Kërcënohet specialisti i SHISH, i dërgojnë qese me 7 fishekë tek dera e shtëpisë

29 Maj 2017, 10:00Kronika TEMA

Një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishekë, i është vendosur në pragun e derës së apartamentit shtetasit Sh. N., me detyrë specialist i Sh.I.Sh.

Policia njoftin se ngjarja ka ndodhur nje dite me pare, dhe qesja e dyshimte eshte pikasur ne oret e mengjesit. Menjhere eshte njoftuar Policia e cila ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.05.2017, rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i Sh.I.Sh., është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materaiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

1 komente në “Kërcënohet specialisti i SHISH, i dërgojnë qese me 7 fishekë tek dera e shtëpisë”

  1. LORA says:

    Mortja qe si ha,per lajmet qe bejne.
    Cfare mut specialisti qenka ky qe nuk e gjetkerka dot kete ?
    Per mua,keto lajme jane nje produkt i shpajfur qe synon te terrorizoje jeten e njerezve,,,,,e ky dihet qe eshte zanat i lashte shqup-sash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje