A e keni parë listën e Partisë Demokratike?! Asnjë përgjegjës politik i tyre nuk guxon të vij në Kavajë!

30 Maj 2017, 18:26Politika TEMA
A e keni parë listën e Partisë Demokratike?! Asnjë

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë Arben Ahmetaj, i deleguar në Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë, prezantoi zyrtarisht Kandidatin e PS për Kryetar të Bashkisë Kavajë, Dorian Murati.

Duke folur për zgjedhjet e 25 qershorit, Ahmetaj tha se kjo nuk është një betejë me demokratët e këtij qyteti dhe se Partia Demokratike nuk ka ofruar asnjë alternativë për Kavajën:

“Demokratët e këtij qyteti kanë ngelur jetimë. A e keni parë listën e Partisë Demokratike?! Nuk ka asnjë përgjegjës politik për këtë qytet fantastik! Nuk ka asnjë përgjegjës politik që të vijë të ulet gju më gju me ju, t’ju qajë hallet dhe të mbajë nesër përgjegjësi. Kjo është braktisje e qytetit të Kavajës dhe për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që betejën të mos e bëjmë tradicionale, por ta bëjmë me shumë modesti, me shumë dashuri dhe të ftojmë këdo që voton Partinë Demokratike që në 25 qershor të vijë të votojë për Partinë e Shqiptarëve, për Partinë Socialiste të Shqipërisë” – theksoi Ahmetaj.

“Çdo vote që shkon përtej emrit të Partisë Socialiste, është votë që na kthen mbrapa, – tha Ahmetaj duke ftuar qytetarët të mos e cojnë votën dëm në favor të partive të vogla.

Kandidati i Partisë Socialiste për Kryetar të Bashkisë Kavajë, Dorian Murati tha se Kavaja me Partinë Socialiste do të vazhdojë rrugën e transformimit të thellë urban, duke u kthyer në një destinacion turizmi.

“Aletatë e mi në këtë fushatë do të jenë të rinjtë, gratë, të moshuarit, burrat dhe punëtorët e thjeshtë e të ndershëm që i shërbejnë këtij qyteti të mrekullueshëm. Në 25 qershor, Bashkia së bashku me Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj, do të vazhdojë punën e saj për të ndërtuar qendrën e Luzit, qendrën e Golemit, qendrën e Synejit, qendrën e Helmasit, ashtu sic ne bëmë qendrën e Kavajës” – tha Murati.

7 komente në “A e keni parë listën e Partisë Demokratike?! Asnjë përgjegjës politik i tyre nuk guxon të vij në Kavajë!”

  1. alda says:

    Pune e shkelqyer ??. Investime me shume vlere jane bere ne shume zona te Rogozhines duke i dhene zgjidhje problemeve te banoreve. Vazhdoni me kete ritem pasi keni mbeshtetjen e gjithe qytetareve pasi e keni treguar veten me pune dhe se dini ti mbani premtimet.

  2. klejdi says:

    puna juaj eshte per tu pershendetur, shume respekte nga Rrogozhina per z.ahmetaj

    1. eltoni says:

      Bravo ju qofte per cfare eshte bere deri tani per Rrogozhinen, ka nje ndryshim te madh sa futesh ne qytet. Ka nje mirembajtje shume here me te madhe per kete qytet, me rregull, me paster, me rregullime ne infrastrukture, me shume hapesira te gjelberta shume me ndryshe nga me pare. duke e njohur mire edhe Pd qe mbahet per paaftesine per te ,mbajtur llafin , qytetaret e Rrogozhines por jo vetem e dine mire sesa kishte pushtetin kjo force nuk pati asnje ndryshim per kete qyteet prandaj 25 qershor qytetaret e kavajes do bejne zgjedhjen e duhur per veten dhe Rrogozhinen.

  3. gjergji says:

    Respekte per ju z.Arben Ahmetaj, padiskutim qe i ndryshuat fytyren qytetit tone te gjith e dine qe dikur nuk shifej me sy tamom si fshat tani eshte bo si bace me lule prandaj do ju votojme me besimin e plote qe gjera edhe shume me te mira do beni per rrogozhinne tone.

    1. berti says:

      ju lumte i zbardhet faqen qytetit se PD-ja e felliqi komplet vetem vota i merrte juve me gjithe keto pune qe keni bere e meritoni plotesisht voten, kush ka dyshime te kaloje njhere nga Kavaja, Rrogozhina …e ta shohi sa shume punime jane bere ka lezet duket ka vemendja ndaj qytetit

  4. Dori says:

    Super seriozisht eshte hera e pare qe rrogozhina eshte marre kaq seriozisht
    nga nje force politike se deri dje e kane perdore vetem per vota, tani realisht qyteti ka marre nje pamje tjeter, ka nje mirembajtje shume here me te larte. Ju uroj suksese ju, kandatit te bashkise me nje fitore sa me thelle. Qyteti Rrogozhines ka mirenjohje ndaj njerezve te punes. Suksese

  5. Mondi says:

    PD e pat mundsine disa here me bo ndonje gje te mire me rrogozhinen po prap se prap vettem per vota e perdori prandaj dhe qyteti jone do vlersoje e hedhi voten per ata qe jane interesuar per kete qytet qe me aq sa eshte bere i kane lehtesu shume probleme te banoreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje