“I forti” nga Tropoja me “Touareg” e armë alarmon policinë, 3 aksidente në 30 minuta ndjekje

30 Maj 2017, 20:33Kronika TEMA

Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash aksion ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë. Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe Forcat operacionale. Për t’i shpëtuar ndjekjes, në zonën e “Zogut të Zi”, “Tuaregu” ka përplasur qëllimisht 3 mjete në lëvizje duke shkaktuar kaos në trafik. Pas rreth 30 minutash ndjekje policia ka mundur ta bllokojë mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij.

Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe pas kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia. Pas verifikimit policia ka dyshime se i arrestuari është një person i rrezikshëm, i dyshuar për vepra të rënda kriminale dhe “gjobëvënie”.

I arrestuari me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës, u shoqërua në Policinë e Tiranës ku po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen./BW

8 komente në ““I forti” nga Tropoja me “Touareg” e armë alarmon policinë, 3 aksidente në 30 minuta ndjekje”

  1. boom says:

    Keshtu ndodh kur nje kriminel eshte ne krye te ministrise se brendshme.

  2. Dil Enver nga varri. says:

    Ta fusi ne by.. tani armen. Shpellari me tuareg.

  3. tironci says:

    Kokrra e malokut!
    Te ishte ai babloku Hoxha, ja kishte marre erzin me gjithe farë dhe rracë!

  4. nn says:

    se mos e lironi neser ne mengjes, per mungese provash

  5. enter"" says:

    Tropojanet……………………………………………..
    Rraseni ne burg per nja 10 vjet dhe tja kishit shtypur makinen ne ate moment.

  6. Valbona says:

    Kot shpresoni se do te denohet ! Ne krye te ministrise se rendit eshte nje psikopat

  7. besniku says:

    Dhe per ca kohe, sa te kene gjalle Sali Serb Karaxhicin, keta maloket tropojane do te bejne site forte, pastaj do te shohim sa te forte do te jene.
    Jane frikacake dhe te pabese! Duhet te ruheni prej tyre! Mos i qasni ne vater, se te vjedhin dhe te permbysin kupen!

  8. Rito says:

    Ky eshte rendi i propozuar nga SHQUPI … i dakortesuar nga Rama !!!
    Dhe kjo nuk ka lidhje me Policine e Shtetit apo perkushtimin e tyre, por direkt me fytyren munistrore qe e drejton duke dhene shembullin peronal te halabakut !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje