Nga rrëmbimi i një minorene, te shantazhi i të resë: Kush është i “forti” nga Tropoja që bëri luftë me policinë

1 Qershor 2017, 11:33Kronika TEMA

Dy ditë pas arrestimit të Taulant Neçajt, i cili bëri të “fortin” duke tentuar që t’u ikte efektivëve të Njësisë Operacionale në Tiranë dhe këta të fundit u detyruan që të hapnin zjarr ndaj tij, Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Ai është nipi i “të fortit” të Tropojës, Filip Gjeloshi, i skeduar për disa ngjarje kriminale nga policia.

27-vjeçari nga Tropoja dhe banues në Laprakë ishte nën vëzhgimin e policisë, pasi prej disa ditësh shantazhonte shtetasen me inicialet P.S. duke i kërkuar asaj një shumë prej 10 mijë eurosh, raporton “GSH”.

I riu me precedentë të mëparshëm penalë kishte siguruar një foto intime të një vajze dhe i bënte asaj presion duke i kërkuar para, pasi në të kundërt do e publikonte. Mësohet se Neçaj i kishte kërkuar të resë që t’i jepte shumën e eurove tek “Zogu i Zi” në Tiranë.

E ndërsa ka shkuar për të marrë paratë nga shtetësja P.S., ai ka rënë në kurthin e policisë. Pasi është arrestuar, 27-vjeçari është dërguar në komisariatin e policisë në Shkodër. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar se ka shantazhuar shtetasen në fjalë dhe se i ka kërkuar asaj një shumë prej 10 mijë eurosh.

Të paktën edhe tri herë të tjera, Taulant Neçaj është përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale. Më 21 janar të 2010-ës, ai u bë protagonist në rrëmbimin e një vajze 15-vjeçare.

Neçaj, në atë kohë 19 vjeç së bashku me dy persona të tjerë e mbyllën minorenen për dy ditë në një shtëpi dhe kryen veprime të turpshme para saj.

Dy vite më vonë, makina e Taulant Neçaj aksidentoi shtetasin Vlash Simoni. Por, pas aksidentit, ai deklaroi para policisë se makinën e tij e drejtonte i vëllai Teodor Neçaj.

Ky i fundit u dënua me një vit burg, ndërsa Taulanti u la i lirë.

Më 6 korrik të 2016-ës, Taulant Neçaj u dënua me 3.4 vjet burg, por gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe Gjykata e Apelit vendosën që t’i hiqet ky dënim, me kushtin që ai të paraqitet tek shërbimi i provës për të informuar si dhe t’u nënshtrohet trajtimeve mjekësore për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit dhe drogës.

Neçaj u shpall fajtor për shkak se më 23 dhjetor të 2014-ës, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë nga shërbimet e forcave speciale “Shqiponja” iu gjet në makinën në të cilën ndodhej një sasi prej 15.40 gr kanabis.

6 komente në “Nga rrëmbimi i një minorene, te shantazhi i të resë: Kush është i “forti” nga Tropoja që bëri luftë me policinë”

  1. armand says:

    Pra te perdhunosh nje 15 vjecare na u beke “i forte” ?

  2. babo says:

    Morali : kontigjent kriminal qe arrestohet pagun lek neper gjykata dhe del me denime minimale sa per te lare gojen.

  3. Hahaha,,, says:

    NUK E NGISJA UN MAKINEN POR VELLAI,,,KY JASHT DHE VLLAI NE BURG,,,. SI NUK E FUTEN TEK LISTAT PER DEPUTET,,,KY I PLOTESON KUSHT TE GJITHA,,,,

  4. TRAPI says:

    HIQENI LIGJIN ..LENI KANUNIN,,,

  5. Illyrian says:

    Jo, të ikësh më vrap bëhesh “i fortë”

  6. krysho ludovik says:

    sa burre i mire ka qene ai enveri
    duhet hapur ajo miniera e bakrit ne spac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje