Paralajmërimi i fortë i ministrit Bushati: Ka parti që premtojnë vende pune, kujdes do përfundoni burgjeve…

3 Qershor 2017, 17:48Politika TEMA

Ministri i Jashtëm, Bushati, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Shkodër, i ka ashpërsuar tonet.

Bushati ka paralajmëruar burg për këdo zyrtar të kësaj partie që premton punë në shtet në shkelje të ligjit.

“Ka partiza dhe individë që dalin publikisht dhe premtojnë punësim, madje duke mos respektuar edhe ndryshimet në Kodin Penal.

Një mik më tha që e e kishte kontaktuar një parti që po premton vende pune në burgun e Malësisë së Madhe.

Ajo që i thashë është se përgjigja që duhet t’i jepte atyre që premtojnë punësime të tilla ështe se: Në punë do të futen në bazë të meritës, në burg kujdes se do futesh vet”, tha Bushati.

2 komente në “Paralajmërimi i fortë i ministrit Bushati: Ka parti që premtojnë vende pune, kujdes do përfundoni burgjeve…”

  1. vaso says:

    Po patjeter ne baze te merites.Si gjthmone.

  2. Dielli mbi Korab says:

    PS e Edi Rames merdhifi krejt prandaj kani fillu tu u nervozu.
    Shqiptar mos u frigoni,
    Votoni SFIDA ,LIBRA, FRD dhe PDIU J
    Jepnini ne GODITJE Rames.Bashes dhe Like se Monikes.
    Votoni brezin e Ri qe Shqiperia jone te pastrohet nga Hajdutat.
    https://youtu.be/iF-92yc8C_k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje