Nuk është ndonjë histori simpatie dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj pyetjes se kush i fiton zgjedhjet. Është thjesht një përgjigje e bazuar në historinë 25-vjeçare të pluralizmit, ku socialistët thuajse gjthnjë janë forcë e parë.
Çështja që ngrihet në formën e pyetjes së drejtpërdrejtë është: A do të jenë ata në krye të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 25 qershorit, apo jo? Natyrisht që i pari që ia ka bërë këtë pyetje vetes është Rama, kur i hyri asaj forme marrëveshjeje me PD-në, e cila duket se do të mbetet për një kohë të gjatë në mendje, nisur nga forma e zgjdhjes së krizave analoge në Shqipërinë e pas 1990-s. Paskal Milo, diku u shpreh së fundmi se ai ka frikë për një takim të dytë Rama–Basha, çka nënkupton në minimum një marrëveshje më të gjerë midis dy partive të mëdha, apo ndryshe, fillimin e zyrtarizimit të daljes nga skena politike njëherë e mirë të partive të vogla. Milo mund të thoshte akoma që do të kemi një marrëveshje për të qeverisur të dy të mëdhenjtë bashkë. Një përgjigje jo të drejtpërdrejtë në lidhje me shqetësimin e tij e dha Basha, i cili, në një emision televiziv të ditëve të fundit, tha thjesht se ishte në favor të një sistemi mazhoritar. Që të ndodhë kjo, duhet të ketë marrëveshje midis dy të mëdhenjve…
Nuk mund t’i hyjmë teorive konspirative, se çfarë është arritur në takimin Rama-Basha, që zgjati gati 5 orë, por ajo që me siguri mund të thuash, është që Rama nuk ka improvizuar në moment, apo i bezdisur nga qëndrimi jo vetëm i çadrës, por edhe i aleatit bashkëqeverisës, i cili, gjatë gjithë kohës brenda një logjike politike normale, priste zgjidhjen e krizës, por të shoqëruar edhe me dobësimin e aleatit të madh… Strategji që pastaj të lejonte t’i kërkoje sa më shumë në aleancën e re paszgjedhore nga “torta e bashkëqeverisjes”. Nuk do t’i hyjmë diskutimit të arsyeve të Ramës për t’i dhënë kundërshtarit politik më shumë se “Paketa McAllister”. Mund të themi vetëm se Duka i Partisë Agrare, nuk ka të drejtë kur thotë se Basha e zhveshi nudo Ramën nëpërmjet asaj që i mori. Kjo kur Rama dha më shumë se i kërkuan të huajt… E kam shkruar pak më parë se në rastin makiavelik, Rama i rrëshqiti tri goditjeve njëherësh, çadrës, aleatit LSI dhe ndërkombëtarëve. Në rastin e mirë, bëri aktin e një qeveritari që sheh më larg se të tjerët dhe llogarit po më gjatë se ata të nesërmen e tij dhe të vendit që qeveris.
Çështja shtrohet në formë të drejtpërdrejtë. A do të jetë Rama jo vetëm forcë e parë, apo do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm? Do ta sigurojë këtë qeverisje, duke plotësuar i vetëm 71 numra deputetësh, apo do të kërkojë aleancë. Nëse është kjo e dyta, me kë do të kërkojë ta bëjë? Rama mendon se mund ta arrijë vetë numrin 71. Nuk jam i sigurt që do ta arrijë po ajo këtë numër. Në këtë rast, duket se ai dhe PS do të humbë pushtetin nëse kundër tij do të vendoseshin PD-LSI-PBDNJ. Po a është e mjafttueshme kjo skemë që të përmbyste raportin e forcave, pra t’i lejonte PD-së të merrte qeverinë e pas zgjedhjeve, pavarësisht se do të ishin forcë e dytë? Për një optimist normal do të mjaftonte që në këtë rast PS të kërkonte aleancën e PDIU-së, që të arrinte përsëri në vendin e parë dhe rrjedhimisht edhe qeverisjen. Për të llogaritur a është i mjaftueshëm ky konfiguracion i dytë duhet t’i referohemi zgjedhjeve të 2009-s. E kam shkruar shumë herë, po dhe jam i bindur se dhe në 2009-n PS-ja i ka fituar zgjedhjet. Në 6 nga qarqet e mëdha do t’i mjaftonin vetëm 0,2 për qind e votave më shumë që ajo të kishte po aq deputetë më shumë. Pra të shkonte vetë në 72. Kjo arsye e thjeshtë bëri që socialistët të kërkonin hapjen e kutive të votimit për shumë kohë. Kërkesa ishte normale nisur nga ky rezultat i ngushtë…
Por për të mos rënë në gojën e militantëve, mund t’i referohemi kësaj situate, duke llogaritur që LSI është në pozitat e asaj kohe dhe PDIU nuk mund të renditet në të njëjtën strehë me PBDNJ, të paktën zyrtarisht. Kaq do të mjaftonte të dilje në një konkluzion paraprak se në rastin e një koalicioni paszgjedhor PS plus PDIU të jetë më shumë në numër deputetësh sesa PD-LSI-PBDNJ. Natyrisht, një llogaritje e tillë është statike, sepse do të kujtonin se LSI është më shumë se në 2009. Po në kurriz të kujt i ka marrë këto vota?
Përgjigjen po e shohim këto ditë. Duket qartë se të dyja partitë e mëdha po bëjnë të gjitha përjekjet që votat e dhëna LSI-së gjatë aleancave fluide, në 2011 dhe 2013, t’i kthejnë në shtëpitë e tyre. Edhe sikur kjo të mos arrihet plotësisht, është e thjeshtë se do të ketë njëfarë ndikimi në rrudhjen e LSI-së. Kjo e fundit, nga ana e saj, e gjendur nën rrethim, me gjithë pickimet apo mallkimet e vogla, është e detyruar të shtrëngojë dhëmbët e të presë me detyrim operacionin e të dy të mëdhenjve.
Në analizën e sipërme duket se PS do të jetë prapë forcë e parë dhe ka probabilitetin më të madh të qeverisë në katërvjeçarin tjetër. Me shanse më të vogla për të arritur vetë 71 deputetë, por plotësisht të realizueshme, qoftë edhe me PDIU-në. Po a do të jetë kjo e mjaftueshme për të qeverisur realisht vendin? Në një perceptim makiavelist të problemit, natyrisht që po. Në një gjykim që merr parasysh interesat madhore të vendit dhe dhënies fund të kakofonisë politike të krijuar, besoj se jo.
Me kë do të qeverisë pas 25 qershorit PS-ja?
Në ndryshim nga Milo apo të tjerë, unë besoj se edhe po të mos ketë një takim të dytë Rama-Basha, probabiliteti më i madh është që Rama, edhe nëse fiton i vetëm, ka mundësi t’i afrojë përsëri dorën PD-së për të bashkëqeverisur, qoftë edhe në një kohë të shkurtër.
Pse do ta bëjë?
Për një pjesë të analistëve apo të të rreshtuarve në frontin e militantëve, përgjigjja është që të dyja palët do të mbulojnë gjëmat e bëra këto 25 vjet. Nuk e besoj këtë tezë. Kjo sepse Vetting-u, pas kokave të gjyqësorit, do të presë edhe ato të politikës së lartë, nuk është as në dorë të Ramës dhe as në të Bashës dhe as në të dyve bashkë. Rama, Basha, Meta dhe Berisha, nuk e di se në çfarë radhe lëvizjesh, herët a vonë do të jenë nën presën e Vetting-ut, që është në dorë të agallarëve më të mëdhenj se ata. Në arsyen më reale pragmatike, mund të thonim se dy partitë e mëdha do të bënin marrëveshje për të hequr qafe partitë e vogla. Basha është për këtë dhe Rama akoma më shumë, nisur nga epërsia që ka në numra partia e tij. Kjo logjikë duket racionale dhe është drejtuar kundër partive të vogla. Po a përbën rrezik kjo për pluralizmin?
Vetë Berisha tha në një intervistë të para disa ditëve se partitë e vogla përbëjnë gati një të tretën e votave kombëtare, prandaj do t’i vinte keq të dilnin nga skena. Ajo që harroi të thoshte është se ato sillen e mbështillen sipas konjukturave të çastit duke iu vetafruar të mëdhenjve, shpesh edhe duke hedhur në erë programet mbi të cilat janë ngritur. Në një vlerësim personal, mendoj se PS do t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse kjo do t’i kërkonte që numrin 71 ta plotësonte në mos vetëm, por me një aleat të vogël të tipit PDIU, që në të ardhmen, ndryshe nga PBDNJ, do të riforcohet në planin e votave. Kjo edhe për shkak të një kohezioni dhe numrash realë të komunitetit që ka.Por siç e theksova, mendoj se edhe pas kësaj fitoreje PS do të mendohet gjatë nëse do ta ushtrojë pushtetin vetëm apo me partinë më të madhe të opozitës për një periudhë qoftë edhe afatshkurtër. Në një qëllim të mirë për të arritur futjen sa më shpejt në BE, për një reformë kushtetuese dhe për thellimin e reformës në drejtësi, si dhe atë të territorit.
Nëse Rama do ta bëjë këtë realisht, do të duhet të presim e të shohim. Vetë thotë se nuk do ta bëjë këtë aleancë. Unë e besoj pak, duke respektuar tek ai njëkohësisht taktikën elektorale, që në mënyrë të hekurt i imponon të thotë pikërisht ato që thotë.
Ndërkaq, sa ka vlerë lloji i aleancës që do të zgjedhë edhe nëse fiton vetëm, apo me pak ndihmë nga ndonjë aleat i vogël, le t’ia lëmë lexuesit ta gjykojë… E po kështu, a ia vlen t’ia shtrijë edhe një herë dorën opozitës…/konica.al/
PER HIRD TE INTERESAVE TE SHQIPERISE,RAMS DUHET TE JETE TOLERANT ,BASHKEPUNUES ME PD ,MD QELLIM QE SHQIPERIA TE FILLOI NEGICIATAT ME BE , GJITHASHTU DUHET QE NE SYTE E EUROPS DUHET TE SHIKOHEMI SI NJE POPULL ME KULTURE POLITIKE DHE JO SI DY ARMIQ .
MJAFT KEMI LENE NAM TE KEQ TEK NDERKOMBETARET ,SI POPULL QE JANE TE PERCARE ME NJERI TJETRIN .
DREJTESIA DUHET TI GJYKOJE TE GJITHE TE KORRUOTUARIT DHE SHQIPERIA DUHET TE CLIROHET NGA MESJETA .
Ti lummiku je analisti më realist, pas Meros e Thanos…!
Por ne ndonje rast bën rolin e Fallxhorit!…
Interesi i Shqiperise e do te mos kete grindje si keto deri tani, te behet reforma ne Drejtesi dhe Shqiperise ti hapet Drita jeshile per BE….
Te perfitoje ndihmat e BE, dhe BE te investoje ne Shqiperi, sic investon ne rajonet e dobta te saj…
Te tjerat vijne vet…
Nazarko, je mjeshter i lojes se Shahut dhe i Llogjikes…!
R e s p e k t e !….
https://youtu.be/iF-92yc8C_k
Kjo vajze i fiton zgjedhjet dhe do jete ndihma e madhe e PS.
Nazarko ne disa drejtime nuk jam dakort me ju . Marrim P .D ne duke pare qe Luli nuk ka aftesi drejtuse organizuse eshte dembel hajdut kriminel antikombetare si po ja jep votat nje njeriut te tille? Kalojme tek L .S .I ja nje parti hajdute hileqare mashtruse here me njeren parti here me tjetren duke levizur by …… kuj deri sa kunji i hyri brenda duke kerkuar qe te rrine gjithmone ne qeveri dhe ceshte me e keqa qe kure largohet nga qeverite nje muaj pa mbaruar mandatet i shane pra i pelqen te marre llokmen e qeverisjes dhe pergjegjsine per te metat tju faturoje atyre qe ka bashkqeverisur pra ka ardhe koha qe edhe kjo te fshihet nga historija.
Të thoshe dje se Real fiton ndaj Juves të shihnin me dyshim,si një individ me mangësi intelektuale. Personalisht e kisha menduar rezultatin 3-1 për Realin. Këtë mund të them edhe për 25 Qershorin. E vetme PS do të marrë 73-76 mandate. Shpirtërisht populli është përgatitur për një 22 Mars 1992 të dytë. Por këtë radhë kundër dyshes PD-LSI. Ajo që mbetet për tu parë është qëndrimi postzgjedhor. A do shohë me zëmërgjërësi PS dhe pa paragjykim përfshirjen në administratë edhe të përkrahësve që kanë nder në radhët e PD? Kjo do të tregonte se sa njerëzore është në të vërtetë PS dhe sa përpara kemi bërë si shoqëri.
Asnjëherë ske gjet gjë o patellxhan Lushnje.
Permbushja e afert e aspirates se antaresimit,me te drejta te plota ne EU,dhe verdikti i Sovranit me 25 qershor do te jene kallauzet e aleancave qeverisese.
Sot jemi 4 qershor Shpetim,,,,dhe ende nuk po degjojme nje program elektoral.Normale te duket kjo??
Analiza e Nazarkos eshte kryesisht matematike. PS, duke dale e para mund te bej koalicion me kedo. Nese ka nje parti qe duhet perjashtuar nga koalicioni eshte LSI dhe kjo per shume arsye. LSI e shikon veten si nevoje e partive te tjera dhe jo si faktor programor. Asnje pike e saj nuk eshte futur ne programin e koalicionebe qeverisese. Edhe tani premton vende pune, pa shprehur se si do i hap ato vende. LSI eshte problem pasi nuk po kalon ne opozite. Ishte kjo arsyja perse me 2013 mori shume vota nga PD. LSi e rriti veten mbeshtetur jo ne procese zhvillimi por me shitjen e vendeve te punes, duke shkaterruar administraten. Ne keto kishte dhe duke u nis nga Rama qe flet per berje shteti dhe parcelizim te administrates duket se LSI duhet te dal ne opozite qe ta shikoje pushtetin nga jashte e te reformohet. Ne keto kushte aleanca me PD duket me e mundeshme dhe ka shume te mira krahasuar me LSI.
JE KOMPLET I FISHKUR NGA TRUTE , Cfare te ka bere LSI ty , po Rames tend , do te qe noj here Kryueminister i pabesi dhe supermashtruesi i cili punon se bashku me nje bande prej 20 vetash per te vjedhur e grabitur Shqiptaret edhe ato pak gjera qe i kane mbetur , drogoi rinine i mallkuari e vetmja mallkim dhe shuarje te LSI-se e kerkoj vetem per kete gje si e mbajti ne pushtet kete pervers per kater vjet , qofte mallkuar Ilir Meta, per kete
PDIU ka avantazh te rritet ne numer sepse pervec cameve,ajo po cameron dhe nje pjese te PD,ku militatet kerkojne strehe per te garantuar punen e tyre !
LSI vazhdon te kete “respekt” per Berishen !
PS duhet te rrit pjesmarrjen ne votime,sidomos te asaj pjese qe ka emigruar dhe meshkujve !
Meshkujt e zgjedhur ne pushtet, pelqejne lajkat e grave dhe urrejne fodullekun e burrave,por baraspesha ka rendesine e saj,”kalaja” nuk merret nga brenda,ne kutine e votimit nuk votohet familjarisht !
Nqs keta jane bande,LSI me Meten ne krye jane krye bandite e kryehajdute