashkinë Përmet. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të rrugës nga Tre Urat deri në Përmet, i cili është një projekt i përbashkët me Delegacionin Europian.

“Efharisto poli per pritjen qe me bete dhe besen e dhene. Pas ndertimit te ures drejt e ne fshat dhe investimeve te tjera ne kanalet e zones se Çarshoves, do te vijojme ne mandatin e dyte me rrugen e Tri-Urave, pjese e projektit te perbashket me Delegacionin Europian”, shkruan kandidatja për deputete e PS-së në qarkun Gjirokastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje