Përgjigja nga Korça që nuk po i vinte diktatorit dhe kriteret që kërkoheshin për gratë që do të shërbenin në pallatin e Brigadave, fill pas luftës
Një korrespodencë e çuditshme e gushtit të vitit 1945, ku trajtohet një çëshjte komike në dukje, por e trishtë nëse thellohesh dhe e analizon, zbulon karakterin e vërtetë të drejtuesve komunistë që sapo kishin marrë pushtetin dhe po ndërtonin kështjellën e hekurt të diktaturës. Në dokumentin ekskluziv që publikohet sot nga hithra.al, duket dhuna, frika, perversiteti e imoraliteti në udhëheqjen e lartë komuniste, menjëherë sapo erdhi në pushtet.
Korrespodenca, kryesisht radiograme, zhvillohet mes Koçi Xoxes dhe disa drejtuesve të tjerë në nivele më të ulëta në rrethe, për gjetjen një personeli të “kualifikuar” sipas stilit komunist për Pallatin e Brigadave, që atë kohë quhej pallati presidencial. Personeli me gra të reja do ti shërbente diktatorit.
Me 21 gusht Koçi Xoxe i dërgonte këtë radiogram Xhoxhi Blushit në Korçë: “Presim sa me parë propozimin për personelin shërbyes që ju kemi kërkuar gojarisht për katër kamariera, tre guzhiniera dhe 12 gra për shërbime të ndryshme”.
Ndërsa ende nuk i kishte mbërritur një përgjigje, Koçi Xoxe i sërish radiogram Blushit: “Për të tretën herë po ju kërkojmë propozimin t’uaj për personelin që dispononi për të shërbyer kamarier kuzhinier etj. Brenda ditës presim përgjigje. Koçi Xoxe.”
Po të njëjtin radiogram Xoxe ia nis edhe Haki Toskës në Gjirokastër dhe Llambi Kudrës në Berat.Pas këtij urdhëri Koçi Xoxes i vjen përgjigja e parë nga Berati, ku Llambi Kudra i thotë se “ në qarkun t’onë nuk ka asnji person për të ardhë aty me shërbim të ndryshëm.”
Nuk është ruajtur përgjigja e Xhoxhi Blushit për Xoxen, por ky i fundit i dërgon sërish një radiogram tjetër atij me 8 shtator, ku i thotë : “Nga personat për në pallat nisni menjehrë garsonët edhe të gjithë ato gra që s’kanë fëmijë dhe janë në gjendje të qëndrojnë brenda. Koçi Xoxe.” Këtu nsi të shfaqet edhe detaji i çuditshëm i këtyre radiogrameve, pasi Koçi Xoxe nis të shpalosë kriteret e tij për femrat që do të merrte në shërbim në pallatin presidencial.
Më 13 shtator duket se një përgjigje e denjë i mbërrin Koçi Xoxes nga Sami Gjebero në Vlorë, i cili ishte i vetmi si duket që kishte gjetur personel sipas kërkesave të Koçi Xoxes.
“Në lidhje me radiogramin t’uaj dt. 25.VIII.45 ku kërkoni njerëz për punë u dërgojmë këto propozime: Koço Sotiri ka qenë kursist, besnik, ka të kaluar të mirë. Është punëtor dhe kamarier i mirë. Ilias Çipi i ndershëm, i lidhur pak a shumë me Lëvizjen është kamarier. Zoi Miti kuzhinier i mirë, besnik dhe ka mbajtur qëndrim të mirë. Llambrini Miti, familja e lidhur me Lëvizjen, nipin dëshmor, di mirë të hekurosë, gjendja ekonomike e varfër.
Shadije Avdullah, ka dy vëllezër partizanë, e lidhur me lëvizjen, punëtore, ka punuar në shtëpi të pasura për të hekurosur. Mete Avdullah motra e Shadijes, mund të lajë mirë, pse e ka si mjeshtëri. Në qoftë se do të vlejë ndonji nga këto na shkruani. Sami Gjebero”. Dhe dy ditë pas këtij radiogrami Koçi Xoxe shpreh interes për dy prej femrave, por me kushtin që të jenë të reja, jo plaka.
“Në qoftëse janë të reja nga mosha, d.m.th. jo plaka shoqet Llambirni Miti që mund të shërbejë për të hekurosur dhe Shadije Abdulla, nisi urgjentësisht për Tiranë me letër rekomandimi. Koçi Xoxe.”
Dhe me 17 shtator 1945, Rrapo Dervishi po nga Vlora, i përgjigjet koçi Xoxes se femrat e zgjedhura I plotësonin kushtet. “Nimet NIzatet, Llambrini Miti dhe Shadije Abdullahu nuk janë Plaka, prandaj sa më parë do t’i nisim”.(Hithra.al)
Dhe çfare ka kjo leter qe e transmetoni? jeni bere pizeveng qe kerkoni te zbuloni qimen ne hunden e tjetrit dhe nuk doni te shikoni trarin ne hunden tuaj. Po eshte normale qe do i zgjidhte njerezit per ne pallatin e brigadave, pse do ti merrte nga rruga. Dhe kjo me detyron, me çfare lexoj vazhdimisht, qe te theme: a ka me bastarde se demokracia e sotme per ato qe mendoni ju dhe kerkoni te diskretitoni diktaturen me kete menyre? Keto shkrime jane per te ushqyer te paformuarit dhe injorantet. Është një fasadë e poshtër gjithandej, ashtu si jeta sot qe ka ndare formen nga permbajtja.
Kush eshte trapi qe ka shkruar?
Ku e shikoni imoralitetin?
Nqfts autori eshte ai Dervishi i arkives atehere s’ja vlen te komentosh.
E ku eshte problemi ketu? KAfshe prehistorike qe doni te gjeni medoemos nje problem per t eperbaltur gjithçka qe ishte e mire ne ate kohe. JU ta peshtirosni… kjo gazete eshte bere pacavure e rendomte qe vjen era bajge nga injoranca e atyre qe vjellin crer perdite.
Ta tregoj une se ku eshte problemi ketu, ky miku qe e ka shkruajtur po therret me te madhe qe ta degjojne te gjithe, “eeeeej, une jam rrote kari”.
Nuk shoh ndonje perversitet pervec shkrimit qe bene hithra.al dhe dhe gazeta Tema qe publikon keto idiotesi.
Kerkoni te lani mutin me shurre o bthq .. e ashtuquajtura “demokraci” ka kohe qe po çapitet ne kurriz te “gogolit” komunizme. .kot e kini .. keni 27 vjet qe kerkoni te denigrojne Enver Hoxhen dhe nuk ja keni Dale akoma.. vazhdoni ushqehuni me kerma se vetem keshtu mund ta nxirrni kotheren. Pallatin Enver Hoxha e la aty ku e gjeti , po ke tyre qe kemi tani dhe ju mbajne dhe ju me buke si do ja vini emrin!!? Ne fund te fundit ” qeni ku ha buken le kuken ” i Themi ne nga laberia.. edhe Ju lehni sa me forte kundra atij regjimi edhe pse po i afrohet te tridhjet vjeteve qe ka mbaruar ..legni se.politikanet e sotem ua kane ven koqet ne bige. . Censuroheni se nuk me behet vone…
Ca jane keto idiotesira? Po kushti i vetem i vendosur aty, eshte qe te mos jene plaka. Dhe doemos qe kerkohen te mos jene plaka, sepse do punojne ne Pallat Presidencial, o tuhafe te hithres. Ptu, gazetare me fillore.
Me keto qe shkruani me kot perpiqeni te ulni figuren e Enver Hoxhes sepse ne fakt diskretitoni veten tuaj.
Figura e Taras Dulles qe mos ta shkulesh
Nuk shoh asnje lloj perversiteti dhe imoraliteti ketu. Boll me blozen qe ju ka mbuluar shpirtin. Enver Hoxha ka gjynahe dhe mekate sa te duash, por jo keto qe shkruani ju ketu. Morali qytetar ne kohen e Enver Hoxhes nuk ka te krahasuar me moralin e sotem. Po çfare them edhe une. Fjala moral sot ka dale jashte ligjit. Ne kohen e Dulles, kur ishim ne gjimnaz, mezi na linin te benim nje mbremje vallezimi ne vit. Dhe kjo ne pranine e pedagogeve. Dhe doni te flisni ju qe sapo dolet nga bodrumet ku ishit futur. Enver Hoxhen mund ta akuzosh per 1 milion te keqija, siç mund ta lavderosh per 1 milion te mira, por kurren e kurres per ndertimin e nje shoqerie imorale. Dhe kush e thote kete?! Ju qe e kthyet Shqiperine gjate ketyre 25 vjeteve ne nje bordello te stermadhe. Ne çdo qelize te saj. Aq sa kemi furnizuar me prostituta gjysmen e Europes. Mbylleni squpin dhe futeni koken ne dhé, para se te shkruani dokrra.
Këta gjoja gazetarët e sotëm nuk bëjnë as për LOPÇARË, njerëz të pashkollë pa pikë formimi intelektual.
Po ja na thuani mo LOPÇARË ku është perversiteti këtu ????? Po ja hidhni një sy në Sekretaret e Këtyre ”Demokratëve ” të sotëm janë Plaka ?????
IDIOTË PA PIKË FORMIMI INTELEKUTAL , LOPÇARË FARE (Të më Falin Lopçarët për krahasimin)
Eshte menyra me e mire qe po beni per te lartesuar dike qe dhe mund ta kishit lene menjeane dhe te ishte harruar. Me kete qe po beni jo vetem po e lartesoni po vazhdon tju mbaje femijet me buke pasi nuk dini te beni gje tjeter. E megjithe kete kjo gjetje nuk justifikon kurverite e sotme qe sic e dini jane kritere punesimi ne c do zyre. Mjaft te pyetet : A ka ndonje femer qe bie ne sy dhe eshte “tolerante ” qe nuk e keni neper zyra jo me neper “punera” Idiotesi .
…Sa imoral pervers qenka ky qe sjell per botim keto…te kurveria i shkon mendja…. ?
Nje procedure rutine per te perzgjedhur punojnjes per ne pallatin e brigadave. Jane akuza si kafet e Nexhmie Hoxhes. Nuk ngjisin, me sepse tani kemi nje shoqeri pa vlera njerezore, pa moral, te degjenuar dhe ne pafundesi te zhytur ne krim, shkaterim, vjedhje e shfrytezim.” Te ndershmit” tani jane politikanet, me gra, dashnore , sekretare dhe prape dashnore. Sillni ne mendje ke politikan te doni ne mendjet tuaja dhe do te bindeni se te gjitha sharjet e botes jane pak per keta zuzar, halet e haleve te globit. Sa per felliqesira si Dervishi nuk ja vlen te konsumosh tastieren.
Ahahaha fituesit e luftes Nacional Clirimtare. Dhe imorariletin e vet dhe hajdutlliqet ,ja faturonin pales tjeter kundershtare.
Me siguri edhe kete e ka shkruar kandidati per Komunalen e Plehrave Gurakuqi, por meqenese kemi degjuar qe konkuron per deputet shkruan me pseudonimin Hithra. Ka marre arratine per te gjetur plehra, psh, ku shkon ne banje njeriu, sa m.. ben, etj. Ketu eshte arti kerkimor e historik i Hithres qe duhet te jete Gurekuqi. Domethene sikur te marre njeriu aparat fotografik e te filtroje Gurekuqin ne WC, ne plehra dhe pastaj te thote se ky deputeti Gurekuqi eshte i dashuruar me m.. dhe me plehra. Amin
Ky shkrim kundra Enver hoxhes, tregon idiotesin e atij qe e ka shkruar.Turp te kete.Nuk i sherbehet karjeres me keto lloje shkrime shpifarake.Idiot!
Cdo hap qe Koci Xoxe e ka bere, si spiun i Shkinise qe ka qene, ka pasur per qellim komprimitimin e Enver Hoxhes. Kete e ka pasur pune prej OZNES shkine per t’a shdukur Enverin si armikun e tyre me te perbetuar qe, Jugo-serbosllavise, ia ka bere te pa mundur perbindjen e Shqiperise.
A jeni normal-gomar o ju gazetater e cmendur, ku eshte ketu imoarliteti, more njerez KAFSHE, a te ishte ligji per shpefje e me ju fut BIRUCE, e mos me pa kurre driten e diellit se sa shume po manipuloni me popullin!!!!!!!!…………………..
Ja , ky eshte kazani mediatik Une jam e aferme e Z. Xhoxhi Blushi. Ai ishte njeri me shume vlera dhe politikan i cmuar i asaj kohe . Keto publikime jane thjesht absurditete.