Partitë politike kanë nisur prej ditësh fushatën elektorale, në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Akuza, sulme dhe përplasje vazhdojnë të hidhen nga të gjitha kahet politike, teksa tre forcat kryesore në vend, PD, PS dhe LSI, janë në një garë të fortë se cila prej tyre do të dalë forcë e parë dhe do të marrë e vetme timonin e qeverisjes.
PS dhe LSI kanë nisur prej kohësh “luftën” mes tyre, por ditët e fundit edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, ka sulmuar ashpër LSI dhe ish-kryetarin e saj, Ilir Meta.
Në lidhje me situatën, ka reaguar gazetari dhe drejtuesi i portalit mediatik CityNews.al, Elvi Fundo.
Fundo iu bën thirrje demokratëve t’i bien LSI, por nga ana tjetër ironizon me faktin se PD luftën nuk duhet ta ketë me këtë forcë politike, por me PS, që nga sondazhet rezulton të jetë e para.
Duke sjellë në vëmendje shprehjen popullore “ujku, ujku … por çakalli bën kërdinë”, gazetari iu kërkon eksponentëve të Partisë Demokratike të kthejnë njëherë kokën nga PS, që sipas tij, po na hanë me gjithë lecka.
“PER VENDIN E TRETE PO LUFTOJME MOR DJEMA? Bravo cuna! Bjerini fort LSI-se! Mire do ishte te ishit kujtuar me perpara, por s’prish pune.
Kohen nuk e kthejme dot mbrapa. Me kete rast mbase do ta kishit shpetuar listen e PD edhe nga cuni i Fahriut ne Pogradec dhe vete liqerin nga shkelqimi i diellit demokratik me 26 qershor.
Cfare iku, iku tani sidoqofte. Por, po patet kohe, ktheni ndonjehere koken edhe andej nga PS-ja, se po na hane me gjithe lecka. E keni degjuar ndonjehere ate shprehjen “ujku, ujku…por cakalli po ben kerdine…?
Apo jeni duke pritur qe Romeo Gurakuqi te shkarkoje Presidentin e zgjedhur Ilir Meta qe te kujtoheni se keni edhe Edi Ramen ne fushate? Si te doni beni djema. Ju e dini me mire kete pune. 25 qershori eshte te dera”, shkruan Fundo në rrjetet sociale.