Kryesuesja e listës së PS në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ka zhvilluar një takim me biznesmenët e qytetit të Kukësit.
Në këtë takim ministrja Kodheli shoqërohej nga kandidati për deputet në këtë qark, Safet Gjici, i cili është një kandidat që vjen nga fusha e biznesit.
Kodheli gjatë fjalës së saj u ndal në synimet që qeveria Rama ka në 4 vitet e ardhshme, përsa i përket lehtësimit të kushteve dhe të marrëdhënieve të biznesit shqiptarë me atë jashtë kufijëve, siç është edhe marrëdhënia tregëtare me Kosovën: “Në qoftë se një qytetari të thjeshtë në qarkun e Kukësit i thonë që ekonomia në 4 vitet që vjen do të rritet apo Produkti i Brëndshëm Bruto do do të rritet me 5.5% jo domosdoshmërisht një qytetari të thjeshtë kjo i thotë diçka por sigurisht që biznesit i thotë. Nëqoftëse ne themi që qeveria Rama në 4 vjeçarin e ardhshëm do të heqi çmimet e referencës, çmimet doganore të referencës në tregëtinë me Kosovën kjo është padyshim shumëçka për ju.”
Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste Kodheli, u ndal gjithashtu edhe tek kreditë e buta që merr biznesi dhe tek sektori bujqësorë duke mos harruar industrinë e lehtë: “Nëqoftëse ne themi që qeveria shqiptare do të heqi të gjitha kostot bankare dhe shpenzimet ekstra të kredive të buta që biznesi i vogël apo ai i sektorit bujqësor do të marr në vitet në vazhdim kjo sigurisht dikujt prej jush i thotë shumëçka. Nqs unë them që qeveria shqiptare 4 vitet e ardhshme do të krijoj një iniciativë (centivë) të re që lidhet me industrinë e lehtë, atë të përpunimit të produkteve bujqësore qe lidhen me industrinë energjitike, të cilën ju e keni pranë dhe ju ndihmon, e cila është pjesë e jetës suaj për shkak të hidrocentralit dje jo vetëm sepse ka industri minerare në këtë qark.”
Më tej gjatë fjalë së saj Kodheli risolli edhe njëherë në vëmendje procesin e Vettingut, i cili është i një rëndësi të veçantë në mënyrë që çdo gjë të funksionoj ashtu siç duhet, përfshi këtu edhe marrëdhëniet tregëtare.
“Kryefjala e kryefjalës unë besoj që është një, sidomos për biznesin. Që është Vettingu! Tani shumëkush do të thotë shiko, po, ke të drejtë por Vetingu është diçka që lidhet në mënyrë të tërthortë me punën tonë . Ndërsa unë them jo! Në ka një gjë që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me punën tuaj, ky është procesi i Vetingut. Unë nuk besoj që ka qoftë dhe një prej jush në këtë sallë të mbushur plotë, që nuk ka pasur probleme me drejtësinë, kur vjen fjala për pronën. Kur vjen fjala për legalizimin e aseteve.”
Përsa i përket tolerancës që iu bë forcës tjetër politike Kodheli u shpreh: “ Kjo lufta e madhe që forca ime politike, (asaj së cilës unë i përkas) ka bërë dhe tolerimi që ka bërë në ditët ndaj forcave të tjera politike, qofshin këto opozitare ose jo, për ti shkuar deri në fund procesit të Vettingut është besoj gjëja më fisnike dhe gjëja më e rëndësishme që ne besoj kemi bërë për çdo qytetar shqiptar, por sidomos për biznesin.”