Ilir Meta i përgjigjet Bashës: Nga “Çadra e Lirisë” shkove te ajo e oligarkisë

3 Qershor 2017, 19:35Politika TEMA

Ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka sulmuar nga Lushnja kryetarin e PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e quajti më herët “tregtar Venediku”.

Meta tha se LSI do të dalë forcë e parë politike, ndërsa fshikulloi Bashën kur tha se qytetarët s’do votojnë njerëzut që në e nisën në “Çadrën e Lirisë” dhe përfunduan te çadra e oligarkisë.

LSI do jetë forcë e parë, se u çmendëm nga politikanët që e nisin te “Çadra e Lirisë” dhe e mbyllin te çadra e oligarkisë”, u shpreh Meta.

Duke shprehur besimin se LSI do dalë forcë e parë në 25 qershor, Meta tha sërish se Petrit Vasili, i kandidon si i pari i listës në Qarkun e Fierit, do jetë kryeministri i ardhshëm.

Jemi krenar qe kemi në krye të listës së Fierit kryeministrin e ardhshëm Petrit Vasilin, i cili e njeh shumë mirë këtë qark dhe do bëjë që qarku i Fierrit të jetë qendra e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”, tha Meta.

Ai ka komentuar edhe listën e PD-së.

E vetmja gjobë qe mund te marre LSI nga KQZ-ja eshte se pse ka vënë tre të parat gra ne listen e Tiranes, por grate e vajzat e meritojne.

LSI nuk i largon gratë e shquara nga lista natën dhe në errësirë, ne i besojmë ato që të drejtojnë listat tona”, tha Meta.

3 komente në “Ilir Meta i përgjigjet Bashës: Nga “Çadra e Lirisë” shkove te ajo e oligarkisë”

  1. Fr says:

    MJAFT SE NA CUDITET ME SONDAZHET MORE DJALL.

  2. Populli says:

    Epo po u bë Petrit Vadili kryeministër u bëftë mut kjo punë!

  3. Arber Iliri says:

    Urra u be Fieri Kryeqyteti i Shqiperise, qendra kryesore e zhvillimit, une mesa dij zona Tirane Durres as qe mund te arrihet edhe per nja 100 vite nga Fieri apo te tjere.O Liro nga hajdut qeke bere edhe genjeshtar i pacipe zotrote ,po domosdo po te kesh qejf Saliun te rritet hunda, apo po fjete me doktorin me pleshta do gdhihesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje