Dy ish-ministra të kabinetit Rama janë kërkuar nga Prokuroria për krimet e Rënda për tu paraqitur si dëshmitarë në procesin ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e rektorit të Univeristetit të Tiranës Mynir Koni.
Bëhet me dije se në cilësinë e dëshmitarit janë kërkuar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Në cilësinë e deshmitarit kerkohen edhe rektori Mynyr Koni, kreu i Policise, Haki Çako, biznesmeni Ylvi Beqja dhe Dhori Kule.
Dy ish ministrat janë paraqitur edhe më herët në Prokurorinë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit ndaj Emiljano Shullazit.
Ata dhanë deklarime në lidhje me vënien në dijeni nga ana e pedagogëve Mynir Koni dhe Dhori Kule për kërcënimin e tyre nga një grup personash gjatë fushatës së zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës, në prill të vitit 2016.
Mësohet se sipas Prokurorisë, dy akademikët janë kërcënuar në datat 14 dhe 15 prill të vitit të kaluar nga katër persona për tërheqjen nga gara të kandidatit Koni.