Një edukatore është vënë në pranga me akuzën e dhunës ndaj fëmijëve në Tiranë.
“Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: – D R, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi.
Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht”, thuhet në një deklaratë nga policia.