Moikom Zeqo: Numri 71 është bërë makthi i Ramës, po bën fushatë mediokre dhe flet si shofer

7 Qershor 2017, 11:03Blog TEMA

Moikom Zeqo ka analizuar në një shkrim për Dita-n, fushatën elektorale të deritanishme.

Nuk ka ndodhur kurrë që opozita të jetë në qeverisje duke patur statusin e humbësit të zgjedhjeve të vitit 2013. Nuk ka ndodhur kurrë që partitë qeverisëse të qeverisin bashkë me opozitën dhe njëkohësisht të shkojnë drejt zgjedhjeve të përgjithshme politike për të partizuar dhe kryetarizuar votat e elektorateve. Natyrisht premisat apriori apo dhe posteriori të marrëveshjes së 19 majit do të bëhen transparente një ditë. Por konkretisht ne po përjetojmë kulmin e një fushate ku të tre partitë kryesore të së njejtës qeverisje, kërkojnë më vete, me asnjë lloj tolerance apo dhe mirëkuptimi për të fituar zgjedhjet. Është hera e parë që PS ngulmon për të fituar zgjedhjet me më shumë se 71 vota.

Numri 71 në Kuvend është bërë numri i artë i alkimisë politike. Është bërë enigma dhe makthi i Ramës. Basha kërkon jo më shumë dhe as më pak që të ndërtojë si një proces kimik me zhvillim të pakufizuar atë që e mbiquan me një metaforë utopike, apo sipas një besimi lunatik si Republika e Re. LSI me Petrit Vasilin kërkon postin e kryeministrit. Është pikërisht çoroditja që buron nga marrëveshja e 19 majit që ka ndryshuar dhe ligjërimet politike të kryetarëve të partive.

Deri para marrëveshjes së 19 majit Rama flet me terma, nojma, hamendje të një Triumfalizmi Total.

Tashmë fushata e Ramës ka nota krejt negativiste, madje dhe agresive ndaj qeverisjes mandatore 4 vjeçare me LSI-në. Artikulimi i tij i thjeshtëzuar deri në kufijtë e mediokritetit është ai i shëmbylltyrës së shoferit që e do vetëm timonin e pushtetit pa patur të tjerë në prehër. Shumë e çuditshme kjo parabola e shoferit karizmatik, që s’ka asnjë lloj lidhje me qeverisjen. Me këtë thënie Rama del kundër idesë racionale dhe funksionuese të koalicioneve politike në qeverisjet e shteteve të mëdha evropiane.

A nuk kemi në Gjermani me në krye kancelarin Merkel një qeverisje të respektimit të parametrave të një koalicioni, prej gati 10 vjetësh? Nuk e kemi dëgjuar kurrë Merkelin të përdorë metaforën e një shofereje, me duart e vetme në timon, pa patur të tjerë në prehër. Të gjitha qeveritë në Europë bazohen mbi koalicionet.

Rama duhet ta dijë se të paktën mbas vitit ’90 forma e pluripartizmit ka çuar detyrimisht tek qeverisjet me koalicione. Absolutisht është një dukuri që vazhdon dhe sot dhe do vazhdojë në të ardhmen. Po pse kryeministrat europianë nuk e kanë përdorur kurrë metaforën e shoferit?

Së pari, një kryeministër nuk është një shofer. Ta krahasosh një kryeministër me një shofer do të thotë të banalizosh nocionet.

Së dyti, qeverisja, pavarësisht ministrave që përfaqësojnë parti të ndryshme politike bazohet në respektimin e kritereve kushtetuese të qeverisjes”, shkruan ai.

Ajo që më bën përshtypje rëndë në këto ditë që po përjetojmë fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme politike të 2017 është fakti se mbaroi një epokë apo një praktikë e fushatëbërjeve të tilla të ngjashme dhe ka ardhur përfundimisht një epokë e re, ku programet, kriticizmi, premtimet janë shndruar në një përleshje propagandash. Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë propagandë. Asnjëherë nuk ka qenë kaq kokturbulluese, kaq e papërmbajtur dhe kaq e paturpshme propaganda dhe lufta midis partive të cilat nga statusi sinkretik i bashkëqeverisjes shpallin se janë armike për vdekje të njëra-tjetrës.

 Kujtoni fushatën elektorale të vitit 2013.

Unë kam qenë tepër aktiv me shkrimet e mia në gazetën Dita në 2013. Rama dukej se e kishte një kauzë: të shembte përfundimisht regjimin berishian.

Qenë kohët më të vrullshme të PS-së. Dhe dihet historia e 1 milion votave kundër Sali Berishës i cili sot me qetësinë më të madhe dhe gati me një dhunti filozofike e miraton dhe nuk e kundërshton fare marrëveshjen e 19 majit.

A ka të drejtë PS të kërkojë 71 vota? Po ka të drejtë! Po në 2013-ën PS nuk e arriti numrin e 71 votave. Në 2013-ën PS mundi të krijojë qeverisjen vetëm në koalicion me LSI-në. A duhet harruar kjo gjë? Po dhe nëse harrohet kujt i hyn në punë se një e vërtetë e tillë edhe mund të harrohet? Në 2013 PS kish një motivim kombëtar të politikës, pra kish një shpresë të ndryshimit. Në 2017 PS ëndërron, madje pa asnjë lloj krenarie sfiduese Rama lutet për numrin 71 por pa bërë llogaritë e pashmangshme”, vijon ai.

32 komente në “Moikom Zeqo: Numri 71 është bërë makthi i Ramës, po bën fushatë mediokre dhe flet si shofer”

  1. razo says:

    O Zeqo eshte figurative fjala shofer nuk po krahason zanatet… Ky eshte term qe perdoret gjeresisht nga gjithe politikanet ne mbare Evropen dhe ne Amerike. Jo te gjitha qeverite e Evropen bazohen ne kualicione, ka shume parti ne Evrope qe qeverisin ne minorance qe do te thote partia me e madhe qeverise vendin por nuk e ka shumicen absolute. Edhe ne gjermani Merkel po lobon fort qe te qeverise e vetme dhe ne zgjedhjet e fundit lokale shifrat treguan qe mundet. Pra, eshte populli qe vendos nese partit do qeverisin ne kualiacion apo vetem jo partit dhe kryetaret e tyre.

    Megjithate, je nga te vetmit qe lexohesh edhe pse dikush nuk mund te jete dakord me ato qe shpreh. Fundja, edhe Rames i ben mire nje kritike konstruktive.

  2. astrit says:

    O Mojkom. E sheh veten qe je bere si plaku Mere?

  3. astrit says:

    O Mojkom. E sheh vete qe je bere si plaku Mere?

  4. Xinxifile xinxifuqe says:

    Shpreh keqardhje per ju z. Moikom. Keqardhja se nuk keni arritur te kuptoni qe ata te tre, por qe ne te vertete jane 5, jane bashkuar dhe po “qeverisin”/çvatin gjithçka nga te mirat materiale qe jane krijuar dhe krijohen ne kete vend. Jane pese njeres, por kane dhe satelitet e gjoja partive te vogla, qe kane kafshuar dhe kafshojne si egersirat te djeshmen, te sotmen dhe te ardhmen e vendit. Roli dhe fuqia intelektuale nuk duhet te mjafttohet duke bere shkrime artikujsh, qe edhe ndofta nuk lexohen masivisht. Ju duhet te kuptoni se “peseshja” eshte e bashkuar me shume se kurre, per te ruajtur ato ç’fare kane kafshuar dhe po kafshojne. Z. Moikom, nuk mjafton te jesh intelektual qe di t lexoje, hulumtoje dhe te shkruaje, bile dhe fort mire e bukur, situata e stome kerkon shume me shume se kaq. “Peseshja” e di kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe, por zullumet e tyre i kane verbuar dhe po ngrahin militantet per te ruajtur dhe zgjatur perimetrin e litarit qe po verdalloset drejt boshtit te drejtesise, te cilen po perpiqen te huajt per t’ja dhuruar ketij populli te etur per demokraci, por qe pjellat e keqia te po ketij populli po ja zgjasin dhe zgjasin nder vite. Moikom, juve dhe plot te tjere si ju, Xhufi, Qosja, F.Klosi,etj., qe ju degjohet zeri, jo brenda vendit, por me rendesi eshte degjesa jashte vendit, merrni ne dore situaten duke ja bere te njohura institucioneve nderkombetare se “pendepodhi” ne Shqiperi po rrezikon pavaresine e vendit duke rendur drejt uzurpimit te gjithçkaje, deri tek edhe konfliktet nderetnike. Lerini keqardhjet me artikuj, sepse shkrimet tuaja, te intelektualeve si ju si dhe komentet tona, nuk u prishin pune “te peseve”, perkundrazi, ata ndjehen rehat, sepse thone: “Derdellisni ju, sa te doni, shkrimet tuaja na bejne mire neve, ju nuk e dini se kush jemi ne….”. Kushedi ndofta e lexoni kete koment zoti Moikom dhe ata te tjeret si ju. Xinxifiqe Xinxifuqe

  5. timo says:

    Moikom, më vjen keq që ky shkrim është shumë nën nivelin e letërsisë dhe njourive të tua. Mjaft i sforcuar. Uroj që herë tjetër të mos ngutesh për të shprehur opinionet e tua.

  6. artan says:

    profesor ai flet si njeri i kohes, mendjehapur, sportiv, objetiv dhe pa komplekse dhe nuk mund te flase me popull te cdo lloj shtrese se shkencetar. rri rehat profesor se kane ndryshuar shume kohet. nuk mund te besh krahasime te tilla. shendet profesor

  7. Faro says:

    Po mor Mojkom, por jepi pergjigje Braces para se te beje kete analize. Te kujt ishin “frenat” qe frenuan perfundimin e autostrades Tr-Elbasan, mgjse fondet shtese jane dhene prej kohesh, sic thote Bracja

  8. corape kuqi says:

    Po cti desh more moukom ctu desh. Hajde degjoi keta qente e terbuar. Leto halete e ministrive. Do te akuzojne se kundermon ere sepse komentet i bejne nga halete e ministrive. Do te akuzojne per armik, kominist te pandreqshem. Do te fyejne grua e femije. Keta bathoristet e tiranes re jane 100 here me te rrezikshem se maloket bathoriste te saliut. Se ata te saliut te rrifnin kurse keta jane me kompjutra e te rrahin me fjale edhe katragjyshin e vdekur. Keta jane kellira e komvit. Hajduteria. Ata qe cjedhin me koncesione. Qembysin cdo ze demokratik e te drejte. Sa keq me vjen sot per ty prof i nderiar. E lexove ci ben profesorit madj qoses. Po asaj shkrimtares simpatike?? I kujtuan dhe hunden. Po andi bushatit??
    Ah profesor. Sot do te kryqezojne si krishtin

    1. Fredi FR says:

      Nje proofesor qe puth bythen e LSI-se shpetimtares se demokracise,ne fakt nuk eshte per tu share por per tu qare.

  9. kozmo says:

    PAMJA E MAJKOMIT ESHTE SI SHOFER ,AS E KUPTON POLITIKEN E RAMES . MERRU ME MIRE ME ARKEOLOGJINE .

  10. LORA says:

    Zoti Moikom ,te ben mire te kuptosh se kerkesa qe ben Edi Rama tek elektorati shqiptar eshte plotesisht e perligjur nga puna e tij ne mandatin 2013-2017 dhe mundimet e sizifit qe ai dhe PS-ja vojten nga gjylja e topit lesh-e-list ;kater vjet neper kembe.
    Zoti Moikom ,numri 71 ,e me shume mandate per PS ,do te jete shpetimtar per shqiptaret dhe Shqiperine,,,ne pragun e portes se antaresimit me te drejta te plota ne Eu dhe te reformimit qilizme ne drejtesi.Nese ben sikur nuk e kupton kete ,,,do te thote se je nje nano-kurve e pandreqshme.
    Zoti Moikom,,,,Edi Rama me PS-ne dhe shumicen e cilesuar te shqiptareve kane nje kauze shume me te shenjteruar se shembja e rregjimit berishian,,,,kane kauzen e ndertimit me themel te shtetit shqiptar te se drejtes,qe automatikisht e con ne esfel te gomereve epoken e nano-kurvave dhe monstrave brekedhjera.

    1. jermi says:

      po c’beni keshtu mo djema deri dje i ngritet piedistal moikomit te rrotkarizuar sot e sulmoni?????sidomos lora partizanja…jahahaha lora ka hall se heqin nga puna ne administarte

  11. valentina says:

    O Zeqo jemi ne shqiperi jo ne gjermani, jemi ne mes te hajduteve kacakeve dhe vrasesve,a nuk mjaftuan 27 vite per tu bindur sesa e domosdoshme eshte per tja dhene qeverine nje partie te vetme qe neser te mos dalin me justifikimin se u be pengese kjo apo ajo parti? akoma do vazhdoje shqiperia te ngelet peng i disa partickave dhe i disa shkerdhatave deputete qe zgjedhin deri dhe Presidentin dhe mos flasesh per postet qe kerkojne per te vjedhur dhe plackitur duke bere presion deri atje sa kercenojne se do rrezojne qeverite? pse per te ketille shkerdhaka ka nevoje shqiperia,kesaj katraure duhet me i dhene fund nje ore e me pare.

  12. Shqiptari Ilirise says:

    Kam shume respekt per Ju profesor por me kete shkrim …….nuk me besohet se e keni shkruar Ju.E filloni me pretendime te medha por pastaj mendimi ju shperbehet dhe ne fund kuptojme se mesa duket keni ndonje qefprishje me Ramen.??

  13. dhemeli says:

    Paraja shkrin malet jo …

  14. BB says:

    I nderuar Moikom, te uroj shendet te plote nga zemra, artikullin po e quaj te pa lexuar nga ana ime. Respekte.

  15. xha Jaho says:

    pergezime per mjekren, por mjekra nuk te ben filozof dhe as politolog. te krahasosh Shqiperine e Sali Berishes me Gjermanine e Merkelit, eshte njelloj si te krahasosh tiganin e djegur te qofteve me fastfudet e MacDonalidit. Pa futur ne burg hajdutet dhe grabitesit e cdo pasurie kombetare te ketyre 25 vjeteve, nuk behet dot demokraci si e Evropes ne Shqiper: Miliarderin kopetent te sudes dhe vrasesin e bulevardit Berisha, trafikantin e droges Fatmir Gerdecin, Lulin e Detit dhe rruges se kombit, Like florirn e bllokut te gjobave dhe GjionGjon gjyqataret. Lista eshte shume e gjate…

  16. Niko says:

    O Lora te kam Lexuar dhe her te tjera por nuk arrij te kuptoj si ka mundesi qe ne 2017 ka njerez si ti akoma ti je shum me keq se grate e frontit te lagjes dikur bobo sa gjynof je

  17. Nafija. Po ajo e dybekut ama. says:

    Lora. Te shtrengojne pak tangat sot se ska mundesi qe te mori diarreja shalet????
    Hahahaaaaaa

  18. Nafija. Po ajo e dybekut ama. says:

    Lora dhe valentina.
    Degjoni se per te miren e juve e kam. Kur te shkoni ne halete e ministrise mbyllni deren se qelbni koridorin. Dhe kur ti ulni tangat per te bere shurren, vini nje picete siper shaleve se invektoni kompjuterat dhe merrni virus. Pastaj virusi perhapet nga kompjuteri juaj tek i yni. Ctaksirat kemi ne te marim virus nga ju. Dhe degjo, lani duart kur te mbaroni moj korba se do infektoni tere shqiperine. Edhe shefit tundjani dybekun qe ta zere gjumi ndonje ore ne zyre se gjynah, lodhet i shkreti kapune te veshtire te merret me ju.
    Si ju keshillon xhaxhi. He zemra

    1. Shqiptari i ILIRISE. says:

      O Nafije dhe ti Niko.
      Gjynaf jeni ju mor mjerane te gjore.Dhe kjo duket qe nga fjalori qe perdorni.
      Sa per LORA-n,eshte nje mendje exelente.Ate qe thote LORA ne dy rreshta ju nuk arrini ta thoni sikur te shkruani e te flisni gjithe jeten.Por ju nuk mund ta kuptoni dot kete sepse trurin e keni sa nje koker gruri.Dhe jeni te lumtur me injorancen dhe mizerjen qe gjalloni.
      Kurse une do isha i lumtur qe te kisha ne rrethin tim dhe nje mendje te tille si e kesaj zonjes me nick-name LORA.
      LORA ju pershendes.

  19. Tonini says:

    Ti je njeri i madh i letrave dhe shkences ne Shqiperi,ti je i madh deri ne vete sakrifikim,ti ke jetuar dhe jeton ne Shqiperi,ti e njeh shume mire gjendjen,ti e di kush ka qeverisur dhe qeveris ne Shqiperi dhe si kane qeverisur,po ka mundesi se dhe ti je i prekur si shume te tjere,nga sindromi i qefembetjes per interes ne marredhenje me Ramen.Une qe po te pergjigjem,jam i majte per shume arsye,po nuk kam qene as njehere antar i asnje partie,e kam ca moshe,po ne keto 26 vjet,une nuk kam pare nje model qeverisje me te mire se E.Rama,po si une dhe shume shqiptare te tjere do te votojme per kete person deri sa te me mbushet mendja qe ka dale nje me i mire se ky.Mbec me shendet dhe ishalla nuk dalim te zhgenjyer as une ,as ti.

  20. adnan kondakci says:

    I dashur Moikom, je lodhur shume, ke nevoje per pushim, te lutem shlodhu…

  21. Shqiptari nga Kosova says:

    O zoti Zeço , te kam menduar burre me mend, ( mbase per letersi apo erkeologji duhet te ta heqim kapelen), per politike s’paske haber . E degjoj kryeministrin e nderuar qe ben nje fushate exelente, pa bertima, pa çjerrje zeri, por çfar me ben pershtypje nga fushata e tij eshte qe i prek problemet mu ne thelb. Nje shtet demokratik dhe ligjor ndertohet tamam siç thot kryeministri. Po si eshte e mundur qe te shkojme ne zgjedhje per te zene pozita qe nga ai qe ka fshesen ne dore e deri te kryeministri ..? Kjo praktike e militantizmit per te kapur postet te marr fund tamam siç thot kryeministri..! Prandaj per te arritur kete stad , Edi Rames i duhet “autobusi me nje shofer”..! Dhe kete nuk e paske kuptu o i nderuari Moilkom Zeqo..!
    Zoti kryeminister je ne rrugen e duhur , ke mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve. Nje mbeshtetje morale edhe nga Kosova.
    Urime e suksese..!

  22. Don says:

    Po ti bythzi per ke ben fushate???……….

  23. Tarrasi says:

    Moj Nafija e Dybekut mos u merr me te tjerat,me fjale qe nuk i takojne nje ” burri Kurve” si puna jote dhe meqe e pranon vete se je “Nafija .Ajo e dybekut ama” mbaje ne bythe tundesin ,tunde larte e poshte dhe masturbohu me gjithe pislleqet qe nxjerr nga bythgoja.Turp te kesh goxha burre…

  24. zi says:

    Ne nje vend si i yni pa instuticione dhe kulture demokratike,
    mund te jete e nevojshme per pak kohe dominimi i njeshit.
    panvarsisht se nuk njehesohem me keto lloj qeverisjesh.
    Te shpresojme qe te thenat dhe deshirat qe shpreh te jene dhe qellimi i tij.

  25. Like floriri for President says:

    Ca te them une ty tani?! Me harxhove kohen o profesor, kisha lexuar Fevzo haxhiun me mire. Pffuuuuu eshte koha per tarator.

  26. Abc says:

    Me befasove! Dini ju ndonje parti te vogel qe ka marre “pjesen e vet” dhe ju ka sherbyer shqiptareve?. Jane tamam cakenj. Jane sjelle si banda qe ne vend te forces se armeve, kane perdorur pushtetin. Kane marre gjithcka kane patur ne dore, kane zevendesuar edhe sanitaret, kane zevendesuar meriten me voten, ju kane vene kusht deri “sherbime speciale”
    Dhe ju tregoni Europen!
    Italia ka vendosur Premio di maggioranza, per te mos hyre ne kompromise.
    Dy parti dalin dhe teprojne.

  27. shaqo says:

    Me gjithe respektin, por edhe ti nuk e paske kuptuar fushaten e Rames dhe e quan makth numurin 71? Duket qe anon nga LSI dhe nuk e degjon Ramen fare, ne asnje takim me popullin apo ne ndonje TV argumentat per te famshmin nr.71. Degjon vetem Meten qe e surprizoi vendimi i Rames per marrveshje me opoziten. Me duket e tepert te te kujtoj si historian qe je, qe per interesat e Shqiperise, shqiptaret e medhenj kane bere marrveshje, ju kujtoj Kuvendin e Lezhes nga Skenderbeu, Lidhjen e Prizrenit dhe konferencen e Pezes, dhe ju e gjykoni keq. Nuk po jeni ne anen e duhur te historise, per Shqiperine eshte historike pranimi ne BE.
    Keqardhje qe nuk po e zbertheni dot kuptimin e numurit 71.

  28. thana says:

    Nese z. Edi Rama so te luftoje sinqerisht dhe me kembengulje kunder atyre qe e pengojne reformen ne drejtesi, ai do te fitoje edhe me shume se 71 deputete.

  29. Rasputin says:

    Moikom Zeqo filozofi, ish sekretar super aktiv i komitetit te rinise ne Durres. Nje ngjarje nuk mund ta harroj kurre.
    Ishte dite e nxehte vere dhe une kisha ardhur me disa miq te mij durrsake ne plazh. Ishim shtrire ne rere dhe papritur para nesh cfaqet nje grup djemsh te rinj, te cilet veshtronin sa djathtas – majtas. Pas pak vjen nje djalosh i holle pak me i madh ne moshe dhe pyet me ze te larte:
    “He mo, c’beni, pse rrini dhe nuk levizni nga vendi, hajt shperndahuni”. Te gjithe u vune ne levizje dhe filluan te ecin midis cadrave te pushuesve, pervec nje djali teper te shendoshe ,i cili nuk levizi nga vendi.
    “E kisha edhe me ty, c’fare pret, leviz…” i hakerrehet i holli te trashit.
    “Po c’te bej, s’na e var kush” – ishte pergjigja. Ne u themi fike radion, ato qeshin me ne”.
    “Po kush te tha tu thuash gje, rrembejua radion dhe perplase per toke”
    Trashaluqi, te cilit po i kullonin djerset, i fshiu ato me fundin e bluzes dhe u kthye per tu larguar duke murmuritur – “Po ata jane shume, s’kemi cu bejme”…
    Miqte e mi dhe une qe po e ndiqnim kete skene buzeqeshem duke pare njeri – tjetrin. Une pyeta se kush ishte ai tipi qe drejtonte aksionin e rrembimit te radiove ate dite ne plazh, nga ku vinte muzike e huaj. “Moikom Zeqo quhet, eshte sekretar rinie dhe e therrasin Moqe, pasi eshte koqe”
    Dhe sot e kesaj dite ne degjojme akoma pordhet e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje