Makina e Policisë del nga rruga, vdes efektivi 27 vjeçar, plagosen rëndë 3 të tjerë

31 Maj 2017, 18:04Kronika TEMA

Një efektiv policie ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me makinën e punës në Korçë.

Ngjajra e rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Devoll, kur makina ka dalë nga rruga e për pasojë ha humbur jetën polici 27 vjeçar Lorent Duli dhe janë plagosur tre të tjerë.

Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore-rrethi Devoll, mjeti tip “Mitsubishi” me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1 komente në “Makina e Policisë del nga rruga, vdes efektivi 27 vjeçar, plagosen rëndë 3 të tjerë”

  1. Lloji says:

    Matini alkoholin ne gjak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje